Etnikum: KRIMET SERBO-MALAZEZE DHE SLLAVO-MAQEDONASE MBI POPULLATËN SHQIPTARE NË SHEK. XX (PJESA V)

KRIMET SERBO-MALAZEZE DHE SLLAVO-MAQEDONASE MBI POPULLATËN SHQIPTARE NË SHEK. XX

(PJESA V)

Nga libri “Strategjia e shqiptarëvet” të Gjokë Dabaj-t
Po sjellim tash këtu një regjistër, të vetëm një pjese krimesh që na i kanë bërë sërbët, malazezët dhe sllavët e Maqedonisë apo bullgarët në shekullin XX. Të dhënat janë marrë në librin “Gjenocidi serbomadh dhe Qëndresa shqiptare” të autorit Shaban Braha.

Vitet 1941-1947.
1941. Në Hot (afër Hanit të Hotit), 15 të vrarë, prej malazezëvet. Në Rabnicë të Podgoricës 9 të vrarë. Kolë Ucit në Triesh, 29 vjeç, ia nxjerrin sytë dhe ia presin veshët (f.383-384).
Në Pejë 15 të vrarë, në Gjakovë 12 të vrarë, në Byc 3 gra të reja, vrarë me fëmijë në gji, në Rogovë 13 të vrarë (f.383).
Gjithsej në rrethinën e Gjakovës, pushkatuar 260 shqiptarë (f.383).
Në Sanxhak (Senicë), në fshatin Visoçkë, 12 vetë digjen në një shtëpi (f.393).
Në fshatrat e Medvegjës masakrohet popullata, përmenden 4000 frymë, por nuk del qartë sa janë vrarë (f.405).
Janar 1943. MASAKRA E BIHORIT.
Fëmijë të masakruar 701 (kryesisht me thika).
Fëmijë të djegur 705 (përcëlluar në zjarr).
Fëmijë të ngrirë 447 (vdekur nga të ftohtit).
Gra të vrara 340.
Gra të masakruara 185.
Gra të ngrira 266.
Burra të vrarë 590.
Burra të masakruar 185.
Burra të ngrirë 119.
Vgdekur urie 103 vetë.
Zënë rob 251.
Të plagosur: Burra 359, gra 275. Shuma, përjetëpangushëlluese, 4526. Shtëpi të djegura 1763 (f.401).
1944. Në Banjë e Podvoricë (në luftime) çetnikët vrasin e plagosin 70 vetë (f.405).
Në Prizren, brenda 1 dite, pushkatohen 70 vetë (f.445).
Po në Prizren, mëhalla e Tabhanes, pushkatohen 350 vetë (f.445).
“Aty ku buron lumi i Istogut, të gjithë të pushkatuarit i hodhën në një gropë. Ishin aq shumë të vrarë e të masakruar, sa u qelb uji e as kafshët nuk e pinin për një kohë të gjatë” (f.446). Në Istog, Muzhevinë, asgjësohet 1 familje me 13 anëtarë (f.446).
Në Kizhijë, prerë me bajoneta 8 vetë dhe 1 hedhur gjallë në zjarr (f.444).
Në Polan (Ferizaj) janë pushkatuar 28 vetë (f.444).
Në Prishtinë, pushkatuar më shumë se 200 vetë (f.445).
Në katundet e Mitrovicës pushkatuar më tepër se 2000 vetë (f.445).
Në Vushtrri, vrarë e fshehur në plehëra, 400 vetë (f.445).
Në Skënderaj, çarë e copëtuar me sëpata, 250 vetë (f.445).
Në Prekaz pushkatuar 18 vetë (f.445).
Në Velegllavë të Gjilanit, masakruar 35 vetë. Theren me bajonetë 7 gra e 2 fëmijë. (f.443).
Në Caravojkë dhe Stanevë, mbytur 75 vetë. “Plakut Myftar Hajdari, i cili djalin e kishte partizan, (partizanët sërbë) i kanë prerë gjuhën dhe mandej e kanë përvëluar me ujë valë” (f.443).
Në Qarr, therur me thika 21 vetë. “Kufoma të copëtuara, pa hundë, pa sy, pa veshë e pa krahë” (f.443).
Në Gjilan janë pushkatuar mbi 1000 vetë (f.443).
Burgosur në Kumanovë dhe vrarë gjatë transportimit për në Vranjë, 100 vetë. (f.444).
Në Gjilan, asgjësuar gjithsej 8000 shqiptarë. “Për shumë net rresht janë pushkatuar pa asnjë procedurë nga 40-50 shqiptarë. Në një rast, vetëm brenda 1 nate janë pushkatuar 140 shqiptarë” (f.444).
