KU NGRITET NJË MUR-GRISET NJË FLAMUR

KU NGRITET NJË MUR-GRISET NJË FLAMUR

Fjalori i Gjuhës së Sotme Shqipe për fjalën MUR jep këtë shpjegim:
MUR m.

Ndërtim i gjatë e i ngushtë me tulla, me gurë a me qerpiçë, të lidhur zakonisht me llaç, me baltë etj. ose thjesht prej betoni që ngrihet lart mbi themelet dhe që përbën pjesën anësore të një ndërtese ose shërben për të ndarë dhomat, për të rrethuar një oborr a një kopsht etj. Mur i trashë (i hollë, i fortë, i lartë, i ulët). Mur i thatë ndërt. mur i bërë, vetëm me gurë, pa llaç, pa baltë, pa çimento etj. Mur ndarës mur ndërmjetës. Muri rrethues. Mur mbajtës (mbrojtës). Mur guri (tulle, qerpiçi). Muret e dhomës (e shtëpisë, e ndërtesës). Muri i oborrit (i kopshtit, i pusit). Trashësia (gjatësia, lartësia) e murit. Faqja e murit. Sahat muri sahat që varet në mur. Gazetë muri. Bëj (ngre, ndërtoj) mur. Lyej (ndreq) muret. Rrethoj me mur. Shemb muret. Përforcoj murin. Ra (bëri bark) muri. U prishën (plasën) muret. Hipi (u ngjit) mbi mur. Kapërceu murin. U ul rrëzë murit. U fsheh pas murit. Ra nga muri.
E TASH si rezultat i bisedimeve në Bruksel, doli se muri (populli thotë “ka veshë),por paskërka edhe shkallë!!!!
Hajde, Editë, hajde!
Tash çdo fjalor i gjuhëve të ndryshme në botë, kur të ribotohet, mendoj se duhet ta fusë edhe këtë “xhevahir” për murin dhe brenda kllapave të shënohet, por bën edhe me fusnotë, sepse Edita dhe qeveria e saj fusnotën e duan shumë, meqë edhe Kosovës ia kanë pas ngjitur dikur. Pra në ata fjalorë të shkruhet se muri ka edhe shkallë, sipas Editës dhe qeveritarëve të Kosovës së ngratë!!!!
Shkallë,çfarë do të thotë, more?!!!!
Ta shohim çfarë na shpjegon Fjalori i Gjuhës së Sotme Shqipe:
SHKALLË f.
Mjet prej druri a prej metali, që përdoret për t’u ngjitur diku dhe që përbëhet nga dy binarë të gjatë paralelë, tek të cilët janë mbërthyer ose janë futur shulas e në largësi të barabartë disa copa drurësh a hekurash. Shkallë e vogël (e shkurtër, e madhe, e gjatë). Shkallë dyshe. Shkallë e drunjtë (e hekurt). Shkallë të lëvizshme. Shkallë suedeze. sport. shpinore, shpatullore. Shkallë druri (hekuri). Shkallë litari. Shkallët e zjarrfikësve. Një palë shkallë. Mbështet shkallën pas murit. Ngjitem me shkallë. Hipi në shkallë. Ra (u rrëzua) nga shkallët.
E sa bukur!
Edhe për fjalën SHKALLË, gjatë ribotimit të fjalorëve në gjuhë të ndryshme të botës, mendoj që të shtohet brenda kllapave a me fusnotë (Po, po me fusnotë më bukur, sepse Editës i pëlqen shumë fusnota) edhe ky “xhevahir” për shkallët!
Pra, të shtohet se veç tjerash ekzistojnë edhe shkallë muri!!! Kush nuk beson, lirisht le të udhëtojë në Bruksel a Prishtinë dhe le ta shohë në dokumentacionin zyrtar të Marrë(veshje)s së Brukselit, por ama, meritat mos t’ia zbehim Editës dhe qeveritarëve të Kosovës, sepse këta janë meritorë që muri tash e tutje ka shkallë dhe shkallët kanë mur!!!

Shkruan prof. Zymer Mehani

Shperndaje ne
Updated: 13 Dhjetor, 2016 — 00:02

The Author

Prof. Zymer Mehani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.