Antishqiptarizmi i tezës për kombin “kosovar”

Shkruan: Nehat Hyseni

ne_hysenhatiDeklarata e Presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani, se nuk ka dhe nuk ekziston kombi Kosovar, paraqet një qëndrim burrëror të një burrështetasi të madh, që domosdo do e radhisë atë në radhët e kolosëve të Shqiptarisë.
Zoti Nishani, kështu u dëshmua se jo vetëm që është burrështetas i madh, por dhe vizionar dhe atdhetar që do e kishin lakmi edhe shumë kombe të përparuara e moderne.
Kjo aq më tepër se, ai mori guximin burrëror dhe kurajon e burrështetasit largpamës e vizionar kur kritikoi performansën negative të dy qeverive, të Shqipërisë dhe Kosovës, sepse nuk janë duke bërë asgjë për bashkëpunim të mirëfilltë e vëllazëror midis dy shteteve dhe se vetëm me floskula demagogjike duan t’u hedhin sy shqiptarve, duke u munduar që sa më tepër ta largojnë çdo lloj bashkëpunimi.
Natyrisht, për t’i ruajtur pozitat e oligarkive të veta politike dhe biznesore, ku ata kanë “ujemin” e majmë dhe parajsën hyjnore të kapjes banditesk e mafioz të shtetit e pushtetit dhe sigurimit e ruajtjes së pozitës së tyre të pasurimit ekstrem të këtyre elitave, duke u shndërruar në sheikë, kurse populli gjithënjë e më i varfëruar. Ekzodet shqiptare të funshekullit XX këndej dhe andej kufirit ishin të përmasave biblike. Dhe ato ndodhnin në të njejtën ditë! Kosovës iu abrogua Kuvendi dhe autonomia më 5 korrik 1990, kurse në Shqipëri shpërtheu maskarallëku dhe tmerri i ikjes tmerruese, që zuri toplajmet në CNN dhe agjencitë tjera botërore, duke sfiduar dhe lënë krejtësisht nën hije katrahurën që po i përgatitej Kosovës nga Serbia. Kurse shqiptarët e Shqipërisë iknin si të çmendur nga regjimi i vet. O Zot i madh!
Kurse, tani, në vitin 2015, 16 vjet pas përzënies së Serbisë nga Kosova, si dhe 7 vjet pavarësie, kemi skena të ekzodit të përmasave alarmante të ikjes drejtë Serbisë, pastaj nëpër “dynja”, duke e paraqitur tërë maskarallëkun tragjik para botës së civilizuar.

Nga kush po ik populli i Kosovës?

