Diskriminim i shqiptarve në Iliridë (Maqedoni)

Diskriminim i shqiptarve në Iliridë (Maqedoni) edhe sot e kësaj dite pas gati rreth dy dekadave të marrvëshjes së Ohërit, po vazhdon, por tani edhe me përkrahjen e Ali Ahmetit, si dështimi totalisht i sistemit shtetror në qeverisje, në dëm të shqipëtarve diskriminimi institucional si në përdorimin e gjuhës, simboleve, përfaqësimin institucional nëpër organet shtetrore, burgosjet e shqipëtrve si veteranve të luftës rreth 250 veteranve me lloj-lloj akuzave të montuar politikisht, pastaj montimi i rasteve si i Sopotit, Mostra, Brodeci, e i Kumanovës, pastaj dënimet e përjetshme të shqiptarve, të gjitha këto dështime e montime kanë vetëm dy përgjegjës kryesor si Gruevski e Ahmeti.
Ali Ahmeti si zbatues i politikës sllavo-maqedonase, duhet dhënë dënimin e merituar nga ne shqiptarët, e veçanërisht nga shqiptarët e maqedonis, që gjatë këtyreve zgjedhjeve ti themi “NDAL” ndaj të gjithave këtyreve padrejtësive dhe ky kriminel anti-shqipëtar të mos marrë më legjimitetin e popullatës shqiptare, dhe që të qeveris së bashku me bandën e Gruevskit në dëm të shqiptarve. Andaj shqiptarët e Iliridës janë të vetëdijshëm se çfar dëme i solli politika e Ali Ahmetit gjatë këtyreve viteve, ku shumë veteran të luftës së UÇK-së,(Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare),sot bredhin rrugëve të europës si njerz pa vendlindje, në kërkim të mëshirës për strehim, shumë të tjerë jetojn një jetë të skajshme nga varfëria dhe diskriminimi në maqedoni, shumica e popullatës shqiptare në Iliridë është e varfëruar qëllimisht me prapavij politike nga sllavo-maqedonasit dhe me pëlqimin e Ali Ahmetit me klanin e tij, pastaj popullata shqipëtare nuk gëzon as të drejtat elementare në rrespektim të identitetit të tyre, shtetror-institucional si shqipëtar.
Ali Ahmeti dhe Gruevski kanë edhe një pikë shumë të përbashkët atë të korrupsionit e krimit të organizuar, pasi që rekomandimet e Gruevskit janë që atë pakë fonde-buxhet që ndan për zonat shqiptare i menaxhon BDI-ja e Ahmetit, por se a realizohen projektet e parapara, ato nuk realizohen pasi që përfundojn parat në xhepat e kalnit Ahmeti e Gruevski, dhe në këtë mënyr po pëson popullata shqiptare, kurse projektet që janë në dobi të maqedonasve realizohen në pikmëri edhe atë me përkrahjen shumë të fuqishme të Ahmetit.
Mjafton të vizitoni Shkupin, në lagjet e maqedonasve të krijohet përshtypja se gjindesh në një shtet tjetër me infrastruktur të rregulluar dhe me rregullim urbanistik sipas planeve të tyre, pastaj të mbushura me përmendore të karakterit historik vetëm të entitetit maqedon projekte miljonshe që kushtuan, kurse lagjet shqipëtare në Shkup s’ke për çfar flet, të varfëruara, pa infrastruktur elemntare të urbanizmit, në formë shumë të vogël sa për të mos thën aspak të shprehjes së identitetit të tyre autokton shqiptar, me një fjal shqiptarët falë Ali Ahmetit në Shkup janë të Getoizuar në lagje të varfura dhe pa asnje të drejte qytetare e njerzore. Popullata shqipëtare e maqedonis duhet të mendoj drejt dhe vendosmërisht duke i thën një “JO” të fortë më politikës së Ali Ahmetit.
Andaj me votat tuaja vendosni për ardhmërin e vendit, forcimin dhe rrespketimin e identitetit tuaj shqiptarë në atë institucional të barabart në çdo sfer të jetës, vota juaj është ndëshkimi më i mirë për ata që nuk punuan dhe nuk i realizuan premtimet e tyre, me votat tuaja do i’a tregoni vendin edhe maqedonasve se edhe ne jemi zotë shtëpije të barabart si çdo qenje tjetër njerzore, prandaj vetëm me Aleancën Për Shqiptarët që do të i’u nxjerr prej kësaj errsire në dritë.

Me rrespekt nga Bajram Arifi Komandant “BALA”.

Shperndaje ne
Updated: 11 Dhjetor, 2016 — 17:39

The Author

Komandant Bala

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.