Etnikum: KRIMET SERBO-MALAZEZE DHE SLLAVO-MAQEDONASE MBI POPULLATËN SHQIPTARE NË SHEK. XX (PJESA III)

E përzgjodhi Prof. Zymer Mehani

KRIMET SERBO-MALAZEZE DHE SLLAVO-MAQEDONASE MBI POPULLATËN SHQIPTARE NË SHEK. XX (PJESA III)
Nga libri “Strategjia e shqiptarëvet” të Gjokë Dabaj-t

Po sjellim tash këtu një regjistër, të vetëm një pjese krimesh që na i kanë bërë sërbët, malazezët dhe sllavët e Maqedonisë apo bullgarët në shekullin XX. Të dhënat janë marrë në librin “Gjenocidi serbomadh dhe Qëndresa shqiptare” të autorit Shaban Braha.
Viti 1914.
Në krahinën e Përdrinit, në 18 fshatra, Ostrozup etj., vriten 227 shqiptarë dhe janë djegur 1032 shtëpi (f.211). Në Rahovec u pushkatuan 40 vetë pa gjyq (f.212) Nga Manastiri u shpërngulën 20000 vetë (f.227). Mbi 7000 të shpërngulur nga fshatrat përrreth, gjenden në Manastir. Por sërbët nuk i lejojnë as aty (f.230). Nga Dibra (me rrethe) u shpërngulën afër 3000 dibranë, që lanë shtëpitë të djegura dhe arat të shkretuara (f.227). Në Mat, në Çermenikë, në Tiranë dhe në Elbasan, ndodhen 80000 të ikur (f.227). Nga viset jugorë (të Shqipërisë), të pushtuar (prej Grekut), ikën 100000, nga të cilët 30000 vdiqën nga uria (f.228).
Vitet 1916 – 1918.
1916. Në Smirë të Vitisë bullgarët vrasin 21 shqiptarë (f.236).
1917. Në Lubishtë të Vitisë bullgarët vrasin 8 shqiptarë (f.237).
Në Zhitijë të Vitisë bullgarët vrasin 8 shqiptarë (f.236). Në Gjylekar të Gjilanit bullgarët vrasin 61 shqiptarë (f.236). 1918. Në Podgoricë e Malësi të Madhe malazeztë pushkatojnë 20 vetë (f.259) Nga viti 1912 deri në vitin 1918 në Kosovë e gjetkë llogariten mbi 200000 të masakruar dhe po aq, 200000, të shpërngulur (f.229).
Viti 1919.
Në fshatin Cërnallukë (Rozhajë-Senicë) vriten 9 vetë (f.261). Në Tërgovishtë (Gjakovë) vriten më se 100 shqiptarë pa kurrfarë shkaku (f.261). Në Akovë (të Peshterit) 800 vetë u vranë barbarisht. Morën 46 vajza, prej të cilavet 6 i dhunuan, tjerat, për të pësuar të njëjtin fat, i çuan në Mal të Zi (f.261). Në Koshutan, Koshuticë, Bukël, Bisirnicë vranë 21 vetë dhe grabitën 1390 kokë bagëti (f.261). Në Rozhajë numri i viktimave arrin, deri më 1919-n, 700 vetë (f.263). Në 10 fshatra të Mitrovicës u masakruan 190 vetë “Kënaqem kur derdh gjak shqiptari”, thotë kapiteni Millan Kllapiq. (f.269).

