Si u tradhtua populli nga liderët e partive politike?

Pazaret politike në kurriz të popullit (2014)

Kosovën e kishin futur në krizë institucionale, në pasiguri

 reshati2Shkruan:  RESHAT BADALLAJ-ZHURIANI

Nuk jam prej atyre që shoh vetëm zi për sukseset e të tjerëve, përkundrazi, më gëzojnë sukseset dhe të arriturat, sidomos të vendit tim. Kurrë nuk jam treguar frikacak, memec dhe sylesh nga padrejtësitë që i janë bërë popullit dhe vendit tim, edhe pse jam kërcënuar. “Pesë para” nuk i kam dhënë kushdo qofshin. Dhe, si mund të heshtësh, kundër kapove të bandave të partive politike, që e prenë në BESË POPULLIN, i ranë sakicë e hanxhar prapa kurrizit popullit… Kosova verën që iku, vendosi të dalë në zgjedhje dhe më 8 qershor të vitit 2014, populli liridashës i Kosovës martire doli për të votuar dhe për të zgjedhur më të mirët, më të besuarit dhe ata që të mbronin interesat e tyre. Pa u mbushur 24 orë, ata pa fije turpi, ia kthyen shpinën popullit dhe filluan pazaret për interesa të tyre personale. Gjermania me afro 100 milionë banorë nuk ka ministra dhe zv.ministra sa Kosova… Në fushatën parazgjedhore kapot e partive politike angazhuan bandat e tyre për të shpërndarë propagandën mashtruese. Natën e ditën, derë në derë, kafene në kafene, nëpër oda e qorrsokakë ndërsyen fukarenjtë për një grusht të vogël centësh të bindin popullin… Soji i tyre futën në listë njerëz me fitime të dyshimta e të turpshme. Kryekapot e këtyre bandave (jo partive) politike nuk i përvëlonin duart, sepse e kishin mashën, rrinin nëpër kafenetë e bordellot kosovare, të pispillosur, me kollare dhe të lyer flokët me xhel. Me xhel flokët nuk i ka lyer ish-anëtari i partisë komuniste serbe, Isa Mustafa, pasi të tëra flokët i kanë rënë në kohën kur ishte argat i kryetradhtarit, Rrahman Morina. Populli nëpër vapën tropikale doli te kutitë e votimit, dha votën e lirë, se do të përmirësohet jeta e tyre për të mirë, të paktën të kenë një vend pune, të kenë një copë bukë në sofër, të kenë ilaçe për të shëruar dhembjet, pensionerët të kenë pak para për djersën e derdhur më tepër së gjysmë shekulli… Kapot e bandave mafioze të sojit të Al Kapones, mblidhnin xhematin e shkretë për të duartrokitur, për të rrahur shuplakë dhe për të brohoritur. Vinin me vetura me xhama të zi, duke iu hapur bile edhe derën hamallat e gjorë që deri dje i kishin nga dhjetë lopë, një dhi, një shtagë thane, një qen dhe kur u ktheheshin nga mali, nga dy sosh i humbnin… Shyqyr zotit, Kosova është e vogël dhe i njohim të gjithë.

shq_01Kush ishin kapot e partive para luftës dhe kush janë pas luftës?

