Lëvizja Për Ribashkim Kombëtar : Deklaratë!

Lëvizja Për Ribashkim Kombëtar

Deklaratë!

 

Në vazhdën e veprimeve të shëmtuara të shovinistëve serbë, Lëvizja Për Ribashkim Kombëtar shpreh indinjatën e saj për situatën e krijuar mbas ndërtimit të murit ndarës në Mitrovicë.
Ai mur është vazhdimi i pandalshëm i copëtimit dhe gllabërimit të trojeve shqiptare nga ana e shovinizmit serb. Të pamjaftuar me trojet e tjera, që sot, përveç varreve të shqiptarëve, s’ka asnjë shenjë tjetër si pasojë e zhdukjes të çdo vlere dhe mbishkrimi shqip, mbas çdo genocidi, zhdukjeje, shfarrosjeje, dëbimi dhe asimilimi të shqiptarëve nga trojet e tyre, tani shqiptarët po përballen me reprezaljen e radhës të shovinizmit serb. Ricopëtimi i Mitrovicës tregon qartazi se lufta ballkanike nuk ka përfunduar, përkundrazi është thelluar më tej.. Grabitqarët çetniko-shovinistë serbë në mes të ditës, në sytë e Europës zullumqare ngrenë mure ndarëse, sajojnë kufij fantazmash!
Evropa miraton me heshtje ricopëtimin e trojeve shqiptare.
Qeveria e Kosovës nuk reagon. Nuk e dimë nga kush ka frikë, nga humbja e karrikeve të pushtetit, nga pazaret dhe marrëveshjet e pista, apo me vetëdije të plotë është bërë palë me politikat antikombëtare që burojnë në Begrad ?!…..
Qeveria e Kosovës përfundimisht e ka humbur ligjimitetin e saj duke mos mbrojtur interesat e Republikës dhe sovranitetin e saj.
Po Tirana zyrtare pse hesht?!!!
Kushtetuta e Shqipërisë shprehet qartë se shteti shqiptar ka për detyrë mbrojtjen dhe ruajtjen e paprekshmërisë së qytetarëve shqiptarë dhe pronave të tyre, mbrojtjen dhe mosndryshimin e kufijve aktualë.
Tirana zyrtare nuk mund të qëndrojë indiferente kur trojet shqiptare grabiten forcërisht nga shteti shovinist i Serbisë.
Nëse shqiptarët do të ndihen të pambrojtur dhe të papërfaqësuar nga qeveritë respective, ajo e Prishtinës dhe e Tiranës, atëhere LPRK i bën thirrje politikës zyrtare të Kosovës si dhe politikës zyrtare të Tiranës që të bashkohen me popullin shqiptar për t’i dalë zot vetë trojeve të veta. Ata politikanë që nuk do të pranojnë, do të shpallen tradhtarë dhe me të gjitha forcat e mënyrat do të mbrojmë kufijtë e trojeve tona!

Kryetar i LPRK:
Zenel Zymeri

Nn.Kryetarë:
Kastriot Xhemalaj

Kliton Shuli
Murat Fetahu

E dergoi Prof. Zymer Mehani

 

Shperndaje ne
Updated: 11 Dhjetor, 2016 — 23:08

The Author

Prof. Zymer Mehani

2 Comments

Add a Comment
  1. Përher i gatshëm në kët rrug qe na takon, dhe qe në fakt duhet përfunduar edhe nga dashuria për Bashkim edhe na obligimi i gjith brezave që sakrifikuan vetm e vetm qe vShjqiptarizmi ta ket vendin e merituar dhe ta fitoj Ribashkimin Kombtar.

    1. Ju lumtë juve, shoku ynë i idealit, Avni Llumnica! Ju po bëni mjaft për atdheun! Po na mundësoni të lëvizim drejt Ribashkimit edhe financiarisht! Ju faleminderit shumë!Familja Juaj për çështjen kombëtare gjatë historisë bëri shumë, duke dhënë edhe shumë bij të denjë për lirinë e atdheut! me këtë rast e kujtojmë me pietet dëshmorin Nexhmi Brahim Llumnica-Komandant GJONI! Lavdi !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.