Ne jemi një komb me identitet shqiptar

Fragment nga romani: “Besa e mbajtur e kaçkaut Sali Shabani” të autorit Avdi Ibrahimi

Avdi_ibrahimiNe jemi një komb me identitet shqiptar

Feja e njëjtë me pushtuesin nuk duhet të na mjegullojë idenë e lirisë. Identitetin e popullit shqiptar nuk ka mundur ta ndryshojë asnjëri nga pushtuesit. Por nuk mund të na ndryshojnë as besimet fetare.
Ne jemi një komb me identitet shqiptar.
Ata që të donin sinqerisht Nënën Shqipëri, u flijuan së përpjekuri për ty! S’janë më, i ka mbuluar dheu i tokës mëmë. Ata që u dogjën për ty, por që janë në mesin e të gjallëve s’i përmend askush, paçka se ata, o Nëna jonë Shqipëri të duan thellë nga zemra edhe kur je e pasur e shëndetshme.
Ata të duan edhe kur je e varfër dhe e sëmurë… Ata t’i puthin plagët tua të përgjakura nëpër shekujt e përflakur. Dashuria e zjarrtë për ty kurrë s’plaket.
Ata që s’të dolën zot dje, por haptas të shanin teksa ishin bërë një me armikun, ata korba të zi, sot të parët erdhën të “puthin” ballin!
E t’i ndoshta si njihje, se kush ishin, se kush janë tani?!!! O, Zot sa keq na vinte neve të përvuajturve idealistë, kur i shikonim tek përjargeshin në ballin tënd të ndritur, ata korba të zi, tashmë plot të tillë kanë dalë në skenë e plagën po ta grithin dhe s’po e lënë të shërohet!
Me mashtrime, me hajni, me para të ndyra, po spekulojnë, po flasin në emër të kombit… Spekulojnë… Spekulojnë… Ti, Nëna ime Shqipëri i njehë mirë por përkohësisht ta kanë mbyllur gojën… Të tillët të kanë copëtuar, të kanë ndarë në thela – thela, e po të përçajnë bashkë me të huajin… Ata hanë me disa lugë, hëngërshin kokat e veta… Ata shkelën gjakun e dëshmorëve vuajtjet e idealistëve, lotët e nënave që dhanë bijtë e bijat e tyre për ta bashkuar Shqipërinë… Ata shkelën mbi ty Shqipëria Nënë, mbi Kosovën hallemadhe, mbi tokat shqiptare në Maqedoni, mbi tokat shqiptare në Serbi, (Preshevë e deri në Toplicë), mbi tokat shqiptare në Mal të Zi dhe mbi tokat shqiptare në Greqi Çamërinë … Të tillët nuk të duan të tërën, për këtë po habitet bota, si këta korba të zi të kanë bërë copa – copa… Dinakët e tillë kanë zënë pozita të larta në pushtet dhe janë pasuruar mbi kurrizin tënd! Ata duan që kjo kënaqësi t’u zgjatet më mija vjet! Këta laro të mjerë, të kanë pëlqyer të ndarë e të përçarë. Po ti Nënëmadhja jonë kthjellohu, forcohu e shkëndijo rreze drite mbi Shqipërinë për t’u bërë shteti i përbashkët i gjithë shqiptarëve, le të ndriçojë ngado kjo dritë e së vërtetës, ta largojmë të bashkuar errësirën, gënjeshtrën… Po ti Nënë, bashkoji ata që ta duan të mirën, që përpiqen dhe flijohen për shpëtimin tënd.
Forcohu që t’i ndëshkosh gënjeshtarët, të ndyrët, të pabesët, ti pastrosh nga trojet tua barishtat e këqija, labodët, ferrat pa vlerë, pleshtat, këta lugetër të rinj, kur ende i kemi mbi kokë lugetërit e vjetër sllavë.
teduashqE di Nënë se ti nuk i duron tregtarët e flamujve, që janë bërë kameleonë që ndërrojnë ngjyrat.
E kuptoj Nënë se ty të zemëron sjellja dhe lakmia e politikanëve tanë që janë bërë rriçra që tok me të huajt pinë pamëshirshëm gjakun e popullit.
