Iliro-albanizmat në gjuhët sllave , II


Nga libri “Strategjia e shqiptarëvet” të Gjokë Dabaj-t

E përzgjodhi Prof. Zymer Mehani

Rrënjët e një pjese të këtyre patronimeve janë të importuara edhe në shqipen. Kështu që, siç ndodh shumë shpesh në marrëdhëniet ndërgjuhësore, shqipja në ata raste nuk është dhënëse e parë, por është ndërmjetëse. Siç thamë edhe pak parë, Kombi shqiptar këta emra familjesh i ka dhënë me gjithë njerëz. Te toponimet ka dhënë tokën dhe emrat, te patronimet ka dhënë edhe njerëzit, edhe emrat. Njerëz, pasardhësit e të cilëvet, si do të shohim më vonë, kanë bërë kërdinë mbi bashketniasit e vet të dikurshëm.
Sa i përket fjalorit të përgjithshëm, në qarqet shkencorë ka zotëruar dhe zotëron mendimi se gjuhën shqipe e ka përmbytur leksiku sllav, thuajse në të njëjtën masë me leksikun latin, ndërsa roli dhënës i shqipes në gjuhët sllave, thuhet, ka qenë aq modest, sa gati nuk ia vlen as të përmendet. Kjo ka ndodhur nga mosnjohja e historisë. Ose mosdashja për ta njohur historinë. Studiuesit i kanë vështruar shqiptarët në gjendjen që janë sot. Nuk i kanë perceptuar në thellësi të kohëvet. I kanë konceptuar në sinkroni, jo në diakroni. Puna ka ardhur deri atje, sa kur gjendej një tufë fjalësh në rumanishten, të njëjta ose të ngjashme me shqipen, shkencëtarët injorantë habiteshin: Si ka mundur të ndodhë një gjë e tillë?! Ku janë takuar këta 2 popuj?! Dhe as që u shkonte mendja atyre pseudodijetarëve që këta 2 popuj kanë kaluar një jetë të tërë, para “Romës”, gjatë “Romës” dhe pas “Romës”, shekuj pa mbarim, në fqinjësi dhe në përbashkësi. Merret me mend se sa larg mendjes së tyre ishte dhe është mundësia që parashqipja të ketë dhënë farë kontributi psh edhe në gjuhën ruse. Përmirësimin në këtë fushë do të mund ta sillte vetëm një rishikim nga e para i balkanologjisë, i substratit ballkanik, si në raport me etnitë më të vjetra, helenë dhe latinë, ashtu edhe në raport me etnitë që kanë ardhur më vonë në histori, sllavë e të tjerë.
Janë me mijëra njësitë leksikore, të cilat sllavistika dhe albanologjia duhet t’i rishikojnë e rishqyrtojnë, në pikëpamje etimologjike, duke pasur këtë herë në themel të vëmendjes faktin historik shumë të rëndësishëm që iliro-arbërishtja është gjuhë shumë më e vjetër se starosllavishtja kishtare. Ne, sërish të detyruar, për shkak të temës, që t’i lëmë për një rast tjetër shpjegimet më të përimtuar, do të renditim këtu një numër fare të vogël prej atyre fjalëve, të cilat mendojmë se duhet t’I rishqyrtojnë albanologjia dhe sllavistika në të ardhshmen. Si tituj të njësivet kemi vënë fjalët e sllavishtes jugore qendrore, pastaj kemi shënuar hamendjen tonë, nga ç’fjalë e parashqipes mund të ketë shkuar ajo në atë gjuhë, kemi sugjeruar, në mjaft raste, shtrirjen e atyre fjalëve edhe në gjuhën ruse. Është e kuptueshme që, një pjesë lexuesish, të cilët nuk janë të udhëzuar në punë të gjuhësisë, mund t’i kapërcejnë pa I lexuar pasazhe të kësaj natyre. 