kombi_kosNga vetvetja, ashtu si shqiptarët e viteve të 90-ta iknin nga regjimi i vet dhe nga skamja, trishtimi dhe varfëria që kishte shkaktuar regjimi i egër komunist i Enver Hoxhës, ashtu siç po ikë tani populli i Kosovës nga pasojat e keqqeverisjes së shtetit të vet “Kosovës së lirë”.
Derisa pushtetarët “patriotik” prodhuan këtë tmerr që kemi sot, këta po ndihmohen edhe nga disa “teoricienë”, “sociolog”, “analistë”, e çka jo tjetër dhe çpikën kombin “Kosovar”!
Politikanët do i kuptojmë se nuk u mjaftoj ë dy shtete shqiptare. Mbase ata do dëshironin, meqë janë nevojë, shumë më shumë shtete shqiptare.
Sepse, do kishim shumë më tepër presidenta, kryeministra e ministra dhe fotelje pushtetare të pafund. Ndoshta edhe dhjetë shtete shqiptare sikur të ekzistonin nuk do i plotësonin nevojat dhe apetitet e tyre për pushtet, duke e ditur thënien e vjetër: ” Albanezi tuto Komandanti”!
Ideja për kombin kosovar është çpikje makabre dhe thellësisht antishqiptare, që synon të na ringjallë praktikën e Jugosllavisë socialiste të Titos për çpikjen apo “zbulimin” e kombeve të reja. Atëbot u “zbulua” kombi Musliman për Boshnjakët, kombi Maqedon për Bullgarët perëndimorë, si dhe kombi “Jugosllav” për bashkëshortësitë e përziera dhe për karrieristat politikë që identitetin e ri nacional donin ta kapitalizonin si dëshmi luajaliteti ndaj sistemit dhe shtetit dhe përparimi në karrierën e tyre politike.
Këto projekte makabre titiste, Boshnjakëve u solli shumë të këqia dhe ishte kurth që ua nxiu jetën dhe  ardhmërinë.
Unë isha student i Fakultetit të Shkencave Politike në Sarajevë (1974-1978) dhe isha shumë aktiv dhe i zjarrtë në debate me gojë, por edhe me shkrime për gazetën tonë, në redaksi të cilës isha, “Politolog”, duke paraqitur bindjet e mia se sa e dëmshme dhe e pasaktë e e pasinqertë është çështja e emërtimit të tyre si komb musliman, kur dihet se reth dy miliardê myslimanë janë në botë, por secili ka kombin e vet.
Unë i thoja se edhe vet jam mysliman, por me kombësi jam shqiptar, sepse kam gjuhën dhe kulturën shqiptare dhe përkatësinë fetare myslimane. Ashtu edhe muslimanët e tjerë. Atëherë, pse, vallë, ata të quheshin Muslimaë e jo Boshnjakë? Historia e mëpastajme teagjike e tregoi këtë në mënyrë trishtuese.
Pastaj, Titoja shpiku edhe kombin Jugosllav, i cili “vdiq” bashkë me vdekjen e Jugosllavisë së Titos.
Si duket, edhe projekti i Nexhmedin Spahiut e Halil Matoshit dhe të ndonjë mbështetësi tjetër, që nuk e dijmë se prej nga e kanë këtë çpikje dhe këtë zbulim të madh, e “epokal”, nga ndjenja e gjenialitetit të tyre që po i nervozojmë na shqiptarët “kokëtul” që s’po i kuptojmë, apo ndoshta nga mbështetja e politikanëve të ndryshëm, si psh e Hashim Thaçit, i cili apelonte në facebook dhe media të tjera që të deklaroheni si kosovarë.
Apo, ruana Zot, nga ndonjë rrjetë financimi e lobimi antishqiptar që paguan para të majme për “t’i bindur shqiptarët kokëtul”?
Pra, ideja e lancuar në etrin mediatik kosovarë ka prapavi thellësisht antishqiptare, meqë propagandon dhe synon që ta mbaj sa më larg, madje ta komprometoj dhe pamundësoj bashkimin kombëtar.
Vetëm ta përkujtojmë shkrimin makabër dhe albanofob të Halil Matoshit reth polemikës midis dy akademikëve me origjinë jokosovare: Akademik Hivzi Islami, nga Lugina e Preshevës dhe Rexhep Qosja nga Mali i Zi, të cilët i quan “ndotës të ambientit kulturor të Kosovës”, meqë nuk janë “kosovarë të lindur”, por na qenkan “kosovarë të natyralizuar!” Sic!!!
Prandaj, të gjithë jokosovarët: Shqiptarët e Shqipërisë, Shqiptarët e Malit të Zi, Shqiptarë e Maqedonisë, Shqiptarët e Luginës së Preshevës nuk janë “kosovarë”! Andaj, sipas Matoshit, “ata e ndotin ambientin kulturorë të Kosovës.

Çka rezulton nga kjo?

Pra, logjikisht, duhet kapur “fshesën” dhe t’i përzëm ata nga Kosova!
Kështu do “pastrohej ambientin kulturor i Kosovës” dhe do mbeteshin “kosovarët”: Oliver Ivanoviqi me serbët e tij, si dhe etnitë tjera, që do siguronin “ambient të pastër kulturor”.

Shperndaje ne
Updated: 19 Janar, 2015 — 00:48

The Author

Nehat Hyseni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.