Etnikumi: FORMULË VETËQORTIMI: NA PLAÇIN SYTË !, I


Nga libri “Strategjia e shqiptarëvet” të Gjokë Dabaj-t

E përzgjodhi Prof. Zymer Mehani

Na duhet prapë të rikthehemi te kapitujt që na rrëfejnë e rirrëfejnë pësuarjet tona tragjike shumëshekullore dhe të pangushëllueshme. E bëjmë këtë për të lidhur më mire pasojat me shkaqet. Sepse, në i quajtshim fatkeqësitë tona përvitshmëri,duhet ta dimë që ato vijnë nga përditshmëritë.
Sa herë që shohim mangësi në çfarëdo fushe të jetës sonë,duhet, është e nevojshme, është e domosdoshme, t’i themi vetes: Më plaçin sytë! ose: Na plaçin sytë ! Përndryshe, u lëmë mundësi të tjerëvet të na i nxjerrin sytë me bajoneta. Por ne, me sa duket, as që e kemi përdorur ndonjëherë këtë lloj
autoqortimi.
Kur një vajzë adoleshente e derdh kafen mbi furnelë, e ëma shkon dhe i thotë: Pse, moj bijë kështu? Kur e njëjta vajzë e djeg, e shkrumbon, bukën në furrë, e ëma shkon sërish dhe i thotë si edhe më parë: Pse, moj bijë? Por kur po ajo vajzë e derdh prapë kafen mbi furnelë, e djeg prapë tavën në furrë, e bën prapë kekun thëngjill, atëherë nëna nuk thotë më : Pse, moj bijë? I thotë: Të plaçin sytë! Edhe vajza vetë, po nuk mësoi ta qortojë veten, kurrë nuk ka për të mësuar si bëhen punët. Kështu ndodh edhe me bariun, kur ia ha ujku dhentë. I thonë të tjerët: Ku e pate mendjen? Ku i pate sytë? Por i thotë edhe bariu
vetëvetes: Më plaçin sytë mua! Si nuk i ruajta më mirë?!
Përshkrumbjet dhe përgjakjet e të gjithë visevet të Shqipërisë: Të Shqipërisë Veriore, të Shqipërisë Jugore, të Shqipërisë Lindore, të Shqipërisë Qendrore, e kanë pajisur Kombin tone me përvojën e djegies së shtëpivet tona, me përvojën e vrasjes së njerëzvet tanë, me përvojën e dhunimit të femravet tona
nder-ruajtëse, me përvojën e çarjes së barqevet të nusevet tona shtatzëna.
Por ne, me sa duket, nuk kemi zënë mend prej të tilla përvojave dhe prej të tilla pësuarjeve ! Përse ?!? Sepse nuk i kemi përpunuar dot strategjitë dhe taktikat efikase. Jo strategji koti, por strategji efikase. Ndërkaq Ata, keqbërësit tanë, i kishin strategjinë edhe taktikën makabre të vendosjes dhe të ngulimit në tokat tona. Dmth, i kishin strategjitë dhe taktikat edhe të
shfarosjes sonë. Ne s’i kishim shtrategjinë dhe taktikat tona.
Pyetja vazhdon të shqiptohet e të rishqiptohet me ngulm:
Përse nuk i kemi përpunuar dot strategjitë dhe taktikat e mbrojtjes së njerëzvet tanë dhe të tokavet tona ?! I kemi parë në ç’mënyrë na kanë hyrë sërbët në Prokupje, në Kosanicë, në Kurshumli, në Toplicë, në Vranjë. Kemi duruar “stoikisht”masakrat. Na rruat “stoicizmi”! Kemi bërë kundërmësymje.
Kemi bërë edhe protesta: Na dogjën, na vranë, na plaçkitën, na përzunë ! Por ç’kemi MENDUAR, THËNË dhe BËRË, (Jo si ca popullata anemike, por si një Komb i vërtetë !), në mënyrë që ATA, kushdoqofshin, të mos ua mësynin dot, të
