Edhe Gjakovën e “ mori “ turku !

Në ditët e dhimbshme të viteve 1912-1913  , At Gjergj Fishta pat shkruar  “Shkoi Manastiri! Dibra edhe Gjakova !…Vendet ma t’ mirat ne na i mori shkjau, E, shk’ asht ma zi, në vlla me vlla na dau!  Shkoi Manastiri! Dibra edhe Gjakova !… Dhe ,pastaj “ Politika” ( e Beogradit ) e datës 6 Prill 1913 me titullin: “Nëpër Gjakovë” dhe nëntitullin ”Çerdhja e shkatërruar e banditëve kryengritës” shkruan: ”Duke i shikuar nga jashtë Gjakova duket si një grumbull i shatorrëve të djegur …. Gjakova me shekuj ishte e paarritshme për tërë botën tjetër. Çerdhja e egërsisë arnaute i ka pranuar në rrethin e saj vetëm ata që ishin në lidhje familjare me banorët kryengritës dhe banditët arnaut të Gjakovës. Të gjitha përpjekjet turke, me shekuj ishin të kota në mbizotërimin e Gjakovës…Dhe tani , çdo gjë ndërroi.

Pra: Gjakova me shekuj ishte e paarritshme për tërë botën tjetër , atë që osmanët nuk e arritën për 400 vjet , ne po kryejmë tani …. por jo :  “Kemi hyrë në vend të huaj shkruante Dimitrije Tucoviqi, (1912 )”-   “Gjakova është një qytezë e pastër arnaute. Turq gati që s’ka fare, e ata pak serbë – një grusht i tyre – posedojnë të ashtuquajturën “lagje serbe”, por pa shitore të tjera pos disa kafehaneve. Gjithë masën tjetër të popullatës së Gjakovës e përbëjnë arnautët. Edhe rrethina e Gjakovës është jo vetëm kryesisht e banuar me arnautë, por është gati tërësisht e tyre. Kemi hyrë në vend të huaj shkruante Dimitrije Tucoviqi, (1912 ) por ushtria serbe e dinte që kishte hyrë në vend të huaj e nuk tregoheshin aspak ”kozmopolitë” dhe nuk kishte “ardhur koha që të njohim më mirë edhe njëri-tjetrin, për të kuptuar sa të ngjashëm jemi” e as që do të vijë ajo kohë  “

 Kohëve të fundit Vladan Varijeviq , (docent i fakultetit filozofik , Universitetit të Prishtinës –  në Mitrovicë) në libërthin e tij  kishte shkruar:  “Gjakova, kjo dëshmitare e gjallë i rënjës së Serbizmit “,(Ђаковица, овај живи сведок пропасти Српства, тако ме је растужила да ми је чисто било мило када сам већ другог дана могао оставити варош (Владан ВИРИЈеВИћ ,Доцент, Филозофски факултет, Универзитет у Приштини / Косовска Митровица) . Pra ? Edhe turku 400 vjet (deri më 1912 ) e dhe serbi  (100 ) e kishin të qartë që Gjakova ka diçka në vete dhe se nuk arrihet qëllimi.

Por , tani kur jemi në shtetin tonë  (jo të ëndërruar por as të paramendur edhe nga optimistet me të mëdhenj nacionalist shqiptar ), pra në Kosovën e Re : “Kryetarja e Gjakovës ka bërë të ditur dy projektet më të reja të nisura në bashkëpunim me ambasadën turke, konkretisht renovimin e konviktit të nxënësve dhe studentëve “Sadik Stavileci” dhe renovimin e objektit historik të shkollës “Mejtepi Ruzhdie”. ( Turqia investon në renovimin e konvikteve në Gjakovë http://koha.net/?id=9&l=139083 ) ( kryetarja na bëri një suprizë duke e fshshur që Gjakovës do ti  “rinovohen” edhe tri xhami , ajo e Sefës, e lagjës Kusar dhe ajo e lagjes Mulla Jusuf ) .

Të ju them diçka me vlerë :” “Të mbrosh çështjen kombëtare në opinion përmes mediave, kur të cënojnë integritetin, territorin e  kombit, të mohojnë gjuhën apo historinë dhe kulturën e të parëve, është atdhetari dhe asnjëherë nacionalizëm”.

Pra titulli mashtrues ishte :” Turqia investon në renovimin e konvikteve në Gjakovë “ , dhe e vërteta krejt tjetër. Po, sa konvikte janë në Gjakovë ?

