A është kjo Republika e Çamërisë? (VIDEO)

UCC_foto_1

Një ditë para festimit  të 104 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, disa persona të uniformuar kanë ngritur flamurin kombëtar edhe në Hagë të Holandës.

Në një njoftim të postuar në llogarinë në Faceboook e cila mban emrin “Republika e Qamërisë” thuhet se në këtë ceremoni të ngritjes së flamurit kanë marrë pjesë personalitete të pushtetit vendor holandez dhe qytetarë çamë të diasporës, transmeton Klan Kosova.

E  për personat e uniformuar  që shfaqen në videon e bashkëngjitur në njoftim e që po përkujdesen për ngritjen e flamurit po thuhet  se janë “Garda e Nderit” e cila nën komandën e komandant Katanës edhe bëjnë një parakalim në këtë ceremoni

Gjithashtu  në video paraqitet edhe Festim Lato që po thuhet të jetë “Kryeministri i Republikës së Qamërisë”

Në fund të muajit të shkuar një grup i quajtur “Këshilli gjithëpërfshirës i popullit çam dhe arvanitas në Hagë të Holandës” ka shpallur Pavarësinë e Qamërisë po në Holandë.

Kjo inciativë kishte gjetur përkrahjen e degës së shoqatës “Çamëria”, në Shqipëri dhe Kosovë.

Ndiqeni më poshtë videon:

Gazeta Blic e dates 30.11.2016 

Shperndaje ne
Updated: 3 Dhjetor, 2016 — 04:58

The Author

Admin

2 Comments

Add a Comment
  1. Urime shteti Çameris 28 nentori

  2. Urime me te Knaqura prej Zemren simer Tash jam më i lutur se kur Edhe Zoteri Lagos i Uroi Sukse sa mete fuqishme se ky esht nje Hero me i Pastru shemo ne Bot qe murin mete fort se Berlin e ka thue vetem KY Bur trim Zemer Madh po jo salle murin Po edhe Historien e Evropes qe Evropa e Manipuloi deshir Tradita Kulturen e Shqiptarve tja Falemenderona nje Populli mete keq ne Evrop Populli Eleno Greke qe Masakruar Kombin Çameve ne Trojet e Veta Para Syve te Evropes ju Lumt Zoteri Lato po edhe Te tjereve Se Shpirtat e te Masakruar ve dhe te Torturuar ve Va kemi Pushkatojn pak Shpirtat Prei nje Race Elene Greke Kriminele vetem Kjo Republika me e Rena bjere Stabilitet ne Evropen e Padret ju Flm

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.