Në Medvegjë, zhduken 7 shqiptarë dhe mbeten varrhumbur (f.437).
Në Gostivar, pushkatuar mbi 100 vetë (f.437).
Në Tetovë, 80 vetë (f.437).
Në Derven të Shkupit, vrarë 200 vetë (f.437).
Në Gostivar, vrarë 20 vetë (f.438).
Në Vrapçisht të Gostivarit, më se 150 vetë (f.438). Në Presek, vrarë 12 vetë. “Për të terrorizuar të tjerët” (f.438)
Në Zhegë të Gostivarit, therur me thika 12 vetë. “pasi i zhveshën, i shpuan me thika e bajoneta dhe pastaj i nxorën jashtë dhe i pushkatuan” (f.438)
Arrestuar në Gostivar dhe pushkatuar në Kodrën e Gradishtit, 75 vetë (f.438).
Në Pirok të Gostivarit, vrarë 27 vetë (f.439).
Në kampin e Gostivarit, janë pushkatuar më shumë se 300 vetë (f.439).
Në Tetovë, monopoli i duhanit, ku gjendeshin më tepër se 10000 vetë, janë masakruar mbi 1200 vetë (f.439).
Po në monopolin e duhanit, “i zgjodhën 500 djem të rinj, i dërguan për në Shklup, gjoja për t’i inkuadruar në forcat partizane… dhe i zhdukën” (f.439).
Në Gradec të Tetovës, vrarë 35 vetë (f.439).
Në Nikadinë të Tetovës, vriten 18 vetë (f.439).
Në Raçicë të Madhe e të Vogël, vriten 40 vetë (f.439).
Një oficer i OZN-ës, me dorën e tij vrau 50 vetë (f.439).
Në Zajaz të Kërçovës pushkatohen 320 burra e djem të rinj, që nga mosha 13 vjeç e lart (f.439).
Në Bojan të Shkupit pushkatohen 76 burra, gra e fëmijë (f.439).
Në Bllacë të Shkupit vriten 160 burra dhe 50 fëmijë (f.439).
Në fshatin Saraje të Shkupit vriten 25 vetë (f.439).
Në Bllacë, Karadak i Shkupit, pushkatuar me mashtrim rreth 100 vetë (f.440).
27 të tjerë, po të Bllacës, i çuan te Ujët e Thartë, përtej Hanit të Elezit, dhe i pushkatuan (f.440).
Në fshatrat e Karadakut të Shkupit përvëlohen me ujë vale 83 vetë (f.440).
Në Sopot të Kumanovës, bëjnë përdhunime dhe vrasin 20 burra (f.440).
Në Bukuroc të Preshevës 36 vetë “i grumbulluan në një dhomë dhe i mbytën me ujë të valuar” (f.441).
Në Bukurocë të Keqe të Preshevës. Rrethojnë fshatin para mëngjesit, zgjojnë banorët, i vënë të hapin një grope 2 m të thellë. Në zjarr ishte vënë një fuçi me ujë, ajo po vlonte. Thirrën 27 vetë të moshave e sekseve të ndryshëm, burra, gra, fëmijë. Ua lidhën duart, ua mbështollën gojën dhe i lëshuan në gropë. Derdhën mbi ta fuçinë me ujë. Trupat e tyre shkrinë si qiriri (f.441).
Në Qarr të Gjilanit, therin me thika natën dhe vrasin 21 vetë të moshave të ndryshme (f.442).
Në Sedllar të Kamenicës masakrojnë 3 vetë (f.442).
Në Desivojë të Kamenicës masakrojnë 15 vetë (f.442).
Në Krajnidell të Kamenicës vrasin barbarisht 12 vetë (f.442).
Në Koretinë të Kamenicës, në 1 familje, vriten 11 vetë (f.442).
Në Hogosht masakrojnë 16 vetë (f.442).
Në Lisovicë, vrasin 7 vëllezër. “Ishin muratorë. I çuan në ‘burgun-shtëpi’ ku i torturuan rëndë. Ua gozhduan duart në dysheme dhe para syvet të tyre dogjën për së gjalli djalin 6-vjeçar, Mursel Qerimin” (f.442).
Në Ponesh të Gjilanit masakrohen 12 vetë. Edhe komunistët sërbë kishin të njëjtën parullë si prindët e tyre: “Mos kurseni thikën, kurseni fishekun !” (f.442).