1.BALEGA, bajgë, nga *balëgë. (Fam.fjal. më se 4 njësi) BARZAST, i bërdhylët, nga *i bardhëzë. BDETI, me ndejtë zgjuar, nga *me bdi (me pritë ditën). BIGAR, stalaktit, çmërs, bigorr, nga *mbi gur. BILJKA, bimë, nga *me mbi. (fam. fjal. më se 7 njësi) BLATO (bllato), 1.baltë, 2.liqen, nga *balëtë. Krs. rus: БОЛОТÓ (ballato). Fam.fj: më se 9 njësi) BLAVOR (bllavor), bullar, nga *bullar. BOS, i zbathur, nga *bath [(z)bath, (m)bath]. Krs. rus: БОСÓЙ (basoj). Fam.fj: më se 10 njësi) BRAV, berr, nga *berr. Fam.fj: më se 9 njësi) 10.BREG, breg, nga *mb(ë) reg. Krs. rus: БÉРЕГ (bjerjeg). Fam.fj: më se 15 njësi) BREME, barrë, nga *e barme. Krs. rus: БРÉМЯ (brjemja). Fam.fj: më se 15 njësi) BREZA, mështekën, nga *bardhëzë. Krs. rus: БЕРËЗA(bjerjoza). Fam.fj: më se 9 njësi)BRIGA, brengë, nga *me bre. Fam.fj: më se 17 njësi)BUJATI, me u hazdisë, me u fry, nga *mb(ë) ujë. Krs. rus:БУЙНЫЙ (bujnëj). Fam.fj: më se 16 njësi)BUJOL (bujoll), kovë e vogël druri, nga *mb(ë) ujëlë.BUJON, lëng mishi, nga *mb(ë) ujënë.BUNAR, pus, bunar, nga *me bunue. Fam.fj: më shumë se 3 njësi)BUS, plis dheu, bucë, nga *butësë. Fam.fj: më se 13 njësi)CILJ, cak, qëllim, nga *me qëllue. Krs. rus: ЦЕЛЬ (cel).Fam.fj: më se 4 njësi).20.DIM, tym, nga *tym. Krs. rus: ДЫM (dëim). Fam.fj: më se 29 njësi)DINAR, monedhë (e njohur jo vetëm te sllavët), nga *dhi,njësi shumë e hershme shkëmbimi. Fjalë e përhapur në shumë popuj. Fam.fj: më se 3 njësi) DLETO, daltë, nga *dalëtë. DRHTATI, me u dridhë, nga *dridh(ëh). Krs. rus: ДРОЖAТЬ (drozhat). Fam.fj: më se 10 njësi) DRUGA, drugëz, nga *dru. DRVO, dru, nga *dru. Krs. rus: ДEРEВO (djerjevo). Fam. fj: më se 58 njësi). Është një shembull se si, gjuhët, pasi të kenë huazuar qoftë edhe një fjalë të vetme, mund të pasurohen pafundësisht me mjetet e vet. Kështu ndodh edhe me tokën: Të merr ai tjetri një pëllëmbë vend dhe ndërton aty për vete një qytet. Por ka një dallim: Kur tjetri të ka marrë tokën, i dëmtuari je ti, kurse kur të ka marrë fjalën, je ti ai që ndjehesh mirë. Ndjehesh mirë, sepse janë të parët e tu… je ti ai që u ke dhënë kulturë të tjerëvet. FRULA, fyell, nga *me fry. FRULAŠ (frullash). FRUS, fruth, nga *fruth. GRABITI, me grabitë, me rrëmbye, nga *(kë)rrab(ë), (kjo nga *me rrëmbye). Krs. rus: ГРAБИTЬ (grabit). (Fam.fj:më se 33 njësi). GRAD, qytet, nga *gardh. Krs. rus: ГOРOД (gorod), por edhe OПOЛOT (apallot), kështjellë, nga ПЛOT, gardh. Fam.fj: më se 68 njësi) 30.GRANICA, kufi, nga *guranëzë. Krs. rus: ГPAНЬ (granj), cak, kufi, nga *guranë. Fam.fj: mëse 21 njësi) GREJATI, me ngrohë, nga *me ngrohë (e kundëra: me ngri). Krs. rus: ГPETЬ (grjet). Fam.fj: më se 19 njësi) GREPŠA (grepsha), dantellë, nga *grep. GRINTAV, që grindet, nga *me u grindë (*me gri). Fam. fj: GRINTATI, GRINTAVAC, rimarrë prej nesh me formën grindavec.
