A EKZISTON KOMBI “GREK” DHE KUSH E KA KRIJUAR KËTË SHTET (VIII)

Tokat tona nën Perandorinë Romake të vitit 526 dhe Evropa;

A EKZISTON KOMBI “GREK”

DHE KUSH E KA KRIJUAR KËTË SHTET

(Pjesa e tetë)

 

Autor: Brahim Ibish AVDYLI

Rënimi nuk kishte të ndalur në Perandorinë Bizantine, deri në përfundimin e saj, me 19 maj 1453, por ne po kthehemi edhe njëherë në shkrimin tim “Epiri, toskëria e vjetër ku flitej shqip”, në të cilin shkruhej:

Një mijë e pesëqind vjet pas Pirro Burrit, Epiri shkëlqeu me pellazgo-iliro-shqiptarin Mihal Ëngjëlli, Komneni, i cili ishte guvernator i Temës së Pelloponezit”[1] dhe sundoi prej vitit 1204 e deri në vitin 1215. Ai “bëri çmos për t`i dhënë kombit të vet një shtet, prandaj shkoi në Nikopojë të shpallë veten e tij Despot të Epirit dhe krijoi Despotatin e Epirit, një shtet i fuqishëm shqiptar, që kishte kryeqytet Artën. Gjatë 1500 vjetëve nuk është dëgjuar askund për Helladën. Kjo është koha kur është shpallur Despotati i Epirit, më 1204 dhe nuk ka pasur <helladë> të vjetër.”[2].

Despotati i Epirit e kanë sunduar despotët e Epirit: Teodori, 1215-1224; Mihali II, 1237-1271; Niqifori, 1271-1296; dhe Thomai 1296-1318. Në kët vit përfundon edhe Despotati i Epirit. Këtë na e dëshmon lista e J.J.Norwich.[3]

Tokat pellazgo-ilire deri në vitin 500 të erës sonë;

Pra, nuk ka qenë prezente “Greqia”, aq më pak me kufinjtë që ka sot dhe aq më tepër se ka qenë gënjeshtër e gënjeshtarëve të “helladës”, të nxitur nga mashtrimet e shkruesve, edhe prej atyre që quhen sot “shkencëtar” nga bota. Në qoftë se duhet të huajt të quajnë këtë shtet si shtet “Grek”, atëherë le të ngjallen e të shohin edhe njëherë si i kanë shkepur nëpër tërë botën gënjeshtrat e veta, që po ua njerrin sytë.

Atëherë do të kenë patur “arësye” gjermanët t`i quajnë “grekët” kështu, sepse ata e kanë patur mundësi të gënjejnë veten me ideologjinë e “hellenëve” e t`a bëjnë “komb”.

Hellenizmi nuk ka qenë kurrë një “komb”, por ideologji, dhe ideologjia është në radhë të parë një ide, e cila e dërgon popullatën e mashtruar në racizëm, në vrasje të mëdha të atyre që ia nxjerrin cuklat pak nga pak mashtrimeve. Dhe, kjo i referohet një gjendjeje abstrakte, jo konkrete, jo objektive, që nuk mund të quhet “komb”.

Ende e pandarë perandoria Romake e Lindjes dhe e Perëndimit me tokat e Epirit brenda saj

“Grekët”, që kanë dalur kështu prej dorësh, kanë mundësi të gënjejnë mija herë e të tradhëtojnë, pasi tradhëtinë e kanë futur në gjak. Dhe, kështu kanë të drejtë edhe gjermanët të tradhëtohen prej tradhëtisë së “grekëve” apo “helenëve”, përderisa ata e tradhëtuan perandorinë Bizantine me topa të mëdhenj, prandaj atëherë ia kanë hapur ketë shteg të këqijave që vinë një nga një, sa të përkahin serbët, serpentët, surbit, sorbit, kashkait, sllavëve, rusëve, bullgarëve, e bullgaro-mekedonëve, që i gënjejnë se ata janë “mekedonët”, e nuk janë ilirët e pellazgo-shqiptarët, etj. etj.

