Kësaj i thonë: Ti biesh samarit e jo…?!

Jakup_krasniqi

             Dr. Jakup Krasniqi

Shkruan  Dr. Jakup Krasniqi

Duke lexuar e dëgjuar të gjitha mediet tona, të krijohet përshtypja se kryeproblemi i Kosovës është njëfarë Jabllanoviqi! Kjo nuk është aspak e vërtetë. Pastaj të krijohet përshtypja se fjala më e rendë është përdorimi i fjalës “egërsirë” nga një egërsirë?! Pyetja duhet të shtrohet: Kush ia krijojë kushtet që Jabllanoviqi t’i përfaqësojë institucionet e Kosovës? Ku është gabuar për të ardhur gjendja deri këtu? Ku është gabuar që bash më 15 janar kryeministri i shtetit të Serbisë pa u distancua nga krimi të vijë në Kosovë? Dhe, në zemër te Kosovës të deklarojë: “Për herë të parë po e ngrisim përmendoren e Mbretit Millutin në Serbi”.

Duke analizuar fjalën e Vuciqit, fjala egërsirë nuk është asgjë ndaj porosive të shumta që dha ai. Dëgjoni një “xhevahir” tjetër “paqësor” te Vuçiqit: “Të gjitha problemet duhet të zgjidhen në mënyrë paqësore, por ne kurrë nuk sot të pranojmë që dikush të rrënojë krenarinë serbe”. Kështu disi “paqësore” edhe pse jo “demokratike” ishte edhe gjuha e Millosheviqit. Mbani mend, Millosheviqi në fjalimet e tija edhe mund ta thoshte ndonjë fjalë miradije për “shqiptarët e ndershëm”. Vuçiqi për shqiptarët ishte më cinik se Millosheviqi.

Të nderuar drejtues të medieve, problemi i Kosovës nuk është as te Jabllanoviqi e as te Vuciqi! Problemi i Kosovës është te mënyra sesi ne shqiptarët që 15 vjet i zgjedhim përfaqësuesit tanë, si në zgjedhje të ashtuquajtura të lira, po ashtu edhe nga mënyra si të zgjedhurit i vendosin drejtuesit në institucionet shtetërore, që nga koka deri te bishti. Ju këto gjera i dini fare mirë. Kualitetin e secilit të zgjedhur në akëcilin institucion te shtetit. Problemi është se bisedimet më kryesore (teknike e politike) për Kosovën janë zhvilluar nën barrën e akuzave të padrejta, të shpifura apo te pretenduara te Dik Martit dhe nga individë që s’është dashur të jenë drejtues të bisedimeve, të cilat bisedime u zhvilluan me ndërmjetësimin e BE-së në Bruksel.

Problemi kryesor është te miratimi i Marrëveshjeve” më 19 prill në Kuvendin e Kosovës (që ende nuk i dimë përmbajtjen e tyre), nga përfaqësuesit e partive te koalicionit, pra nga më shumë se 80 deputetë. Sigurisht që ajo praktikë e votimit qorrazi do të përsëritet edhe në të ardhmen.

Po ata përfaqësues që dje nuk e dinin se çka po votonin, sot nuk u dëgjohet zëri, bile dhe frikësohen nga zëri protestues, si i ndodhi ministrit te LB-së në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës?! Faji është i yni (i qytetarëve të Kosovës), se një mase politike ju ka humbur ndjesia qytetare dhe kujdesi për t’i mbrojtur të arriturat e fituara me shumë flijime njerëzore! Jo me kot populli ynë thoshte: “Mate shtatë herë dhe preje një herë”! Ne nuk po e masim as edhe një herë. Andaj të këqijat po rrokullisen njëra pas tjetrës!
Te respektuara medie, kot i bini samarit, faji është i kalit!
 kuajt

Shperndaje ne
Updated: 17 Janar, 2015 — 04:22

The Author

JAKUP KRASNIQI

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.