Në 105 fshatra të Vushtrrisë u masakruan 1007 njerëz. (Në Qeqeli 12, në Kullë 43, në Kopiliq 7, në Tristeniq, 13, në Popovë 23) (f.269). Në Kërninë të Istogut janë vrarë 17 vetë, janë djegë 30 shtëpi, janë grabitë 20000 bagëti (f.262). Në Çellopek të Pejës vriten 16 vetë (f.262). Në Beran të Pejës, 11 vetë (f.262). Në Prishtinë ushtria sërbe ka therur më se 4800 gra, foshnja e pleq. Vetëm në 3 katunde janë vrarë 1400 vetë (f.270).
Naçallniku i Gjakovës dogji fshatin Batushë, lidhi në trungjet e shelgjevet 11 burra (dhe, tek po digjeshin shtëpitë) I bëri shoshë (f.271). Në Radavc të Istogut forcat sërbe në një familje vranë 15 vetë (f.271). Në Jabllanicë të Pejës vranë 78 burra, gra e fëmijë (f.271) Prapë në Jabllanicë të Pejës sërbët hyjnë brenda në faltore, i lidhin të gjithë, bashkë me hoxhën, dhe i vënë zjarrin xhamisë, duke i djegur të gjithë për së gjalli (f.271). Në vilajetin e Kosovës, vetëm në 2 muaj, janar-shkurt 1919, janë vrarë 12370 shqiptarë dhe janë djegur 6100 shtëpi (f.271). Në Plavë, Gusi e Rugovë nga 8 deri 25 shkurt numrohen 844 të masakruar (f.262) Ndërsa më 20 mars, po në trevat e Plavë-Gusisë, u masakruan 942 burra, 399 gra dhe 360 fëmijë dhe dogjën 945 shtëpi (f.271).
Në një raport të 20 marsit 1919 lidhur me genocidin në Plavë-Gusi thuhet : “Sërbët masakruan me mitralozë 356 fëmijë, pleq, plaka e burra sakatë, i dogjën në zjarr duke
kërcyer rretherrotull zjarrit VALLEN E VËLLAZËRIMIT BALLKANIK” (Fjalët me shkronja të mëdha, GjD) (f.263). Në 17 fshatra të Prizrenit vriten 376 vetë dhe digjen 85 shtëpi (f.270).
Në Tetovë vriten 30 vetë dhe digjen 636 shtëpi (f.270) Në Istog, në 1 ditë ushtarët e Sërbisë vranë 160 dhe i lanë pa shti në dhe deri sa zunë të qelben në fushë (f.270). Sërbët, në vitet 1918-1919, në Kosovë kanë mbytur e vrarë 30000 vetë, kanë djegur 168 katunde me 4869 shtëpi (f.271). Përfundimisht, nga pjesa e Shqipërisë, mbetur nën Jugosllavi, nga viti 1919 deri më 1940, veç këtyre që u panë ku shkuan, do të shpërngulen për në Turqi edhe 500000 shqiptarë të tjerë (f.329).
Viti 1920.
Në Istog, në mëhallën e jashtme të qyteti, vritet Hysen Sejdija bashkë me 5 djemtë e tij dhe 94 të tjerë, burra, gra, fëmijë, pleq e plaka (f.282). Në Bjellopojë të Istogut sërbët kanë kapur e lidhur 22 vetë, i kanë shpënë në mes të natës në një pyll dhe i kanë therur që të gjithë me bajoneta (f.282) Në Uçë të Istogut morën 9 vetë, i lidhën këmbë e duar në një kullë dhe i vunë zjarrin kullës. Rëmbyen 20000 krerë bagëti dhe 25000 kuintalë drithë (f.282) Rakinica u rrënua me artileri. Në vendin e ngjarjes u gjetën 43 kufoma shqiptarësh (f.282).
Në Dibër sërbët kanë djegur më se 300 katunde. 30000 shqiptarë kanë ikur (f.284 dhe 340). Fshati Pesoçan në Dibër shfaroset i tëri brenda 1 nate, sepse
dikush prej atij fshati paskish vrarë 1 xhandar (f.284). Në Lumë 400 shtëpi janë bâ rrafsh me tokën. Në Buzmadh ka 19 të vrarë. Në krejt Lumën, të vrarë 55 burra e 12 gra (f.340). Në Plavë-Gusi në 28 vendbanime (qytete e fshatra) masakrohen (prej malazezëvet) 893 burra, 440 gra dhe 472 fëmijë. Në 13 fshatra të tjerë masakrohen (po prej malazezëvet) edhe 1173 burra, 514 gra dhe 544 fëmijë. Gjithsej të masakruar 4036 shqiptarë, nga këta 1046 fëmijë e 954 gra. Digjen 6050 shtëpi, rrëmbehen 73884 bagëti të imta dhe 17842 bagëti të trasha (f.283). (Dhe themi: Pse është e varfër Shqipëria?!)

Vazhdon Pjesa IV

Lexo pjeset: I-rë, II-të,

Shperndaje ne
Updated: 15 Dhjetor, 2016 — 21:52

The Author

GJOKË DABAJ

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.