Aktivitete Kombëtare: Çamëria- KUR VJENA FLET SHQIP

KUR VJENA FLET SHQIP

Dje Shoqata Demokratike Shqiptare “Çamëria” , me qendër në Hollandë, organizoi në Vjenë, ( kryeqytet i Austrisë ), një Demonstratë të fuqishme për njohjen e Gjenocidit grek ndaj shqiptarëve çamë dhe arvanitë të Çamërisë, dhe për njohjen e Republikës së Çamërisë.

Po japim fragmente të tekstit, të Kryetarit të përgjithshëm të SH.D.SH.Ç. qendra në Hollandë, zotëri Rrustem Gecit, dhe përfaqësues i Shoqatës, në Qeverinë e Republikës së Çamërisë.;

Jemi në Vjenën historike të kombit tonë, në Vjenën historike të 1912-ës, u tha Rrustem Geci të pranishmëve, kur plaku i urtë Ismail Qemali, mori përkrahjen dhe ndihmën e këtij shteti të nderuar, për të shpallur Pavarësinë e Shqipërisë.

Prandaj, edhe né sot jemi këtu në Vjenën mike të kombit tonë, sërish pas 1 qindvjetësh, po për halle të atdheut, për të kërkuar nga Qeveria dhe Parlamenti Austriak, që ta na njohin Qeverinë e Republikës së Çamërisë, të shpallur në Hagë të Hollandës, me 30 tetor 2016.
Vëllëzër dhe motra; Shqipëria në Greqi ka 17 mijë e 5 qind kilometra tokë shqiptare, që nga viti 1912 e këtej. Shqipëria në Greqi ka mbi 4 milion çamë dhe arvanitë. Prandaj, historia na e jep të drejtën të kërkojmë tokën tonë dhe të luftojmë për të. Greqia ndaj shqiptarëve dhe arvanitëve, dhe ndaj vëllëzërve tanë të një gjaku, i ka shkelur të 10 pikat e Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut.

Nëse Greqia nuk liron tokën tonë, dhe nuk flakë mendësinë gjenocidiste të saj ndaj shqiptarëve të pushtuar të Çamërisë, aherë, Ushtria Çlirimtare e Çamërisë, do jetë ajo që do ta jetësoj Bashkimin e Çamërisë me Shqipërinë, dhe pjesët e tjera të atdheut.

Në këtë Demonstratë për njohjen e Republikës së Çamërisë folën Kryeministri i Republikës së Çamërisë, zotëri Festim Lato, dhe Margarita Kola, Ministre e jashtme e Republikës së Çamërisë. Edhe z. Lato, edhe zonja Kola, i kërkuan Greqisë ta njoh gjenocidin grek ndaj çamëve dhe arvanitëve, rikthimin e çamëve në tokat e tyre, dëmshpërblimin njëqindvjeçar për pronat, dhe njohjen e Republikës së Çamërisë, nga Qeveria Greke.

Kryeministri i Republikës së Çamërisë z. Lato shpalosi para të pranishmëve prioritetet e Qeverisë së tij. Sipas Kryeministrit Lato, prioritet kryesor për Qeverinë e tij do të jetë, 1 . Njohja e Republikës së Çamërisë nga ndërkombëtarët,, dhe 2 . Aktivitetetet demokratike, po edhe organizimi i forcës së Mbrojtjes, forcimi i Ushtrisë Çlirimtare të Çamërisë, të themeluar me 30 tetor, 2016.

Republika e Çamërisë u tha në këtë Demonstratë u lind, 5 mijë vjet pas Diskut të Lesbosit, 2 mijë e 5 qind vjet, pas mbretërimit të Pirro Burrit, dhe 6 qind vjet pas mbretërimit të Epirit, nga Princi i Arbërit, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu.

Në këtë Demonstratë u brohoritën këto parulla; Rroftë Republika e Çamërisë! Rroftë Ushtria Çlirimtare e Çamërisë! Rroftë Kryeminstri Festim Lato! Rroftë UÇÇ-ja! Çamëria është kombi! Shqiptarë, mos bëni gjumë, zgjohuni! Me këtë rast, Qeverisë dhe Parlamentit Austriak ju dorëzua, kërkesa për Njohjen e Republikës së Çamërisë, dhe Njohjen e gjenocidit grek të bërë nga Greqia, ndaj shqiptarëve në Epirin e Ilirisë- Çamëri, që nga vitet 1912 e deri më sot.

Rrustem Geci – Vjenë, 11. 12. 2016

Shperndaje ne
Updated: 13 Dhjetor, 2016 — 08:45

The Author

Atdhe Geci

Rrustem Geci është një poet i njohur. Ai u lind në Roganë të Dardanës. Mësimet e para i bëri në vendlindje, kurse shkollën e mesme e kreu në Gjilan dhe Dardanë. Rrusta u kulturua më tej në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin Ekonomik. Rrustem Geci 15 vjet ishte gazetar, në Radio Televizionin e Prishtinës. Ndërsa pas mbylljes së RTP-së nga regjimi fashistoid serbian ai mërgon në Dortmund të Gjermanisë, ku edhe tani jeton e vepron. Deri më tash ka shkruar dhe botuar 17 vepra; 1. “Demonstratat e luleve”, 2. “Antolologjia personale" 3. “Jeta në Letër”, 4. ”Mielli dhe uji”, 5. “Lirikë”, 6. “Dridhjet e barit”, 7. “Atdheu”, 8. ”Erdhëna”, 9. “Arbëreshët”, 10. “Shqipëria”, 11. “Trojet e mia” , 12. “Rogana”, 13. “Heroika”, 14. “Gacat e prushit”, 15. “Atdhetarët”, 16. “Pasha këtë tokë”, 17. “Kanuni poetik”, libri më i vëllimshëm në gjuhën shqipe me poezi, 2 mijë faqe, dhe mbi 23 mijë vargje. Motivet në poezinë e Gecit janë motive të zemrës dhe të shpirtit. Shndërrimi i jetës së jetuar në tekst poetik, është natyrshmëria e të qenit poet. Poezia përfiton shumë nga e bukura, nga dashuria. Rrustem Geci është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, prej vitit 1995, dhe është i përfaqësuar në gjashtë Antologji me poezi, dhe në një Antologji për gazetari.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.