mos guxonin t’ua mësynin, nja 40 vjet më vonë, Mitrovicës, Prishtinës, Prizrenit, madje edhe Lezhës ! Artës, Pargës, Janinës,madje edhe Gjirokastrës ! Edhe Vlorës! Kjo është çështja që duhet zgjidhur një herë e mirë.
Si në shekujt kur kanë ardhur barbarët, edhe këtë herë, dmth në shekujt XVII, XVIII dhe të paktën një pjesë të shekullit XIX, ishim ne ata që i mbanim në dorë frenat e një shteti shumë të madh. Atëherë të Perandorisë së Romës, tash të Perandorisë Osmane. Mburremi që i kemi “dhënë” Turqisë 35 kryeministra.
S’ka si të mos konkludojmë që etnosi ynë, ose më saktë, Kombi ynë, sepse tashmë ndodhemi në fazën e krijimit të kombevet, kish në vetëvete, pra, në përbërjen e vet, një klasë pasanikësh shumë të fuqishme. Mund të përmendim me qindra: vezirë, pashallarë, komandantë të shquar të ushtrisë osmane, reformatorë të shtetit turk, tregtarë, deri në zotërimin e monopolevet në mallra shumë të rëndësishëm, që i sillnin lirat e verdha me thasë, jo në 1 vit, por në 1 javë e në 1 ditë. Si erdhi atëherë puna që sllavëvet dhe
grekëvet iu dha prapë mundësia që të bënin plojë mbi Kombin tonë ?! Përgjigjja është e shkurtër: ATA i kishin të gatshme strategjinë dhe taktikat e tyre. (Nuk është e vërtetë që kanë filluar me Naçertanien dhe me Megaliidhenë. Strategjitë e tyre ATA i kanë shumë më të hershme.) Ne nuk i kishim as
strategjinë, as taktikat tona. Ç’të themi me këtë rast?!
Marrim vetëm një aspekt, në dukje fare të vogël:
ATA, shpeshherë duke mos pasur as bukë thatë, për të mbushur barkun, punonin me këmbëngulje për të hapur shkolla në gjuhët e tyre dhe njëkohësisht punonin edhe më me këmbëngulje për të mos lejuar ne shqiptarëvet që të hapnim shkolla në gjuhën tonë.
(Le që ne s’na shkonte fort mendja te shkollat.) A do të ndodhte kështu, nëse ne do t’i kishim pasur të përpunuara e të vëna në zbatim strategjitë dhe taktikat tona të të jetuarit si tërësi etnike? Pashallarët tanë kujdeseshin për haremet dhe i mbanin haremet me të gjiitha të mirat, por për të hapur shkolla, apo për t’u dhënë nga një copëz bukë bejtexhinjvet tanë të mjerë, as që e kishin në refene. Në rastet kur afroheshin luftërat, e para masë e ngutshme që merrnin pashallarët tanë, ishte evakuimi i haremit, që të mos u ndodhte gjë e keqe gravet të haremit, Allahu Mëshirëmadh na ruajttë ! Të mos u ndodhte gjë e keqe femravet, more burrë, se meshkujt bëjnë si bëjnë !
Jo femravet që pillnin fëmijë e shtonin Kombin ! Ato le t’i thernin sllavët edhe grekët ! Ato le të mbeteshin paçavure korijevet të Shqipërisë, një këtu një atje, njëra afër fëmijës së vet therur gjithashtu, tjetra ndarë fëmijësh të therur, por ngjitur e kacafytur me përdhunuesin.