Trojet e Perandorisë Romake së Lindjes apo Bizantit në vitin 527 dhe pas vdekjes së Bazilit më 1025;

Në qoftë se nuk mund të shembej me “topa gjermane” perandoria Bizantine, edhe ashtu do të shembej përdhé nga revolta e mbledhur e popullit iliro-pellazgë apo Yllir, thjesht pellgasëve që flenin pranë shtëpive të ndërtuara pranë pellgjeve, shqiptarëve të sotëm, me Epirin e krijuar që me 1204, me despotatin e saj. Njëqind e sa vite qenë futur nga mbrenda, po këta, që ta shembin atë Perandori, por u bënë më të fortë ata të cilët i suleshin kësaj perandorie Byzantine apo Bizantine, osmanët, e t`a thyejnë me 19 maj 1453. Pikërisht me osmanët dhe ish perandorinë Osmane, të prishur pak nga ajo që ka qenë më parë dhe me themelimin e Republikës së Turqisë, me flamurin tonë ilir, Yllin me Hënë, deri më sot, përmes ëndërash prap për t`a ngjallur, po këtë “perandori”, me fenë islame. Do të ishte shembur përgjithmonë perandoria Byzantine nga llava e zjarrit, brenda tyre, prej ilirëve, yllirëve, pellagaso-shqiptarëve. E tërë bota do të ishte shumë më e pastërt pa fenë islamike sunite e pa ortodoksizmin.

Edicioni i historisë “Der Spiegel-Byzanz (Bizanti)-Perandoria mbi Bosfor”

Po ndalem edhe njëherë në artikullin gazetaresk të Matern Boeselager (ju lexoni: Bëzenlager), sipas të dhënave e thenieve të redaktorit Berthold Seewald, i cili thotë se perandoria Bizantine, e cila e quante veten si “perandori romake e lindjes”, prej themelimit dhe të marrjes së Kostantinopolit nga Turqit (qyeti i quajtur kështu për nderë të Konstastinit të Madh; “polis”, do të thotë “qyteti”, sipas gjuhës pellazgo-fenikase, të cilën autorët dhe perëndimi e quajnë “gjuhë greke”!), më 19 maj 1453, e ka zgjatur përmbi njëmijë vite. Dhe, mbi qindra vite kultura bizantine në të gjitha pikat dhe për gjithçka, është harruar, çka bota perëndimore nuk e kishte para vetes, sepse bota perëndimore nuk e kishte as edhe një shtëpi me tokë të fortë si pallatet e Stambolit, atëherë Kostantinopolit, për ne-Kostantinopojës, që kishte mundësi në atë kohë t`i ndërtonte dhe t`i mbanëte, pra në shekullin e gjashtë, kur është ndarë nga perandoria Romake, sepse në Angli, pas tërheqjes së romakëve, pas treqint vjetëve, e kanë harruar si mund të përdornin rrotovilën apo toçilen e bizantinëve, përderisa e përgadisnin mëndafshim. Pra “grekët” e sotëm nuk janë “grekët” e vjetër.[4]

Në këtë pikë kanë shumë të drejtë. Por duhet ta dinë se përse “grekët” e vjetër e gjetën idenë e tradhëtisë së tyre, që ta quajnë vetveten “hellenë”, derisa bota i quante “grekë” dhe as ata nuk kishin një gjenezë, pos asaj që e thotë Tukididi, në veprën e tij I, pjesa e 3, e nuk e përbëjnë një popull apo një etni; nuk e përbëjnë kështu as edhe një trung etnik dhe kombëtar, por një grup kulturor e një ansambël familjesh,[5] të cilën duhet që ta merrnin parasysh të gjithë shkencëtarët e botës së gjerë dhe të mos i quanin “grekë”, grekët e vjetër, përderisa e kemi veprën e Tukididit. Qytetërimi i lashtë i këtyre vendeve, është ngatërruar për qëllime ekskluzive të politikës së superfuqive dhe forcave që duan të jenë “superfuqi”, madje të Evropës e të Botës.