Duke e analizuar gjendjen mbarë shqiptare pas dy fitoreve të mçdha ; rrënimi i komunizmit në Shqipëri , dhe lindja e shtetit të dytë shqiptar , Kosovës  Viktor Zhusti e shkroi :

KUSH NA KA MALLKUAR DHE PSE ? Kur prishëm kishat dhe xhamitë, besonim se e keqja na vinte si ndëshkim nga Zoti, po tani që i ndreqëm e shumëfishuam ? Mos vallë duhet të gërmojmë tek të vërtetat që na thonë “armiqtë tanë” a shkrimet e Konicës? Çfarë skanimi duhet për të parë brenda vetes ? Nuk është as “geni vetëshkatërrues”, ndryshe nuk do të kishim rezistuar kaq mijëvjeçarë dhe me këtë vitalitet të frikshëm ? Atëhere, kush ? Ç’po ndodh me ne ? Deri kur ?” ( nga Viktor Zhusti )

“ … Druaj, vëlla, se sërish do të na bjerë mbi kokë fatkeqësia e kufirit të ndarjes së dy botërave… O zot, mos lejo që në kohë të sprovave të mëdha dhe të jashtëzakonshme ta humb durimin dhe guximin, e mbi të gjitha mos lejo ta humb drejtpeshimin…”- i thoshte vetes At Gjon Nikollë Kazazi (1702-1752) i Gjakovës, në shënimet e tij . Edhe unë po kam dro se çka po e pret Gjakovën.

 Nuk guxojmë të harrojmë , jo vetëm Gjakova por e mbarë shqiptaria : Jemi në Gjakovën e vitit 1747, ishte muaji mars,një mars i bukur por që paralajmëronte diçka të kobshme. “Lëvizjet e shpeshtuara të ushtrisë turke që beheshin atyre ditëve dhe netëve nga Gjakova, e drejt nga Qafa e Prushit i kishin ra në sy  gjithkujt, por  që të gjithë ia kishin dronë ndonjë të lige që mund të përgatitej. E sigurt ishte që Porta e Lartë, qëllimisht kishte zgjedhur hapësirën e Gjakovës, Malësisë së saj, Shkodrën e deri në det për të treguar qëllimet e saj dhe sajimin e një “tampon zoneje” të tmerrit, ngase përherë aty ishin thyer Lindja dhe Perëndimi në paraqitjen e fuqisë së tyre”… thoshte Gjon Nikollë Kazazi  në fletorët e tija të asaj kohe të cilat na i zbardhi Jusuf Buxhovi me 1982. “ …

Nuk guxojmë të harrojmë : “Ndodhi të së djeshmes që kanë ndodhur në të nesërmen e sotme…”Variola në Gjakovë!Viti 1972,kur Kosova dhe posaqërisht Gjakova e  pësuan një izolim të madh. Një izolim të imponuar nga një sëmundje ngjitëse vdekje prurëse Lija ( Variola Vera) .Nga një sëmundje e cila  (ishte pjesë e një loje të rrezikshme që bëhej me qëllime të caktuara nga zyrat që merreshin me shkatërrimin apo zhvendosjen e popujve, aty ku binte kufiri në mes të dy botërave) Epidemija počela u Đakovici  ( Epidemia filloi në Gjakovë) ,. Pse mu në Gjakovë  ? Nuk guxojmë të harrojmë :” Helmimet në Kosovë me gazra toksike nga ana e qeverisë Jugosllave, doktrinës serbe, ndodhën në pranverën e vitit 1990 ku u helmuan me mijëra të rinj, kryesisht nxënës e në mesin e tyre kishte edhe foshnje në entët parashkollore.  Fillimisht në Gjakovë.Qeveria jugosllave asokohe doli me kumtesë zyrtare se në Kosovë nuk pati helmim, por e gjithë kjo ishte: “Një inskenim i përgatitur nga separatistët shqiptarë”. Të helmuarit u quajtën aktorë të Kanës! Mjekët serb thyen rëndë kodeksin dhe Betimin e Hipokratit, duke refuzuar mjekimin e të helmuarve shqiptarë.”  Së pari gjakovarëve  e pastaj tërë Kosovës : Pra kah po shkojmë ? “ Historia është mësuese e jetës “

Mos të harrojmë ! Theodor Ippen ( para Konferencës së Londres , 1913) i shruante qeverisë së tij ( Austro-Hungarisë së Franc Jozefit ) për Gjakovën,: “Ky qytet është qendra politike dhe ekonomike e malësorëve dhe këmbëngul edhe më shumë për ruajtjen e tij, pasi te këto fise shoh bastionin e natyrshëm shqiptar kundër ekspansionit serb” (telegram i dt. 1.2.1913).  

