Letërsi kombëtare: Nga Cikli me poezi imazhiste- Reis Mirdita

Autor: Reis Mirdita

7
Kohërat

Ç’farë kohërash!
Drita e kuqe pas xhamit të ndyrë
Në Rrugën e Madhe, presidente
Dhe qytetarë, kalojnë
Këta të ndyrë, Rrugën e Madhe
Të kryeqytetit.
E kuqja turpërohet;
Presidentja lodër: krenohet.

8
Qytet i gjallë; i pa jetë

Ngjyrë shkëmbi e rëre, ndërtesat
Shtyhen drejt qiellit;
El-Capitan, mungojnë
To-to-kon indiani dhe
Alpinistët urbanë,
Për të thyer
Monotoninë e xhamave, veturave
Dhe avatarëve me tela
Në veshë.

Shperndaje ne
Updated: 23 Dhjetor, 2016 — 13:02

The Author

Reis Mirdita

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.