Shqiponja ka qenë kurdoherë totem për shqiptarët, pa marrë pasysh se ato janë shpërndarë prej feve të ndryshme, paraprakisht romakëve, “grekëve”, bizatinëve, dhe të të tjerëve. Ajo i mbanë përherë dy koka: vetëm kombi iliro-pellazgë dhe shqiptarë di t`i shpjegoje pse i mbanë dy koka. Sepse gegët dhe toskët janë vëllezër të një trupi. Prandaj, në krye të pallatit perandorak që rrënohet nga topat gjermanë duke rënë si perandori, ne e shohim se e ka të vjerrur shqiponjën me dy krerë

Etnonimi “hellada” nuk është natyral, por artificial. Është ngritur sipas bindejeve të atyre që duan të jenë mbi të tjerët, siç reagon një reagues, në vazhdimin e shtatë të këtij shkrimi, te Kastriot Rramollari, Aleksander Vasil, “është gjendje dhe jo popull”, dhe se “helenizmi ka qenë një sistem vlerash shpirtërore”, por e ngatërron “popullin” e “popullatën” me etninë, megjithëse thotë “jo popull” dhe kur “këto vlera ti shndërrojë në popull me etni të caktuar”, sepse janë diametralisht të ndryshme.

Ai i përzien edhe persët, Diriusi i Madh, prej Kadmit, që nuk janë as pellazgë; as iliro-pellazgë dhe as shqiptarë.[6]

Popull, popullatë, etni e komb i kam shpjeguar më parë shumë mirë. Aleksander Vasil i ngatëron këto terme në mënyrë qesharake dhe të pakuptueshme. Por, nuk po futemi ndër këto përzierje qesharake të iluminizmit me helenizmin dhe helenizmin me “Alkiminë e Lartë”, dhe “Alkiminë” me “Titanin Mërkur”.

Hartë e tokave shqiptare në vitin 1444 dhe pas etnocidit të Perandorisë Osmane e Sllavo-Greke;

Të gjithë ata që jetojnë e banojnë në njëren ndarje adminstrative të tokave iliro-pellazge apo pellgase, sipas bindjeve të tyre edhe fetare, në kohën e krijimit të këtij vendi si “shtet”, të krishterimit ortodoksë, “i kanë vetëm të krishterët ortodokse”, siç thotë Sulejman Mato[7], pa e ditur se martirët e krishterimit kanë qënë pikërisht ilirët dhe pellazgo-shqiptarët.[8] Shqiptarët janë edhe sot në tërë botën e mirëfilltë mjaft tolerantë ndaj çështjeve fetare dhe nuk kanë luftuar për fetë, por për atdhé, që është më tëpër se bindjet fetare. Kjo është gjuha dhe gjaku i tyre, jo bindja.

“Helenët” kanë qenë një pakicë familjare dhe kulturore dhe nuk ka pasur gjasa të quhet “komb”. Ata, vazhdojnë të quajnë vetveten kështu. Nuk janë etnitet etnik dhe as identitet i “kombit”, por ideologji, për t’i shkrirë të gjitha etnitë e tjera në “grekë”. Njërëzit që u mobilizuan nëpër shekuj e mileniume nën idelogjinë “heleniste” u quajtën “helenë”, ndërsa filozofia e tyre u quajt “filozofia heleniste”.

Thënë më qartë, nën ideologjinë “helene” u futën të gjitha etnitë e tjera, e për t`a bërë këtë lidhje një “lidhje antike” e njëkohësisht “lidhje moderne” u ngrit një “komb” dhe një shtet artificial prej shqiptarëve të asimiluar, dhe e quajtën nën emrin “Greqi”.

Fjala “helenë” për judët (judejtë), në kohën e rrymës së helenizmit me plotë fise pellazgo-ilire, i kundërvihej fjalës “judë”, siç e ka thënë Pararigopulo, në veprën e tij, vëllimi 2, faqe 14, e cituar prej Sulejman Matos, vepra e cituar, e njëjta faqe. “Ata e njësuan kombin me fenë”– siç thotë Aristidh Kola, në veprën e tij “Avranitasit”, f. 516 (ne, nuk e kemi të qartë se ku është botuar, por e përmendim nga autori i jonë, Sulejman Mato, e njëjta vepër, e njëjta faqe),[9] është një fanatizëm fetar i rrëmbyer i njezëve shpirtvogjël e budallenj të këtij shteti[10].

Nga teoritë klasike etnia e përcakton legalisht krijimin e një shteti dhe jo feja. Gjuha është e dyta. Marrëdhëniet me të njëtën gjuhë brenda territorit të caktuar si “shtet” bëhet nga të gjithë pjesëtarët e kësaj etnie, prej tregëtisë e deri në kulturë.