Por sa shpejtë e harruam betimin e Millosheviqit? :” Ja për shembull , qyteti më i bukur që është në Kosovë është Gjakova, në të cilin ”shiptarski separatisti ” (separatistët shqiptar) kanë investuar më së shumti para- aty ishte Grupa e Gjakovës , kjo është Gjakova (tamo je bila Đakovička grupa, to je Đakovica) ;  Në Kosovë nuk ka qytet  më të bukur , më të pasur e më të rregulluar se Gjakova . ( Çfarë urrejtje dhe dëshirë për shkatërrim përfundimtar të një qyteti fxh ) !   (13.04.1995,  )

SLOBODAN MILOŠEVIĆ: Hoću topove iznad Đakovice!    dhe ashtu e bëri ; kalli dhe djegi çdo gjurmë shqiptare , me viktima të mëdha në popullin tonë që aq shumë e çmonte  Gjergj Fishta dje Theodor Ippeni .

 Gjakovarëve për dijeni : Gjakova ishte para Hadum Agës :” “Sipas regjistrimeve regjistrimeve të vitëve 1571 dhe 1591 regjioni Verilindor i Sanxhakut të Dukaxhinit , ose sipa emrit të dhënë  në shek.XVI-të , regjioni i Hasit  ishte tërësisht i banuar nga shqiptarët . Regjioni i Hasit ishte i ndarë në tri nahije:  Nahija e Rudinës (Gjakova e sotme dhe fashtrat e saja në jug), Nahija e e Domeshtiçit (fshatrat në mes Gjakovës së sotme dhe Prizrenit) si dhe Nahija e Pashtrikut ( fshatrat në lindje dhe në perëndim të malit Pashtrik).

Kjo mbyllet me faktin që ngjajshëm me banorët  e regjioneve malore të Shqipërisë Veriore edhe banorët e këtyre tri nahijeve kishin emrat tipik Shqiptarë: Gjin, Gjon, Gac, Bac, Kol, Gjec, Doda, Prend, Biba, Nue, Dida, Shtepan, Vata,( Burimi: http://archive.is/tr44YThe albanians in Kosova through the centuries, by S.Pulaha – www.ezboard.com ) .Edhe kjo : Të analizojmë : regjistrimi ,edhe i vitit 1591 këtë lokalitet e shënonte si Rudinë , kurse Xhamia e Hadumit u ndërtua në vitët 1594-1595 ; dhe që nga atëherë humbi çdo gjurmë e Rudinës “ Nuk kemi nevojë për nenovimet e së kaluarës osmane  !

foto:koha ditore 25 Tetor 2016 – 14:23 

 

Referencat :

http://koha.net/?id=9&l=139083 http://www.kosovalindore.com/tri-here-aty-ku-thyhen-lindja-e-perendimi/ http://www.kosovalindore.com/millosheviqi-i-dua-topat-e-luftes-mbi-gjakove

http://gazetadielli.com/pse-gjakova-therre-ne-sy/ http://www.fahri-xharra.eu/kulture/izolimi-i-qellimshem-dhe-shuarja-afatgjate-e-gjakoves/

http://www.zemrashqiptare.net/news/id_43616/Fahri-Xharra:-Oj-Gjakov

http://gazeta55.al/murtaja-e-vitit-1747-nga-ditari-i-gjon-nikolle-kazazit/

http://zeri.info/zerat/82637/te-fala-nga-gjakova-uran-butka/ https://www.shqiperia.com/Rudina-pse-humbi-ky-emer-Si-lindi-Gjakova.23747/

http://www.ilirida-online.com/si-humbi-serbia-gjakoven/amp/ http://iliriatv.com/serbet-na-e-vjedhin-etnografine-fahri-xharra-gjakove/

Foto : Gjakova nga Shkëlzen Rexha “Religious harmony in Gjakova “

11.12.16 Gjakovë

Shperndaje ne
Updated: 11 Dhjetor, 2016 — 18:09

The Author

Fahri Xharra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.