Pjesa e II-të

Shperndaje ne
Updated: 24 Dhjetor, 2016 — 18:21

The Author

GJOKË DABAJ

1 Comment

Add a Comment
  1. Selman Dervishi-Mani,USA.

    FORMULË VETËQORTIMI:NA PLAQIN SYTË;ROMULË TETËCOPTIMI:LAGRAQIN
    MBYTË;KUR NË DITËN E FUNDIT,PRITËN MUNDIT,JEZU KRISHTI SHTROI
    DARKËN RUNDIT;BASHKËMENDIMTARËT,DRASHKËRENDILARËT;TRADHËTARËT
    OR,BARËBARËT;DUKE UA OFRUAR MISHIN,PO THOT:HANI MISHIN TIM;OH,
    A,DUKE U AFRUAR VENËN E KUQE,PO THOT:PINI GJAKUN TIM;SE,NESËR,
    NESËR DO TË KRYQËZOHËM;DHE,JU ASNJËRI NUK DO GUXONI TË PRANONI
    SE KENI QENË BASHKPUNËTORË TË MI;A,KUR TË NESËRMËN U KRYQUA OR
    VETË KRISHTI,NË KYQ,FJALËT E FUNDIT,PO LUTET:FALI O ZOT,SE NUK
    PO DINË SE ÇKA JANË DUKE BERË;AS NUK KANË STRATEGJI NDJENJË,AS
    QENJË,PËR MBROJTJEN MBARË PRIPËRBALLIMIT OR,RIPËRPARIMIT,MORE,
    ORE,DUKE TRETUR OR DUKE DJEGUR,SHPETIMTARIN,DESHMITARIN,SI DHE
    KRIJIMATRIN OR FLIJIMATRIN,E KËSAJ BOTË;PO DHE NE;MË E SHËNJTA
    MË E SHTRËJTA,SHQIPE SHQIPTARE;OKUPATORI,UZRPATORI,BASHKA O ME
    ZAGARË,BARËBARË,TRADHËTARË,KRYLEGJËNDËS-HY-REGJENDËS OREE,ADEM
    KRYLEGJNDARIT;I OFRUAN SA TË DOJË PARA E PASURI,PASAPORTA PREJ
    ARMIKUT-BEODRADIT;DHE,CILIN VEND TË BOTËS MË T’MIRIN T’MIGROJË
    VETËM,VETËM,MOS T’JA FILLOJË LUFTËS;A,BABA-SHKABA KRYLEGJENDËS
    BASHKË ME DJEM E VAJZA,ME FAMILJE FAREFISI,I KTHYEN PËRGJEGJE:
    EDHE PASURINË E BOTËS ME NA OFRUAR,NUK E PRANOJMË,TA NDËRROJMË
    ME PASURITË DHE TRASHËGIMITË MBARË KOMBËTARE,MBARË SHQIPTARE,O
    NE,DO TË I MBROJMË,I MADHË E I VOGËL,TERË FAMILJA,DO DIGJEJ OR
    PIQEJ,N’ZJARR EDHE VARR,DUKE MBROJTUR NGA LUKURITË,O,DUKURITË
    BISHA ARDHACK-GARDHALAK;RUSO-SERBO-SLLAVE;PUSO-GJERBO-SHKAVE,
    AH,KRYLEGJENDA,HYEGJENDA NGA PREKAZI-KRERFAZI,SHQIPE-SHQIPTARE
    QE IA KRISI,IA QENDISI LULEN E BALLIT,CRULËN E PRALLIT,SHTRGES
    SHLLIGËS,VARRANIKE,ZVARRANIKE;QE GODITI,TRONDITI NDER MOMENTE,
    OR,TERË KONTINENTE,PËR RITRIUMFIN,RIPRIGUFIN,TEK MË I LARTI OR
    MË I ZJARTI,SHPETIMTRAIN,DESHMITARIN,FLIJIMTARIN,KRIJIMTARIN,O
    EDHE KRYLEGJENDA,ADEM KRYLEGJNDARI,PËR TRADHËTI PRER KATRANDI
    DUKE U LUTUR PËR VARFËRINË,KRATËRINË;PA KURFARË STRATEGJIE,AH,
    PËR MBROJTJEN,MBARË KOMBËTARE,MBARË SHQIPTARE;POR,NE DUHEJ,OR,
    QE MBARË NJË FAMILJE 21 ANTARË FAMILJE DHE,58 FARË FIS GJAKU O
    PRAGU FAMILJARE,TË DIGJEN,PIQEN KANDILZARE,MBYTAS FYTAS;FYT OR
    PËR FYT,ME NJË PUSHTET GJAKATARË,TRADHËTARË,BISHA,HISHA;HIJE O
    ZIJE;QE MBARË KRYLEGJENDA-HY-REGJENDA DUKE LUFTUAR FYTA-FYT ME
    BISHA KANIBALË,AH,QANI MALE;QE KJO KRYLEGJENDË-HYREGJENDË TERA
    BOTËRORE,NDERA MË NJERËZORE;QE JA KALON,NA VALON,TRIUMFON,RIG-
    UFON,LARTË O MË LARTË;PRAN ALTARIT TË SHQIPTARIT,TERË RREZE OR
    BREZE NËNËQELLI,PËRFILLI,MBARË KRYLEGJENDARIZTMIN,ORE,MORE,OUU
    HY-REGJENDARIZMIN;PËR LRINË,PAVARËSINË,DHE,DEMOKRACINË O MBARË
    BOTËRORE,OUUU,MBARË MË NJERËZORE!!HEU,ME FAT O AT OR DHE,OREEE
    ATDHE;EDHE SHKABË-BABË HYEGJENDË-KRYËLEGJENDË,MBARË SHQIPTARIE
    O MBARË NJERËZORE ORE MBARË BOTËRORE;MU KJO ËSHTË BIBËL O EDHE
    KURAN;A,KJO PA SHIBËL,ORE GURRA-BURRA GJAN;MAJE MALI NA FALI;
    SHKRIPKA VËRRIA;OUUU,MBARË SHQIPTRAIA!!.TË FALA NJË REFUGJAT I
    LUFTËS NË KOSOVË,QE NGA KËSO BANDA,TRANDA,TERRORISTE,THERROR-
    PISTE,NËN DHUNË,FURUNË,NA PËRZUNË;PORSE,RIGUFOI,TRIUMFOI,OREE,
    HY-REGJENDA,KRYLEGJENDA,NDËR MOMENTE DEMO(N)KRATIKE;TERË KONT-
    INENTE MËMO-ANTIKE,QE TË RIKTHEËMI,RISHPREHËMI,PËR RINGRITJE O
    RILINDJE,MBARË KOMBËTARE,OUUU,MBARË SHQIPTARE!!.

Lini një Përgjigje te Selman Dervishi-Mani,USA. Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.