Ndarja adnistrative e shtetit të krijuar “greqi” nuk bëhet mbi këto tri baza. Etnia që rrjedhë prej fjalës atë-etër dhe kombi që e përfshinë të gjithë këtë etni në një komb, mund t`i ketë një ndarje administave; dy apo më shumë ndarje të tilla; të përblidhet në një shtet, republikë, federatë apo konfederatë. Termi “nation” dhe “nacionalitet”, do t`i ketë më pak kondita të themelimit, që të zëvendësojë një komb.

reagimin e Aleksander Vasil, nobelisti grek për letërsi, Odisea Eliti, thotë se dikur shkruante, duke iu referuar me këtë të gjithë grekëve, “ne e krijuam helenizmin, e shndërruam helenizmin në popull”, Ai thotë se ata janë krijuesit “e helenizmit” dhe këte e kanë shndërruar “në popull”, jo në komb. Aleksander Vasil e merr një gjë abstrakte” dhe e shndërron në “objektive”– e cila kurrën e kurrës nuk bëhet me shkencë. Por, ai e bënë këte “me ndihmën e fuqive të mëdha”. Nuk e vranë mendjen se në këto “fuqi” ka qenë Rusia, Anglia dhe Franca. Aq më tepër me “alkimi”, prej të “abstrates”-helenizmit- si ide e kthyen në objektive, pra në popull hellen/helenë, që të tjerët u thonë “grekë”, por jo etni, jo nacion dhe komb, por e quajtën “si shtet”, 1921-1927-1929, kur është themeluar “Greqia/Hellena“, “Ellinikí Dimokratía”.

Grekët janë gjeneruar dhe rigjeneruar me shqiptarët, ku edhe sot janë në më shumë se gjysma e popullit me origjinë shqiptare. Grekët e sotëm janë miks prej dhjetëra rracash, të cilat, kisha ortodokse i futi në mikser edhe nxorri prej andej një produkt të cilën e emëroi si “grek ortodoks”.[11] Feja luan më rol se kombi. Thirren në fe, se sa në prejardhjen e tyre kombëtare.

“Helenizmi nuk është një entitet etnik dhe as identitet kombëtar, por është ideologji për t’i shkrirë të gjitha etnitë tjera në grekë, dhe prandaj njerëzit e tillë u quajtën helenë, ndërsa filozofia: heleniste. Nuk ka asnjë hartë antike, por edhe as mesjetare, që mund të tregojë emrin Greqi, dhe në shek. XVII-XIX u përdorën termat Greqia antike dhe moderne. Prandaj, thënë qartë, nën petkun e ideologjisë helene (për të bërë këtë lidhje antike-moderne) u ngrit një komb dhe shtet artificial (prej shqiptarëve të asimiluar etj.) me emrin e quajtur Greqi”-thotë Sheradin Berisha, në faqen e tij.[12]

“Sterea Ellada” apo Greqia Qëndrore, e marrur me lejen e Altin Kocaqit nga Gazeta InfoPress; Hartë e tokave shqiptare në vitin 1444 dhe pas etnocidit të Perandorisë Osmane e Sllavo-Greke;

Në të vërtetë, për faktet historike, shkruan mjaft qartë shkencëtarja Elena Kocaqi, në veprën e saj. Ajo, ndër të tjera thotë se “Faktet historike që shqyrtuam më sipër, na tregojnë se nuk ishin shqiptarë vetëm grekët e mesjetës, por edhe ata të antikitetit, e kishin origjinën e tyre nga Iliria. Në hartat e mesjetës nuk përmendet kurrë ndonjë nocion gjeografiko-etnik me emrin grek, ndërsa Shqipëria ndodhet në të gjitha hartat… Faktet historike tregojnë se helenët e kanë origjinën nga stërgjyshërit e shqiptarëve…”.[13] Kjo e vërteton pikërisht të vërtetën e hidhur se i tërë territori që sot quhet “Greqi”, në kohërat e hershme, kanë banuar. Historikisht është edhe sot ai një territor ku kanë shkuar të banojnë shqiptarët.[14]

