Shqiptarët e Maqedonisë nuk dinë se çka duan

Serbia dëshironte që luftën tonë çlirimtare në Kosovë me 1998-1999, ta kthejë në luftë fetare, atëherë sikur lufta jonë të hidhej në përkufizimet fetare ajo luftë nuk do të kishte përfunduar kurrë. Ushtrisë Çlirimtare te Kosovës iu bashkëngjitën me mijëra djem e vasha nga Kosova, shqiptarë e shqiptare nga Amerika, Gjermania, Franca, Zvicra, Britania e Madhe, të mos i përmend të gjitha shtetet, kurse propaganda serbe dhe ajo antishqiptare thoshte për mijëra muxhahedinë nga Lindja e Mesme dhe pjesëve tjera të botës që po iu bashkohëkan UÇK-së në luftë kundër Serbisë.

UÇK-ja nuk e pranoi këtë propagandë sa armiqësore aq edhe ndjellakeqe. UÇK-ja,  e dinte mirë se në mesin e tyre nuk ka pasur shqiptarë që kanë folur rrjedhshëm gjuhën arabe për t`u marrë vesh lehtë me muxhahedinët , për kundër asaj që nga Konferenca Islamike  ( Pakistan 1998 ) deklarohej se ““se separatizmi shqiptar në Kosovë e Metohi karakterizohej si “xhihad “.(luftë e shenjtë).

Lufta e UÇK-s ishte luftë e shenjtë kombëtare por jo, kurrën e kurrës fetare.

Derisa para dhe gjatë luftës “raportohej” për ardhjen e luftëtarëve islamikë për t`iu bashkuar UÇK-së, gazeta “The TIMES”( Londër, 26. 11.1998) shkruante: ”Derisa për shqiptarët muxhahidinët paraqesin një katastrofë publike, presidenti Millosheviq e forconte regjimin e tij duke portretizuar luftën e Serbisë si luftën e tyre të mbrojtës së Evropës nga Islami. “

Edhe serbët e dinë, edhe bota myslimane e ajo e krishtere e di shumë mirë që në radhët e UÇK-së ka pasur shqiptarë të të gjitha besimeve, jo vetëm si ushtarë por edhe si komandantë dhe se kanë kontribuar me të holla e armatim shqiptarët e të gjitha konfesioneve fetare. E gjithë bota e di se shqiptarët e të gjitha feve e besimeve kanë qenë të masakruar, të çnjerëzuar, të djegur e të dëbuar e të deportuar . Të gjithë që nga Lindja e Perëndimi, nga Veriu e Jugu e dinë që polici, ushtari, paraushtaraku serb nuk ka vrarë se pse ishim myslimanë, apo sepse ishim katolikë, por se pse ishim shqiptarë. ((Fahri Xharra: Lufta e UÇK-së nuk ishte luftë fetare, zoti Davutoglu!  E Hëne, 18.07.2011 )

“The Scotsman”, më 30.11. 98, nga gazetari Chris Stephen raportonte nga Prishtina: ”Përafërsisht një e katërta e UÇK-s janë shqiptarë jomyslimanë dhe se gjatë gjithë kohës lufta me serbët, lufta e shqiptarëve nuk është luftë fetare por kombëtare.”

“The Scotsman” i cekte burimet e larta të UÇK-së: “ Është qëndrim i qartë se ne nuk i duam ata (muxhahidinët) në mesin tonë, dhe asgjë nga ata. Edhe pse ishim të këshilluar nga miqtë tanë, ne kemi pasur parasysh këtë edhe më herët” ( Fjala është për takimin e Zot. Holbrook në Zhenevë me disa nga krerët e luftës , 1998 )

Pra?  E bëra një përshkrim të shkurtër për tentimet serbe dhe reagimin shqiptar të Kosovës në prag dhe gjatë luftës.

Duke e parë qëndrimin e shqiptarëve të Maqedonisë të ikjes së tyre nga vetvetja dhe afrija me turqit deri në vetëmohim kombëtar , e  ngrehi një pikëpyetje të madhe se pse u bë ajo luftë ?  (Pa dashur të mohoj aspak se edhe në Kosovë , pas luftës së 1999-ës u panë tendencat e organizuara shumë mirë kundër po asaj lufteje e asaj fitoreje të pritur një mijë vjet. U tentua ,bile edhe shumë që Kosovën ta shndërrojnë në një vend islamik ( me kushtetutë islamike) ; por si duket këtu reagimi dhe vetëdija kombëtare ishte më e lartë dhe milionat e derdhura nga shërbimet  ruso-turke për qëllim të caktuar nuk patën sukses. ( rreziku ende është , ai nuk është fikur )

Është e pakuptueshme që Lufta i 2001-ës në Maqedoni e ndryshoi strukturën e të menduarit shqiptar , paslufta e rriti humbjen e vetëdijes kombëtare dhe e zvogëloi   dëshirën për të qenë shqiptar . Shikoni , kur një pjesë e madhe e shqiptarëve i ka ndërruar emrat nga ata  shqip  në ata   turko-arab kjo nuk do koment . 

Populli shqiptar i Maqedonisë  duhet ta dijë mirë  se sa më shumë thirrje  të bëhen për mos festimin e  Vitit të Ri , aq më shumë i humbin shanset e të qenit shtet formues në vendin e tyre . Populli shqiptar i Maqedonisë duhet ta di mirë se i takojnë Europës , dhe se ata e dinë mirë se ku nuk festohet ( e edhe ndalohet kremtimi )  i Vitit të Ri.

Kremtimi apo moskremtimi i festave univerzale të Europës  nga shqiptarët në Maqedoni ,po kësaj Europeje ia tregon të vërtetën e dëshirës shqiptare që të jetë në rrugën e saj apo dika tjetër. Kujdes or popull !    

Të parët tanë thoshin: “ Katun`i që shihet nuk do udhërrëfyes “

Fahri Xharra,22.12.16 Gjakovë

Shperndaje ne
Updated: 22 Dhjetor, 2016 — 00:41

The Author

Fahri Xharra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.