Pse u vetëvra mbreti i Dakisë , Deçebali ?

Në shtrirjen pellazgjike bën pjesë edhe Dakia , me popullin e saj dak. Për ne  Deçebali është pak i njohur ,sepse historia e jonë nuk deshi të zgjerohet më shumë . Ishte Mbreti i Dakisë i cili kishte lindur rreth viteve 60 pasKr (?) . Por rritjen dhe hovin e tij mbretëror e ndërpreu zgjerimi ushtarak dhe okupues i Perandorisë Romake .

 

Që në vitin e parë të mbretërimit të tij, viti 85 pas Kr, Deçebali u ballafaqua me situata të vështira. Roma e kishte organizuar kampanjën e saj kundër Dakisë nën udhëheqjen e Cornelie Fuscusit i cili e kaloi lumin e Danubit dhe hyri deri tek Karpatet dake, por dështoi . Organizimi ushtarak dhe shtetëror i Deçebalit ishte në superlativ .U nënshkrua marrëveshja paqësore në mes Romes dhe Deçebalit të cilat nuk zgjatë më shumë se 12 vjet. Dhe, Roma e dinta çka donte.

 

Viti 101 filloi me një luftë të re kundër dakëve nën drejtimin e  perandorit  Trajan. Me 21 Mars 101 pra Roma e kaloi Danubin duke e mundur  Deçebalin . Prapë marrëveshje , dhe me 103 një luftë e re ,shumë e vrazhdë  e detyroi Deçebalin të dorëzohet .

 

Por krenaria e tij prej Mbreti  nuk e lejoi humbjen dhe dorëzimin, Deçebali u vetëvra !

 

Literatura për nje studim më të thellë;

-Decebal: regele erou al dacilor, Dumitru Tudor, Editura Științifică, 1964

-Decebal: eroul strămoșilor, strămoșul eroilor, Dumitru Almaș, Editura Meridiane,       

-Decebal, Liviu Mărghitan, Editura Militară, 1987 -Decebal, B.. Jordan, Editura Cugetarea, 1938

-Decebal și Traian, Dumitru Tudor, Editura Științifică și Enciclopedică, 1977

-Decebal, regele dacilor, Constantin C. Petolescu, Editura Academiei Române, 1991

Fahri Xharra,07.12.16

 

Shperndaje ne
Updated: 7 Dhjetor, 2016 — 14:14

The Author

Fahri Xharra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.