Arvanitët e quanin Greqinë e mesjetës Arbëri dhe këte na dëshmojnë shumë fakte historike. Në veprën e përmendur të Elena Kocaqit thuhet, ndër të tjera, se “ata vetëshpallen arvanitas, duke e përdorur kështu termin me të cilin grekët i quajnë shqiptarët,  dhe “mesa duket, arësyeja e kësaj zgjedhje s`ishte etnike, por fetare.[15]

Greqia ishte shpallur si një shtet homogjen dhe etnik. Edhe këtë nuk e lejonin të gjitha normat kombëtare dhe kështu bënte çmos në “zhdukjen e etnive të tjera” që ekzistonin brenda kufijve të saj, dhe më gjërë, sepse të gjithë ishin ortodoksë dhe midis tyre kishte pak të besimit tjetër islamik.[16] Në të vërtetë, nuk ka pasur aspak komb “grek”, por “shteti” i tyre ka qenë produkt i fuqive të mëdha e armikut tonë të madh Rusisë, me të tjerë, prijetarë me Kishën Ortodokse të tyre, që në shek. XIX.[17] Nuk ka arësye tjetër pse ajo i prinë rusëve e sllavëve tjerë ortodoks, së pari Serbisë e Malit të Zi, por edhe sllavo-makedonëve apo bullgaro-makedonëve dhe bullgarëve, sa i përket politikës së tyre raciste prej racizmit të okupatorëve, për t`a rrudhur e shpopulluar nga rajonet e veta historike të banuara me iliro-shqiptarë, por edhe për t`a bërë “të panjohur” nga ate me emrat e gjuhës krejt tjetër të vendeve; që vie nga ky territor i okupuar dhe i mbajtur me dhunë të hapur nga luftërat e bëra kryeput nga Bullgaria, Rusia, Serbia dhe Greqia, pra nga koha e ringjalles së ortodoksisë së Rusisë. Armiqësia të cilën e ndjenjë shumë ortodoksë ndaj papatit dhe Romës, vie sepse iliria e kishte tërë Gadishullin Ilirik, Evropën e Turqinë, të vetën.

Koncepti “helen” duhet të shkoqitet mirë. Ne po e marrim prapë Elena Kocaqin. Në veprën e cituar, thotë se “helen është një person që ndanë idealet e kulturës antike të epokës klasike. Termi helen përdoret për të gjithë ata që e refuzojnë etninë e tyre dhe e marrin atë false helene… Grekërit modernë kanë braktisur realitetitin dhe jetojnë në botën ideale. Helenizmi nuk ka lidhje me etninë, por me një ideal, me një imazh perfekt… Kjo është ideologjia e parë që ka krijuar një komb në historinë botërare”… Kemi një “komb” me filosofi idealiste. “Të mos dish t`i vlerësosh vlerat e vetes, është mëkat po aq i madh sa edhe ta mbivlerësosh veten…”.[18]

Këtu na lidhen katër mendime të botës shkencore. Ato shihen edhe te Sheradin Berisha, në pjesën e dhënë, por direkt prej veprës së cituar të Elena Kocaqit:

Misha Glenny, në „The Balkans, Nacionalism, War and the great powers“, faqe 26” shkruan: <Vite më përpara, koncepti i shtetit grek (i cili ishte produkt i politikës së fuqive të mëdha) nuk ka ekzistuar kurrë. Grekët nuk e dinin cilët ishin>”.[19]

“Madje, sipas antropologut Roger Just, shumë nga <grekët> e shekullit XIX që sapo kishin fituar pavarësinë nga Turqia, jo vetëm që nuk e quanin veten helen ( ata e mësuan këtë titull nga fanariotët – thotë Sheradin Berisha), por as që flisnin greqisht, por flisnin në gjuhën shqipe, vllahe dhe sllave.”[20]

“Studiuesi Vamik Volkan, në “Blood Lines form Ethnikc Pride to Ethnic Terorism“ (f.121-122) thotë, se: <britanikët, francezët dhe rusët kërkonin që identiteti i grekëve modernë të ishte helen, që t’i përgjigjej nostalgjisë evropiane për restaurimin e qytetërimit para krishterë helen>”.[21]

“Ndërkaq, William St.Clair në studimin „That Greece Might Still Be Free“ shkruan se <grekët modernë kishin një mundësi që të zbulonin se cilët ishin dhe të vendosnin se si do ta quanin veten dhe vendin e tyre. Bota e jashtme( fuqitë e mëdha – Sh.B) kishte vendosur për ta. Ata do të quheshin grekë dhe vendi i tyre – Greqi>“.[22]