Në Shahiq të Gjilanit, Sali Shahiqi, më 28 nëntor 1944, gjeti në shtëpinë e tij 12 pjesëtarë të familjes të vrarë. (Na kujton 28 Nëntorin e vitit 1912. Ata duan ta vrasin 28 Nëntorin tonë ! GjD) (f.442).
Në Tabelie e Vitkovicë, në luftime me çetnikët, vriten 54 luftëtarë (f.405).
Rrugës për në Tivar dhe brenda në Tivar, sipas këtij burimi, janë vrarë e masakruar 3000 shqiptarë të Kosovës. Burime të tjerë japin shifra të tjera (Krs.f.456).
Në Kaçanik, Gjilan, Kamenicë, Viti e Preshevë, gjatë Luftës së Dytë janë vrarë, prej ushtrisë partizane jugosllave, 12000 shqiptarë (f.474).
Gjithsej më 1940-1945, shqiptarë të asgjësuar prej sërbëvet, malazezëvet dhe sllavomaqedonëvet : 5200, vrarë prej çetnikëvet; prej partizanëvet: 36000, vrarë, therur apo djegur për së gjalli, në Rrafshin e Kosovës; 23000, vrarë, therur apo djegur për së gjalli, në Rrafshin e Dukagjinit; 27000, vrarë, therur apo djegur për së gjalli, në trevën e Vardarit.
Gjithsej 91200 shqiptarë të asgjësuar në trevat që edhe pas Luftës së Dytë Botërore do t’i mbeteshin Jugosllavisë.
(Përmbledhja sipas Xheladin Hanës) (f.466).
Në vitin 1947, mbasi i kish mbyllur punimet e vet Konferenca e paqes në Paris, në rrethinën e Goricës, kufi me Italinë, janë mbytur me helm më se 2000 shqiptarë (f.485). …Mbas kësaj, fëmijët shqiptarë duhet të bëhen shumë seriozë. Buzëqeshjen, natyrisht, nuk mund t’ia ndalësh fëmijës.
As të hedhurit e të bredhurit nëpër shtëpi apo në oborr, në rrugë apo në park. Por atij i duhet thënë : Shiko, bir ! Kështu na ka ndodhur !
Mbas gjithë këtyre, asnjë të riu shqiptar nuk i lejohet të bëjë jetë të shkujdesur. Aq më tepër, ta çojë jetën kot.
Në ndodhtë e kundërta, secili prej tyre duhet ta dijë që ATA kanë për të ardhur prapë. Kanë për të ardhur prapë dhe prapë kanë për të na therur, siç ther ujku tufën e kecavet.
Në ndodhtë e kundërta.
Shqiptarëvet nuk u lejohet më ta ulin veten në nivelin e deleve, dhive, cjepve dhe kecave ! Ky duhet të jetë edhe thelbi i strategjisë sonë.
Kombit shqiptar nuk i lejohet të jetojë i shkujdesur në një ambient të këtillë, me kaq rrëziqe ! Kombi shqiptar duhet të bëhet tepër serioz në këtë vend kaq vdekjesjellës ! Nuk ka nevojë ta ushqejmë veten me mendimin e kurrfarë hakmarrjeje. As për t’i bërë fqinjët më të mirë se ç’janë, nuk mund të pretendojmë. Atë tjetrin nuk mund ta mësosh se si duhet të sillet. Atij tjetrit duhet t’ia imponosh që të mos sillet ndaj teje siç do ai. Kjo është detyra jote. Dhe kjo mund të arrihet vetëm atëherë kur ti je tepër serioz në sjelljet e tua. Të mos i biesh kujt në qafë, por t’ia bësh me dije edhe atij se nuk je gjethe dushku. Të parët tanë s’e kanë realizuar një të tillë kërkesë nga më kryesoret në jetën e një kombi, prandaj dhe i kanë përjetuar të gjithë tmerret e mundshëm. Pasardhësit tanë nuk duhet t’i çojmë më në të tilla humnera të lemerishme.

E përzgjodhi Prof. Zymer Mehani

Lexo pjeset: I-rë, II-të, III-të, IV-të

Shperndaje ne
Updated: 15 Dhjetor, 2016 — 21:51

The Author

GJOKË DABAJ

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.