Letërsi Kombëtare: ÇAMËRIA THËRRET

ÇAMËRIA THËRRET

Atdhe, thirri ata  që ty s´të kanë harruar
thirri të mblidhen  në qytete dhe fshatra
thirri shkencës, artit, dhe univerziteteve
të  krijojmë  Bashkimin  për  Shqipërinë
 
Nuk ka rehati pa  u bashkuar shqiptarët
nuk ka rehati  pa  i  rikthyer  tokat tona
nuk ka rehati pa Pavarësi  të  Çamërisë
toka na thërret  të jemi të zotët e vendit
 
Të rënët e të gjitha kohërave  po pyesin
ç´po bëjmë ne  për  pajtimin  kombëtar
pse kjo heshtje e  turpshme  ndaj  vetes
mos heshtja na ka vrarë  e  shkërmoqur
 
Të sotmit  që  kundërshtojnë bashkimin
do të ikin  n´Hadhé, të  harruar me turp
Çamëria  e  Bashkuar s´ ka zëvendësim
ajo është  foleja  e të gjithë shqiptarëve…
 

Rrustem Geci – Dormund, dhjetor, 2016

Shperndaje ne
Updated: 20 Dhjetor, 2016 — 17:26

The Author

Atdhe Geci

Rrustem Geci është një poet i njohur. Ai u lind në Roganë të Dardanës. Mësimet e para i bëri në vendlindje, kurse shkollën e mesme e kreu në Gjilan dhe Dardanë. Rrusta u kulturua më tej në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin Ekonomik. Rrustem Geci 15 vjet ishte gazetar, në Radio Televizionin e Prishtinës. Ndërsa pas mbylljes së RTP-së nga regjimi fashistoid serbian ai mërgon në Dortmund të Gjermanisë, ku edhe tani jeton e vepron. Deri më tash ka shkruar dhe botuar 17 vepra; 1. “Demonstratat e luleve”, 2. “Antolologjia personale" 3. “Jeta në Letër”, 4. ”Mielli dhe uji”, 5. “Lirikë”, 6. “Dridhjet e barit”, 7. “Atdheu”, 8. ”Erdhëna”, 9. “Arbëreshët”, 10. “Shqipëria”, 11. “Trojet e mia” , 12. “Rogana”, 13. “Heroika”, 14. “Gacat e prushit”, 15. “Atdhetarët”, 16. “Pasha këtë tokë”, 17. “Kanuni poetik”, libri më i vëllimshëm në gjuhën shqipe me poezi, 2 mijë faqe, dhe mbi 23 mijë vargje. Motivet në poezinë e Gecit janë motive të zemrës dhe të shpirtit. Shndërrimi i jetës së jetuar në tekst poetik, është natyrshmëria e të qenit poet. Poezia përfiton shumë nga e bukura, nga dashuria. Rrustem Geci është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, prej vitit 1995, dhe është i përfaqësuar në gjashtë Antologji me poezi, dhe në një Antologji për gazetari.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.