Rrënimi i mureve të Kostantinopojës nga Mehmeti II me topat gjermane;

Greqia pra i ka tiparet e një sheti të kulluar teokratik.[23] Kjo na e shpjegon se ajo e ruan bashkëpunimin e ngushtë me Rusinë, Anglinë , Francën zyrtare, por edhe me Bullgarinë e Serbinë. Pa kosultime të gjëra me ta, ajo nuk vendosë mbi shqiptarët. Ata e kanë bërë „shtet të pavarur“, dhe për këte e bëjnë bashkëpunimin. Pra, Greqia i prinë armikut tonë kombëtar-Rusisë.

„Feja është një nga tiparet e kryesore të padiskutueshme të helenizmit modern. Kleri ortodoks ka një rol shumë të madh në asimilimin e kombeve të tjera në helenë, pasi ortodoksët brenda shtetit ai i ka quajtur automatikisht grekë…Kleri ortodoks ka pasr një rol të madh brenda vendit si mbi politikën, ashtu edhe mbi politikanët…“.[24]

„Shqiptarët ortodoksë quhen automatikisht grekë, pavarësisht se s`dinë asnjë fjalë greqisht“.[25] Kështu, po e përmbledhin në radhë të parë se popullsia shqiptaro-vllehe, në vitin 1828 e mbërrinte kulmin. Ishte popullsia zyrtare e shtetit „grek“. Ky shtet i përvetësoi popullsinë shqiptaro-vllaho-sllave të Thesalisë, Epirit dhe Maqedonisë në vitin 1912, kështu që numri i tyre arriti në 2`500.000 banorë. Në vitin 1923 ajo mori popullatën shqiptare të Turqisë dhe numri i tyre arriti 3`600.000 banorë.[26]

Pra, feja është tipari kryesor i helenizmit dhe nuk është komb. Bizanti ishte armiku më i madh i helenizmit. Kur pretenduan se ata i përkisnin filosofisë së lashtë të cilët filluan t`i quanin „helen“ u zhduken me fanatizëm nga priftërinjtë dhe murgjit bizatinë. Greqia e sotme nuk ka pasur asnjëherë lidhje me Bizantin, sepse asnjëherë nuk ka qenë si „shtet“, e as si „mbretëri“, përpara shekullit të XIX.[27]

Fanatizmi „helen“ është ruajtur që prej Patrikanës Ekumene Ortodokse, që janë quajtur fanariotët, në Stamboll, pas konsolidimit të tyre nga konglomerati i pakicave etnike nga Gadishulli Ilirik (sot Ballkani!) dhe gradualisht i krijuan „grekët e rinj“.

Siç thotë Sheradin Berisha, në këtë pjesë që e cituam, „fanariotët kanë qenë një shtresë intelektuale“, të cilët, e përdornin gjuhën artificiale të tyre fenikase, me alfabetin e Kadmit, por të ndryshuar të tretën herë në kohën e Bazilit, në vitin 1000 të erës sonë, të bërë për arsimimin e tyre. Prandaj ishte pikërisht kjo shtresë nga pakicat etnike apo shtresa multietnike, e cila na u bë bërthamë e vetme e helenizmit. Lufta e shqiptarëve e Pelloponezit dhe e Atikës, në mes të viteve 1821-1829, që është bërë për çlirimin e tokave të tyre nga Perandoria Osmane, është shfrytëzuar nga kleri ortodoks dhe fuqitë fituese, për të krijuar një shtet të pavarur.[28]

Pra, kështu është “krijuar” shteti “Grek” dhe “popullata greke”.

Më tepër, do të shohim në pjesën e nëntë…

Lexoni edhe pjeset tjera: Pjesa e VIIPjesa e VI. Pjesa e V. Pjesa e IV. Pjesa e III. Pjesa e II. Pjesa e I.

[1] Brahim Avdyli, „Epiri- toskëria e vjetër ku fliste shqip“, të publikuar nga publikimet e përparshme, me datën 26.09.2016, në http://lajm.co/epiri-toskeria-e-vjeter-ku-flitej-shqip/.

