Letërsi Kombëtare: Shpërthimi i revoltës sime…(Poezi)

Poezi nga Fadil Shyti

Unë jam unë,-dhe jo vetëm unë!…
Nuk jam i tëri, ai që do të doja të isha…,
-por, as nuk jam tjetërsuar, për asnjë çmim!
Tash e 24 vite, si një rrap shekullor,
i degdisur, i copëtuar,-por kurrë i dorëzuar,
në metropolet e botës së ligë,
që gjatë shekujve,-na i dha dhurata;

tragjeditë, shtrëngatat-mërgatat,
 -po ngritem dhe po bie,-nga stuhitë,
 -dhe,-përsëri, e përsëri,-po ngritem vertikalisht,
 Drejt Diellit , drejt Tokës.., 
 Ah!…
 Kam dashur dhe po dua,- me drejtësi:
 të sfidojë, të godas pamëshirë, Zezëbotën!
 …Prej djersës,
 lotëve, 
 ideve-zjarishte,
 -prej gjakut tim, 
 -disa, po marrin dritë, 
 disa, po majmen, 
 disa, rrugët po i humbin në oborret…,
 -shpërthimi i revoltës sime…, 
 përhapja e DRITËS dhe tymit tim;
 -prej penës sime…, 
 -disa po i tmerron,-e VËRTETA dialektike,
 PELLAZGO-ILIRO-SHQIPTARE, 
 -po donë me i mbytë!…

 

      19.Dhjetor, 2016

Shperndaje ne
Updated: 21 Dhjetor, 2016 — 06:17

The Author

Fadil Shyti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.