GRINUTI, me u vërsulë, me u hedhë, nga *me u ngritë.GRINJA, tenjë, mole, nga *me gri. (Fam.fj: më se 27 njësi) GRKLJAN (gërklan), laring, nga *grykël. Fam.fj: GRKLJANI (gërklani), GRKLJANSKI (gërklanski). GRLO (gërllo), fyt, nga *ang (*angërlë). Krs. rus ГOPЛO (gorllo). Fam.fj: më se 28 njësi) GROB, varr, nga *gropë. Krs. rus: ГPOБ (grob). Fam.fj: më se 19 njësi). ГOPCTЬ (gorst), grusht, nga *gurëstë. 40.HALABUKA (hallabuka), zallamahi, nga *hallabyk! (Nëpër të folme krahinore të shqipes njihet fjala-pasthirrmë: Hallabyk!) Fam.fj: HALABUČITI (hallabuçiti), TARLABUKA (tarllabuka), TALABUKA (tallabuka). HLEB, bukë, nga *elbëh. Krs.rus: ХЛEБ (hljeb). Fam.fj: më se 13 njësi)HRANA, ushqim, nga *me hanger (*e hangërnë). Krs. rus:ХPAHИTЬ (hranjit). Fam.fj: më se 33 njësi).HUNJAVICA, rrufë, nga *hundë. Fam.fj: më se 4 njësi).HVALA (hvalla), falemnderit, nga *lauh – *hual- *fal.
Krs. rus: ХBAЛÁ (hvalla). Fam.fj: më se 30 njësi).ЯKOPЬ (jakor), spirancë, nga *hekur.KACA, tinar, fuçi, nga *kadëzë. Krs. rus: KAДKA (kadka).KAJATI SE, me u pendue, nga *me kajtë (mund të jetë forma dialektore e njohur e trevavet veriore). Krs. rus:KAЯTЬCЯ (kajatsa). Fam.fj: më se 15 njësi).KALJAC, dhëmb syri (te kali), nga *kalë.KATUN, tëbanë, nga *katund (*kë-të-end).50.KAZATI, me kallëzue, nga *kalli (*kallëzë). Krs. rus:ПOKAЗATЬ (pakazat). Fam.fj: më se 65 njësi).KIŠA, shi, nga *kë-shi. Fam.fj: më se 14 njësi).KLAS (kllas), kalli, nga *kallës. Krs. rus: KOЛOC (kollas).Fam.fj: më se 13 njësi)KLET, me mallkue, *me kla (ndoshta dikur *me këlye).
Krs. rus: KЛЯACTЬ (kljast). Fam.fj: më se 25 njësi).KLJUN, sqep, nga *kël-hundë. Krs. rus: KЛЮB (kljuv).Fam.fj: më se 21 njësi)KLJUSE, gërdallë (kalë), nga *kalë-së. Krs. rus: KЛЯЧA (kljaça) Fam.fj: KLJUSAD, KLJUSINA.KOKULICA, e qethur e rrumbullakët në majë të kokës (te priftërinjtë), nga *kokë-ulë ose *kokë-(ë)l(ë)-zë.KOLENO, gju, nga *gëlun. Krs. rus: KOЛEHO (kaljeno).Fam.fj: më se 7 njësi).KORAK, hap, nga *k(ë)rah-kë. Fam.fj: më se 13 njësi).KOREN, rrënjë, nga *kë-rra-një. Krs. rus: KOPEHЬ (korjenj). Fam.fj: më se 17 njësi).
60.KOSA, kosë, mjet korrës, nga *korrësë. Krs. rus: KOCA (kasa). Fam.fj: më se 24 njësi). KOŠUTA (koshuta), drenushë, sutë, nga *kë-sutë. Fam.fj: më se 5 njësi). KRAJ, skaj, mbarim, nga *krah. Krs. rus: KPAЙ (kraj). Fam.fj: më se 37 njësi. Midis tyre edhe emri i një shteti.)

