Letërsi Kombëtare: TË DUA, ATDHE!

TË DUA, ATDHE!

Të dua , ATDHE
Në gaz e në vaj ,
Kur qesh e kur qaj.

Ngado që të shkoj,
Ty të marr me vete.
Kaloj male, dete.

Dhembjet t’i duroj ,
Të gjitha për besë,
T’përqafoj e vdes.

Të dua, atdhe, të dua,
Në gëzime, në hidhërim.
Të dua për çdo natë,
Të dua për çdo ditë.

Të deshta atëherë,
Kur në skëterrë pate mbetë.
Të dua tani,
Kur je në dritë të vërtetë.

Atdhe i shtrenjtë të deshta
Atëherë kur vuaja bashkë me Ty,
Kur ma vrisnin motrën, vëllanë,
Dhe mikun në pabesi.

Për ty qajta, atdhe,
Qesha dhe këndova
Urrejta, mallkova
Edhe u helmova

Të deshta , atdhe Ty,
Edhe kur ishe plot me dhembje
Për ty pata dashuri,
Shpresë dhe krenari

N’zemrën time jetoje
Edhe kur lëngoje,
Se së bashku lëngonim
Edhe kur duroje,
Sepse bashkë duronim

Atdhe shumë të deshta
Kur bijtë e tu trima
rrokën armët për liri,
Prapë nuk reshta
Të të doja Ty.

Të dua atdhe i dashur,
Për ëndrrën tënde
Të pranverës
Për sythin e dëshirave
Në shpërthim
Për jetë
Dhe për dashurinë e jetës
E për shpresën tënde,
Për dritë, për agim…

Poezi: Zymer Mehani

Shperndaje ne
Updated: 12 Dhjetor, 2016 — 14:41

The Author

Prof. Zymer Mehani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.