Pëllumbi pellazg në Kulturën e Vinçës

Garat me pëllumba janë një traditë e jona mijëra vjeçare . Që pëllumbat garues të ngjiten lartë në qiell (800-1500m)  duhet pasur edhe kushtet klimatike që e mundësojnë atë fluturim të lartë ; temperatura e ajrit ndërmjet 18 dhe 20 shkallë ,erërat e lehta veri-perëndimore. Pëllumbi garues duhet ta mbërrij lartësinë  mbrenda 30 minutash , dhe atje lartë në qiell t´i tregon  aftësitë e tija të fluturimit dhe lazdrimit  me qëndrim deri në 5 orë. Edhe  për të prekur tokën nga ajo lartësi ,varet prej  guximit dhe krenarisë së pëllumbit , e kjo zbritje plot sharmë zgjatë nga 15 minuta e deri në dy orë.

Sa është i vjetër pëllumbi në anët tona ,këtë nuk mund ta thotë askush , janë mijëra vjeçarët në pyetje.

Por ,pse pëllumbi i ynë nga Romakët u quajt Columba illyrica – Pëllumbi ilir? ai sigurisht e kishte ndonjë veti , pamje apo aftësi më shumë se të tjerët .

” Shteti Ilirik shtrihej nga Adriatiku në perëndim e në veri e përfshinte  Slloveninë dhe Kroacinë e sotme , në lindje  deri te lumi Danub  në jug Kosova dhe Shqipëria. Ilirët e sollën  me vete rasën e vjetër Babilonase  të pëllumbave. Pëllumbi shihej si shpezë e shenjt se pse disa nga ata fluturonin lartë në qiell dhe priftërinjt e kohës mendonin që pëllumbat janë në kontakt të vazhdueshëm me Zotërat dhe  të tillët janë kumtues dhe sjellin edhe kumte.”(Joca Naumovic , Serbian Highflyers) “

“ Kur sllavët erdhën këndej pari pas shek.VI-të  e panë dhe e takuan për herë të parë pëllumbin e shenjt ,me puplat e tija plotë shkëlqim  dhe vijëzëllimë (Joca Naumoviç) ”

Dhe  si zakonisht  serbët të aftë për përvetësim e quajtën Pëllumbi Arkangjel, ku pas shekujve të 13 dhe 14 Pëllumbi ilirik rritej në manastiret ” serbe ”.Gjëja se  sipas historiografëve serb ,edhe kur paskan pas “ ikur “ serbët nga turqit  ( pas 1389) e paskan pas marrë me vete edhe këtë shpezë të bekuar.

Arkeologu anglez A.J.Evans , e kishte vizituar Pejën në vitin 1884. Ai i kishte vërejtur sistemet e ujitjes në këto anë që i ngjanin atyre të gjetura në Babiloni. Ai shkruan se në Kosovë ju mund të gjeni Delen Ilirike, Buallicat, Gomerët si dhe kuajt e vegjël. Ai i thoshte një miku të tij serb adhurues i pëllumbave nga Beogradi (Djoka Djordjevic): ” Në se e kërkoni paraardhësin e pëllumbave të juaj atëherë Pëllumbat e shenjt që nga koha e Ilirëve mund ti gjeni ende në qytetin e Pejës ( Viti 1884 ,pra)

Kultura e Vinçës ngërthen në vete të kaluarën tonë pellazge dhe pellazge­-ilire : Në vendin e quajtur Vuqjedol është gjetur një shembull i shkëlqyer i frymëzimit artistik ,  dhe simbol fetar i kulturës dhe  qytetërimit të hershëm pellazg (Europian)- Pëllumbi i Vuqjedolit. Ky pëllumb i lartë 53 cm është i bër nga balta e pjekur. Në qafë i ka të gdhendura tri simbole të dyfishta të një sopateje; modelet  jo të zakonshme i mbulojnë krihet dhe gjoksin kurse kreshtat e larta ia zbukurojnë kokën Shenjat e gdhendur pikërisht në krihë dhe pikat e gjoksit dëshmojnë për një racë vendore të pëllumbit ,4500 vjet më parë . Ngritja dhe kultivimi i pëllumbave ,me këtë gjetje dëshmon kohën shumë më të largët të lashtësisë ,dhe ky është pëllumbi më i vjetër që është zbuluar ndonjë herë në Europë

Ngritën shumë pyetje me këtë zbulim ,  a ka ndonjë lidhshmëri  me gjetjet e pëllumbave të shpellave, a ka  ndonjë lidhje me pëllumbat sumerian të Babilonisë e që mendohet të jenë stër-stërgjyshi i pëllumbit ilir. Por matjet dhe krahasimet tregojnë se ngjashmëria është shumë e madhe

Për shumë specialist , ky zbulim i pëllumbit të famshëm të Vuqjedolit në fakt tregon se është një thëllëzë ( simboli Hephaestus) simbol  cili lidhet   me kohën në metalurgjinë e kohës , e që është  një epokë e lavdishme e kuturës së Vinçës.

Ilirëve iu  kisha  mbetur shumë ”borxh” sikur edhe në këtë rast nuk e kisha përmendur birrën Ilire ”Sabaja ” . Por ç´ka lidhje birra me pëllumbin? Shumë ,bile.

Columba illyrica  dhe Birra Sabaja  , dy detale të vogla që kanë lënë gjurmë në të kaluarën tonë  antike të harruar . Po  sistemi i ujitjes ne rrethin e Pejës i ngjashëm me atë të Babilonisë ?

E kemi ditur që Ilirët ishin të njohur edhe për birrën e tyre Sabaja ?

Hocataeusi , një historian grek  i cili shkrunte që në shek. e 5-të prK, kishte cekur se Pajonët , banorët e vjetër t Maqedonisë së Aleksandrit të Madh e pinin një pije të bërë nga elbi , kurse një tjetër historian Hellanleus (466 prK) flet pë disa njerëz që e pinin një birrë të bërë nga rrënjët. Aristoteli shkruante se birra me emrin piuon kishin dhimbje kreje dhe fytyrat e tyre rrinin të varura .(The Montreal Daily Herald 1892).

Pra  Ilirët e lashtë e  prodhonin dhe pinin   birrën nga  elbi.. Por me ardhjen e romakëve  birra konsiderohet si një pije e klasit të ultë , pije barbarësh (Ilirët ,barbar?)

Birra e lashtë ishte një lëng elbi me origjinë nga Iliria, dhe që sabaja dhe sabaium ishte fjalë ilire e kohës (H. Krahe , Die schprache der Illyrer , Wiesbaden 1955 ),kurse sabaiarius mund të quheshin fermentuesit e birrës së elbit.

Romakët ishin të mësuar me verën ilire me mjaltë dhe kur e pushtuan Ilirinë , birrën Sabaia e quajtën pije barbare.

Pra gëzuar me një gotë birrë Sabaia , duke  i pritur pëllumbat ilirik të zbresin nga qielli !

Plotësim në atë që e lexuat :  

http://www.jadranko.se/england/history.htm http://srpskivisokoletac.8m.com/newpage6.htm

 

20.11.13 Gjakovë

 

Shperndaje ne
Updated: 9 Dhjetor, 2016 — 15:50

The Author

Fahri Xharra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.