KRASTA, dregëz, nga *me krue (*kruestë). Fam.fj: më se 11 njësi). KRESTA, lafshë, nga *krye (*kryestë). KREŠTATI (kreshtati), me bërtitë (sa ke në kokë), me krrokatë, nga *krye (*kryestë), nëse s’është onomatope. Krs: KREŠTALICA (kreshtalica), grifshë. KRILO (krillo), krah (shpendi), nga *krah [*krih-(ë)lë] Krs. rus: KPЫЛO (krëllo). Fam.fj: më se 17 njësi). KRINKA, maskë koke, nga *krye [*kry(e)n-kë]. KRUH, bukë, nga *grunë [*gru(në)h]. Fam.fj: më se 4 njësi). KRULENJE, gurgullim, nga *krue, burim. KRULITI, me
gurgullue (*me krulue). 70.KUKOLJ, bimë që i ka farëzat të kokëluara, të mbledhura në një guaskëz, nga *kokë-l(ë). KUKURUZ, misër, nga *kokërrzë. Krs. rus: KУKУPУЗA (kukuruza). Fam.fj: më se 10 njësi). LJAGA, njollë (e pistë), nga *me lagë. LAKAT (llakat), bërryl, nga *(i) lakëtë, i kthyeshëm. Krs. rus: ЛOKOTЬ (llokot). Fam.fj: më se 11 njësi). LJIGAV, i jargët, nga *lye-gë. Fam.fj: LJIGAVAC, LJIGAVOST. LIZATI, me lëpi, nga *me lye-zë. Krs.rus: ЛИЗATЬ (ljizat). Fam.fj: më se 33 njësi) LUG (llug), korie, pyll i vogël, nga *me ulë [*ul(ë)-g(ë)], me metatezë. Krs. rus: ЛУГ (llug). Fam.fj: më se 6 njësi). MAGARAC, gomar, nga *(ë)më-gar. Fam.fj: më se 11 njësi). MAGLA (maglla), mjegull, nga *m(ë)-ag-ëlë. Fam.fj: më se 15 njësi).
MLEČANIN (mleçanin), venedikas, nga *(ë)m(ë)-let (Krs. arbërisht: lëti, për latin). Forma të tjera në sllavishtet: MLECI, venedikasit, U MLECIMA, ndër venedikas, MLETAČKI (mletaçki), i Venedikut. 80.MLEKO, qumësht, tâmël, nga *(a)m-ël-kë. Krs. rus: MOЛOKO (mallako). Fam.fj: më se 16 njësi). MRAK, errësirë, nga *me u errë [*(ë)m(ë)-err(ë)-k(ë)]. Krs. rus: MPAЧHЫЙ (mraçnëj). Fam.fj: më se 16 njësi). MRAZ, ngricë, nga *mardhëzë. Krs.rus: MOPOЗ (maroz). Fam.fj: më se 30 njësi). NEDELJA, e dielë, javë, nga *diell [*n(ë) e diele]. Krs. rus: HEДEЛЯ (njedjelja). Fam.fj: më se 9 njësi). ODRIPAN, zhelan, me rroba rripa-rripa, nga *rrip, *I rjepur, i bërë rripa-rripa. ORAH, arrë, nga *arrëh. Krs. rus: OPEХ (arjeh). Fam.fj: më se 10 njësi).
OŠURITI (oshuriti), me përvëlue, nga *zhur, shkrumb.POŠURITI (poshuriti). OTAC, atë, nga *atë [*at(ë)-s(ë)] gjegjësisht [*at(ë)- ac,*at-(j)ec]. Krs. rus: OTEЦ (atjec). Fam.fj: më se 9 njësi). PEĆI (peqi), me pjekë, nga *me pjekë. Krs. rus: ПEЧЬ (pjeç). Fam.fj: më se 40 njësi). PELENA, shpargën, nga *pjellënë. Krs. rus: ПEЛEHA (pjeljena). Fam.fj: më se 6 njësi). 90.PIRITI, me fry në zjarr, me fry era, nga *pir, rrënja e emrit pirust, etnonjësi ilire shumë e njohur. Fam.fj: më se 12 njësi). PITATI, me pyetë, nga *me pyetë. Fam.fj: më se 33 njësi). PITI, me pi, nga *me pi. Krs. rus: ПИTЬ (pjit). Fam.fj: më se 46 njësi). PIZMA, urrejtje, mëri, nga *pezëm. Fam.fj: më se 4 njësi). PLANINA (pllanina), mal, nga *pyllënë. Fam.fj: më se 11 njësi). Po e ngarkojmë kështu lexuesin me një lëndë përshtypjerisht të panevojshme. Por vetëm përshtypjerisht, sepse thelbërisht, në një libër si ky, të këtilla përkujtesa janë më se të kërkueshme. Do të shohim më poshtë që janë madje më se të domosdoshme. I ke dhënë tjetrit, në këtë rast popullit fqinj verior, bashkë me token e bukës, edhe emrin e bukës, i ke dhënë emrin e qytetit, i ke dhënë emrin e fushës, e ka marrë prej teje mënyrën si punohet toka, ka mësuar prej teje si ndërtohen kështjellat, fortesat (me gardh e me gur), ka mësuar prej teje ritet për t’iu lutur Zotit. Duke pëfituar nga pastrategjia jote, ta ka marrë Singidunin (Beogradin), ta ka marrë Naissusin (Nishin). Tash kërkon edhe Mitrovicën, Deçanin, Brezovicën, madje edhe Durrësin!

Vazhdon pjesa III-të 

Shperndaje ne
Updated: 10 Dhjetor, 2016 — 06:41

The Author

GJOKË DABAJ

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.