Para luftës kishin vetëm nga një kalë ose një gomar me samar të thyer e të arnuar me konop-tërkuzë të lidhur nyje-nyje, cunga- cunga… Po, si u bëtë brenda natës miliarderë, jo milionerë. Hairin mos ia pafshi për jetë e mot! Po, si nuk ju erdhi keq për këtë popull të ngratë. E rrjeptë Kosovën deri në palcë. Po shumë të pangopur paskeni qenë. Po si s´ju erdhi keq të paktën për invalidët e luftës. Ata lanë gjymtyrët nëpër fronte të luftës, nëpër istikame. Po sa ushtarë të UÇK-së u vetëvranë, i dhanë fund jetës. “Kur bëri vetëvrasje një ushtar i UÇK-së e varrosen të varret e dëshmorëve. Por, sa u kthye xhemati, atje në varr e pyeti: ehu, trim, po t´i ç´kërkon këtu? Ty nuk të vranë serbët në front, t´i shpëtove! Ata nuk më vranë, por, më vranë më keq. Si? Me përbuzën, pa punë, nuk pata bukë për fëmijët të shtrojë në sofër. Edhe kripë nuk pata. Për çdo ditë dhembje nga plagët, nuk kisha para për ilaçe për të pakësuar dhembjet. Më preken në shpirt klithmat e fëmijëve dhe zhurma e zorrëve të stomakut të thatë të fëmijëve dhe i thashë fund jetës! Po ku i lë një tufe kalamajsh? Ja lash peng atyre që vozitin veturat nga 350.000 euro, jo vetëm këta, por edhe rrospitë e tyre kanë limuzina… Eh, ma zot më keq! Do të vijë dita që edhe ata do të vdesin, por jo si ne dhe te ne. Ata nuk kanë vend te ne. Ata do të vdesin si hajna dhe si tradhtare, do të përfundonte dialogu në mes të ish dy luftëtarëve të lirisë…” 
Ehu, përse nuk bie një kokërr rrufeje mbi kokat tuaja, po si u bëtë si Isa Mustafa i SPS-it (socialisticka partije srbije)… Rrodhi si rrodhi, fituese doli Partia Demokratike (PDK). Kështu vendosi populli i mjerë i Kosovës. Nuk mori vota të mjaftueshme për të krijuar qeverinë e ardhshme. Në ditën e zgjedhjeve, në mbrëmje, para kamerave televizive, u mblodhën kapot, me një fjalë, pa fije kulture u shanë në nënë e në babë, nuk lanë gjë pa u sharë… Shih për këtë, Isa Mustafa dhelpra serbiane, vjedhësi i diasporës, ishte ministër në qeverinë e Bukoshit, e bëri katrahurë Kosovën. Isa Mustafa kishte përvojë që nga koha e Millosheviqit. Kam vendosur t´ju tregoj një sekret. Më herët kisha besim të madh në disa djem të VV-së, sepse kërkonin bashkimin kombëtar, flamurin kuqezi dhe t’ia merrnin hajnave pasurinë e vjedhur, bojkotonin mallrat e Serbisë, u kapën fytafyt me të huaj e EULEX-it deri kur pjesëtarët rumunë shkaktuan vrasje në protesta. Ikën rumunët pa asnjë ferrë në këmbë. U varrosën trimat, e pastaj shumë sish më vonë i´u bashkuan VV-së. Dhe, ec mos i përkrah… Mirëpo, më vonë filluan të ndryshojnë gjërat. Këta djem, filluan nëpër fshatrat e thella malore, nëpër stalla të lopëve dhe derrave të mbledhin bajga, vezë nëpër ferma të pulave dhe i derdhnin në Prishtinë. E Isa Mustafa ua tregoi tagjinë e grazhdit Ramushit, Fatmirit dhe Albinit. Dhe këta tre të fundit ranë nën ndikimin e Isa Mustafës, anëtar i deridjeshëm i Serbisë. Po e përsëris: Ramushi, Fatmiri dhe Albini, për shkak të tagjisë së Isa Mustafës shkelën gjakun e njomë të dëshmorëve të kombit… Dëshira ime ishte që krahu i luftës të bëhet bashkë për të flakur udbashët dhe përkrahësit e deridjeshëm të Titos e Rankoviqit.  Kurrën e kurrës nuk e kam besuar që Ramushi, Fatmiri e Albini thyhen kaq lehtë. Jo, jo, kështu nuk e kam menduar.
– Unë kam menduar që Kosovën të mos e lënë në duart e tradhtarëve të kombit, përkrahësit e deridjeshëm të shokut Tito, tani anëtarë të LDK-së. Kam menduar se timonierin e Kosovës do ta marrë krahu i luftës e të ecin në rrugën drejt bashkimit kombëtar. Lexo: nga unë në google se sa spiunë, anëtarë të LDK-së, kanë qenë argatë të çetnikeve të Drazh Mihajlit dhe Karagjorgjes… Pesë muaj ikën, pesë muaj ata morën rrogat e popullit, djersën e popullit e haram e paçi! Gurit e drurit mos i raftë, çka ju raftë juve!

Kosovën e futën në theqafje dhe gjashtë muaj e lanë si pula pa kokë, vetëm për pazare politike

Kosovën e kishin futur në krizë institucionale, në pasiguri. Kosovën e futën në kaos, që populli po e vuan në kurriz! Po ju humbet nga populli dhe tani ç´kërkoni? Do fitoni hamamin e hyrës. Si po ju mashtron dhelpra serbiane, Isa Mustafa! Dhashtë i madhi zot të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme, edhe pse kushtojnë shumë. Është barrë e rëndë për Kosovën e varfër. Por, ju do mbani përgjegjësinë dhe keni për t’u bërë horr. Nuk do kaloni as pragun. Do të humbni turpshëm. Do të keni frikë për këtë arsye: Do të humbni se tradhtuat, votuesit, mashtruat, i keni rrejt në pikë të ditës. Dhe, çka bëtë pas, iu drejtuat Kushtetueses. Edhe aty humbët. Parlamentin e bëtë arenë kurvash. A jeni në terezi ju more hajvanë!? 
Dhe, krejt në fund, për t´i mos ra muhabetit më tej rrotull, populli ka filluar me humb durimin. Tregoi një kulturë demokratike, që askush në botë nuk e ka treguar. Shtetet me traditë të moçme demokratike po marrin yrnek nga Kosova. Dhe nuk e keni parë të udhës të paktën t´i kërkoni falje! Si t’i kërkoni falje? Po ju nuk keni as burrëri, e as kulturë? Ç´dini ju se çka është kultura dhe burrëria? Dhe për ju dihet tashmë që do të futuni në kronologjinë historike shqiptare si matrapazë, do të ikni me faqe të zezë. Por, jo vetëm ju. Edhe ata tellallët rrahagjoks që rrëshqasin si derri në akull që po i mbajnë krahun. Dita nuk është larg. Zotin dorëzanë! Rroftë kombi shqiptar! Poshtë hajnat e matrapazët! Kaq kësaj radhe nga unë, Reshat Badallaj-Zhuriani.

Shperndaje ne
Updated: 2 Mars, 2015 — 15:16

The Author

Reshat Badallaj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.