Nënë, ty të shqetëson tjetërsimi i disave qe po hanë bukën nga toka jote dhe janë bërë një me rriçrat e pleshtat dhe me larotë e deridjeshëm… Çfarë s’të habit! Në këtë kohë të pakohë, në hapësirat mbarëshqiptare që po ndodhin veprime të çoroditura që mund të hyjnë në Librin e Ginisit! Viktima mazohiste po bashkëjeton dhunshëm me torturuesin sadist. Harrohet i munduari, i përvuajturi, i flijuari, e ngritet ai që ishte i privilegjuar nga i huaji, nga pushtuesi, nga shtypësi i popullit shqiptar që gjakon lirinë në trojet e veta. I tjetërsuari, mercenari, matrapazi, zvarraniku, pareliu e kodoshi, që vrapon pas tubimeve partiake, pas përvjetorëve të dëshmorëve, pas promovimeve librash, shpallet “patriot”! – sa çelë e mbyllë sytë.
Na pyesim Nënë, çka ka ndodhur!
Veçmas me ata që i kemi pandehur për shokë të idealeve atdhetare. Tani e ka zënë një post qeveritar, apo një post menaxheri në ndonjë Ndërmarrje Publike dhe është bërë si ai shpendi magjik – Makushi, që e fut kokën në rërë, paçka se gjuetarët e kanë vënë nën shënjestër të pushkës.
Ata e kanë harruar këngën e Shqiponjës, tani e kanë mësuar këngën e korbit të zi. Ata janë tjetërsuar për t’u vetëshkatërruar, janë të hutuar, tisin e syve ua ka nxënë mjegulla dhe po shkojnë në theqafje.
Fromi do të thoshte: “Ata janë egoizmi…” shqiptar, që e kanë theksuar në shkrimet e tyre edhe Konica me Nolin.
Ç’është kjo tkurrje prej kërmilli?!
Turp për birin tënd plangprishës, them dhe të drejtohem ty, Nënë!
Ku janë ndjenjat njerëzore të këtij plangprishësi që s’ndien se ka të kaluar, të tashme e të ardhme, që se kupton se sa e pakuptimtë është paqja e përdhunshme e Ahti- sarit.
Ç’është ky dorëzim i padinjitetshëm.
Përkundër të gjitha këtyre absurditeteve, së bashku me atdhetarët mbarëshqiptarë, ta shtyjmë së bashku me popullin lirikërkues qerren tonë drejt majave të larta për një Shqipëri të përbashkët.
Dhe këtu ndaloi paksa dhe mori frymë thellë Shpendi dhe psherëtiu më vete:
– Qëndroni të fortë të rinjtë dhe të rejat me popullin shqiptar në mbarë trojet tona etnike, që ndiqni gjurmët dhe besën e mbajtur të Skënderbeut, rilindësve trima të pushkës e të penës: Abdylit, Samiut, dhe Naimit, Ismail Qemalit, Avni Rrustemit, Enver Hoxhës, Hasan Prishtinës, Azem Bejtës e Shote Galicës, Sali Shabanit, Bajo e Çerqiz Topullit, Tahir Mehës dhe Besim Ndrecës, Adem, Shaban e Hamëz Jasharit, Zahir Pajazitit, Luan Haradinajt, Mujë Krasniqit, Tahir Sinanit… e të mijëra djem e vajzave të rënë për lirinë e popullit shqiptar. Ti, atdhetar e atdhetare qëndroni pa u lëkundur, dhe punoni me gjithë zemër mbani besën shqiptare dhe kini besim në fitoren e shqiptarisë. Të pabesët nuk janë nga rrënjët tona, ata janë të huaj, ata nuk besojnë, ata janë të pabesë, ata prenë shqiptarinë në besë, ata prenë atdheun në besë, nga pabesi e tyre, nga pabesi e sundimtarëve shqiptaria ka mbetur e ndarë dhe e përçarë, ata prenë në besë shqiptarin, ata janë të larguar nga besa shqiptare, nga rrënjët shqiptare, ata janë të dënuar për t’u zhdukur, për tu fshirë nga shqiptaria dhe besa e shenjtëruar shqiptare. Shqiptaria është e besës!
Ta ruajmë si sytë e ballit besën e të parëve!
Besën që u dha vetë Zoti i shqiptarisë atë moment, kur u krijua njeriu i parë i Perëndisë, ai njeri ishte i rrënjëve tona shqiptare – iliro -pellazge, një pjesë e profetëve te Biblës dhe Kuranit ishin nga rrënjët tona, ishin nga rrënjët e besës, ndaj Zotit dhe jetës.

Shperndaje ne
Updated: 23 Janar, 2015 — 11:50

The Author

Avdi Ibrahimi

Autori ish- Z.kom i Brigadës 128. ZOP

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.