[2] Po aty, në vijim.

[3] John Julius Norwich “Bizanti, shkëlqimi dhe rënia e një perandorie(330-1453)”, Eugen, Tiranë 2005, faqe 380.

[4] Edhe njëherë mund të shikoni shkrimin e Matern Boeselager, Die <Welt> deckt auf: Die Griechen sind gar keine echten Griechen!”, http://www.vice.com/de/read/die-welt-deckt-auf-die-griechen-sind-gar-keine-echten-griechen-463.

[5] Shikoni edhe njëjherë veprën e Dr. Arsim Spahiut, “Orakulli i Dodonës dhe Epirotët (sh. XX-II para e.s.)/Mitologia dhe feja epirote”, Vëllimi I, GEER, Tiranë 2008, faqe 52.

[6] Shkëputje nga interneti dhe FB, me rastin e shpërndarjes së pjesës së shtatë nga Kastiot Ramollarit, një i njohur i im dhe i Tauland Dedjës.

[7] Sulejman Mato, “Në kërkim të rrënjëve”, Dudaj, Tiranë 2005, faqe 223.

[8] Po aty, e njëjta faqe.

[9] Po aty, e njëjta faqe.

[10] Siç thotë Aristidh Kola, të përmendur nga autori i ynë, faqe 224.

[11] Shiko polemikën e disa personave, në faqen, Albanians are 100% Illyrians, në http://www.facebook.com.

[12] Shikoni shkrimin e shkurtë të Sheradin Berishës, në http://www.pashtriku.org , kur flet për krijimin e Greqisë.

[13] Elena Kocaqi, “Planet për zhdukjen e shqiptarëve”, EMAL, Tiranë 2010, faqe 47.

[14] I njëjti autor, e njëjta vepër, faqe 53.

[15] Paulo Petta, „Stratiotët, ushtarët shqiptarë në Itali“, Tiranë 2006, faqe 31, të cituar nga Elena Kocaqi, në veprën e përmendur, faqe 30.

[16] Shikoni të Elkena Kocaqi, faqe 76.

[17] Shikoni edhe fillimin e Sheradin Berishës, në internet.

[18] Elena Kocaqi, e njëta vepër, faqe 80.

[19] Për këtë vepër nuk është dhënë Shtëpia Botuese, as vendi dhe viti, ndërsa për të dytin nuk është fare në literaturë. Është cituar prej veprës së Elena Kocaqit, faqe 81. Këtë parregullsi i lëmë botuesit dhe jo autores.

[20] Po aty, faqe 81.

[21] Këtu dhe në vijim nuk është dhënë shtëpia botuese dhe vendi, por viti është dhënë. Edhe këtë parregullsi ia lënë botuesit dhe jo autores. Po aty, faqe 81.

[22] Po aty.

[23] E njëjta vepër, faqe 85.

[24] I njëti autor, e njëjta vepër, faqet 84-85.

[25] Po aty, faqe 84.

[26] Po aty, faqe 75.

[27] Po aty, faqe 88.

[28] Sheradin Berisha, në pjesën e cituar për krijimin e Greqisë, nga http://www.pashtriku.org .

Shperndaje ne

The Author

Brahim Avdyli

DISA SHËNIME BIOGRAFIKE PËR AUTORIN DHE VEPRAT Brahim Ibish Avdyli është i lindur më 5.9.1960, në fshatin Morinë, Komuna e Gjakovës, Republika e Kosovës dhe i takon plejadës së shkrimtarëve të fundviteve shtatëdhjetë dhe të fillimviteve tetëdhjetë të shekullit të kaluar (XX). Që në vitet e hershme të rinisë u dha pas dy prirjeve: pas artit të fjalës dhe pas lëvizjes konspirative për lirinë dhe bashkimin e kombit shqiptar. Ai merret paralelisht me shkrime shkencore, gazetar e publicist, krahas krijimtarisë letrare (prozë, poezi, dramë, etj.)... Katër klasat e para të shkollës fillore "Ganimete Terbeshi" i ka kryer në Morinë të Gjakovës dhe katër klasat e tjera, në fshatin Ponoshec, në kushte mjaft të rënda. Pastaj i ka vazhduar dy klasat e para të gjimnazit “Hajdar Dushi“ në Ponoshec dhe dy klasat e fundit, me rezultat të shkëlqyeshëm, në Gjakovë, duke udhëtuar këmbë apo duke banuar atje. Më 1979 është regjistruar si student me korrespondencë në Fakultetin Filologjik, të cilat i kreu në Degën e Letërsisë dhe të Gjuhës Shqipe. Pas fatkeqësisë shëndetësore, ka vazhduar t’i ndjekë studimet në Universitetin Ndërkombëtar të Strugës, në Fakultetin e Shkencave Politike - Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci, të cilat i ka kryer, me qëllim të përmirësimit. Aty ka vazhduar me studimet e pas diplomës dhe e ka mbrojtur temën e magjistraturës, në tetor të vitit 2010. Brahim Avdyli ka botuar shumë shkrime, artikuj, analiza dhe akte të tjera politiko-organizative, ndërsa gjatë viteve 1990-1995 e ka redaktuar e udhëhequr revistën gjithëshqiptare „Qëndresa“ në Zvicër, e cila është botuar me vështirësi jashtëzakonisht të mëdha financiare e politike... Deri më sot e kanë parë dritën e botimit këto vepra: -"Në hijen e Alpeve", poezi, Rilindja, Prishtinë, 1983; -"Buka e kuqe", poemë, Atdheu, Cyrih, 1990; -"Kur zgjohet Dodona", poezi, Rilindja, Prishtinë, 1992; -"Pasqyrë e përgjakur", poezi, Marin Barleti, Tiranë, 1994; -"Klithje nga fundi i ferrit", poezi, Onufri, Tiranë, 1997; -"Gjuha e dheut tim", poezi, Albin, Tiranë, 1999; -"Klithje nga fundi i ferrit", botim i dytë, Jeta e Re, Prishtinë, 2000; -"Baraspesha e humbur", poezi, Qëndresa, Gjakovë, 2003; -"Vragat e një kohe", prozë, Faik Konica, Prishtinë, 2005; -"Lëvozhga e vdekjes", prozë, Faik Konica, Prishtinë, 2007; -"Stelele Veşniciei /Yjet e Përjetësisë", Poezie albaneză, din Kosova, BKSH të Rumanisë, Bukuresht, 2008; -"Zogu i këngës", poezi të zgjedhura, SHB “Pjetër Bogdani”, Has, 2009; -"Mërgata shqiptare e Zvicrës dhe roli i saj", politikë e publicistikë, Brezi `81, Prishtinë, 2011; -"Qielli i paprekur", poezi, Brezi `81, Prishtinë 2012; -"Vetëvrasja e një poeti", dramë e kthyer nga romani me një titull tjetër, Shoqata e Intelektualëve "JAKOVA", Gjakovë, 2013; -"Shtegtimi i lirisë", poezi, Faik Konica, Prishtinë 2014; -"Torzo e shpirtit tim/Der Torso meiner Seele", zgjedhje e poezive në shqip e gjermanisht, Amanda Edit Verlag, 2015; “Arena e dhembjeve”, poezi, Botimet Meshari, Prishtinë 2017. “Sondazhe për Kosovën dhe kufirin e saj”, vepër analitike e publicistike, Lena Grafik, Prishtinë 2019. Tani, pritet të botohet vepra “Die Verrückten Pferde”, me lektur nga zvicranja Laura Shämerli dhe redaktori Dr. Naim Kryeziu, Magic Verlag, Basel 2019... Janë të shumta veprat e ndryshme, të cilat janë botuara nga fushat e letërsisë, publicistika e antologjitë, shqiptare e ndërkombëtare, apo ato që e kanë brenda faqeve të veta, me punime apo me fotografi. Ato, nuk i numrojmë... Mjaft shkrime e vepra të pabotuara i janë marrë nga policia sekrete serbe apo nga policia shqiptare dhe janë zhdukur, pa gjurmë... Poezia e tij kryesisht është përkthyer në gjuhët italisht, gjermanisht, rumanisht dhe pak më pak në anglisht. Brahim Ibish Avdyli është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës (LSHK); i Autoreve dhe Autorëve të Zvicrës (AdS); dhe i disa organizatave të tjera. Këto poezi lirike janë nga libri më i ri i poezisë së tij lirike...

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.