Etnikumi: FORMULË VETËQORTIMI: NA PLAÇIN SYTË !, II


Nga libri “Strategjia e shqiptarëvet” të Gjokë Dabaj-t

E përzgjodhi Prof. Zymer Mehani

Edhe në paç kuturisur për ta shitur Atdheun, mos e shit krejt, o të njeri i pamend ! Se pastaj, ç’do të të mbetet tjetër për të shitur !? Me se do të rrosh pastaj ?! Tregohu i zgjuar, or kryeizgjuari i Dovletit ! Ta ka prurë fati që je bërë i pasur. Mendo si do ta ruash atë pasuri. Mendo si do t’ua lësh pasardhësvet të tu atë mall që e ke grumbulluar! !
Puna e parë do t’ishte, të mos e rrjepësh popullin tënd me barrë të rënda tatimesh, që kurrizi i tij të mos i mbajë dot. Kemi shembull mbretin Genc. Ai e kish ngarkuar aq shumë popullin e vet me taksa, sa, kur e pushtoi Shkodrën pretori romak, Anici, i tha parisë së vendit: Ne do t’ju marim gjysmën e taksavet që i paguanit mbretit tuaj. Dhe populli, qoftë edhe përkohësisht, mbeti “më i kënaqur me pushtuesin” se sa me mbretin e vet. Kemi shembull edhe Balshajt. Ata e patën bashkuar për një çast thuajse krejt Arbërinë. (Në të vërtetë, u bashkua vetë Arbëria me ta, se i gjeti më të përshtatshëm, pas robërisë dyshekujshe nën dinastinë sërbe të Nemanjiqvet.) Por ata, Balshët, bënin budallallëqe në fushën ushtarake, pastaj, për t’i riparuar budallallëqet, ia shtonin popullit tatimet deri në atë masë, sa populli nuk mbante dot më.
E humbi kështu dinastia e Balshajvet simpatinë në popull dhe u shua siç shuhet një dorëz kashte.
Puna e dytë, paralel me të parën, të cilën e kanë praktikuar të gjithë të suksesshmit e Botës, është, t’ia rritësh lavdinë vendit tend, duke grumbulluar rreth vetes filozofë, poetë, arkitektë, skulptorë, muzikantë, piktorë, historishkrues, filologë. (Të kujtojmë vetëm dukën e Vajmarit! Sa ia rriti ai lavdinë Gjermanisë, duke mbajtur rreth vetes, dmth duke financuar, krijues si Gëteja e si Shileri ?!) E treta është: Të mos e lësh popullin pa shkollë, sepse, kur të të sulmojë ai që sulmon, popullin injorant do të ta vërë përpara e do të ta shkelë me këmbë e me thundra, si një tufë mizash të
dheut.
Në Prokuple, Kurshumli, Toplicë e Kosanicë, para se të na i shkretonin sërbët, sigurisht që kemi pasur midis popullit edhe njerëz të kamur. Edhe ushtrues të pushtetit kemi pasur. Por ata as që i kanë kaluar nëpër mendje të këtillë parime strategjik・, për t’u siguruar ashtu jetë të gjatë edhe pushtetit edhe pasurisë së tyre. Ata nuk i hëngri meraku nëse populli rreth tyre ishte
i varfër, ata nuk kishin hapur shkolla në gjuhën arbërishte, që njerëzit të dinin çka janë, ata nuk kishin grumbulluar rreth vetes as historianë, as poetë, as gazetarë. Mirëpo, në po ato kohë kur në Kurshumli e Prokuple dëgjohej vetëm zëri i ndonjë hoxhe gjysmëanalfabet, edhe ai zë, arabisht e jo shqip, në Beograd, pra, pak më në veri, g・onin gazetarët, poetët, historianët, me rrëfimet e tyre, herë të rremë e herë të vërtetë, por që popullin sërb e kompaktësonin.
Ku janë tani ata pushtetarë e ata pasanikë shqiptarë të Toplicës e të Kosanicës ?! I ka kalbur dheu! Ai dhe, i shkelur prej këpucëvet me thumba të ushtrivet sërbe dhe i bërë gjurma-gjurma prej mushkavet të Sërbisë !
Edhe në Çamëri e njëjta gjë ka ndodhur, si në shekullin XIX ashtu edhe në shekullin XX. Mezi kish dalë një çam i ditur. Edhe ai, për të hapur universitet turqisht në Turqi, jo shqip në Janinë.
Në Janinë Alipashë Tepelena kish hapur gjimnaz në greqisht ! Mos i ndrittë shpirti! Pse nuk hapi shkollë shqipe Aliu?! Alfabeti shqip ekzistonte prej shekujsh. Nuk mund të justifikohemi me “kohën” dhe “rrethanat”. Nuk mund të themi më: Sulltani u dha ATYRE e nuk na dha NE. Sulltani privilegjoi ortodoksët grekë edhe sllavë e ne nuk na privilegjoi, sepse konsideroheshim turq. Ne i kishim njerëzit tanë brenda në pallatin e sulltanit. Në qoftë se do t’u kish shkuar mendja, a nuk do të mund ta siguronin ata një copë privilegj për të hapur ca
shkolla arnautçe në Arnautllëk? Përgjigjja do t’ishte: Ata ishin myslimanë dhe për myslimanët as që bëhej fjalë të kish mejtepe e medresera në gjuhë që s’ishin të Allahut. Kundërpyetjet e kundërpërgjigjet mund të vihen varg njëra pas tjetrës, por përgjigjja përfundimtare do të jetë prapë po ajo: Në shekujt
XIX e XX ne na bënë kasaphanë fqinjët tanë dhe e vetmja mundësi e jona ishte, të vdisnim “burrërisht” “pa bërtitur”, siç thotë një nga informacionet e atyre kohëve, kur na lidhnin nga 50 vetë kokë më kokë dhe na i ngulnin në qafë bajonetat.
Pika “burrërisë” sonë !!! Ç’meritojnë tani ata paraardhës tanë?! Tani, që gjysmë milioni çamëve nuk u jepet e drejta as të shkelin në Çamëri, le më t’i punojnë e t’i gëzojnë tokat e veta, të bëjnë tregti, industri e detari në vend të vet, kurse një gjysmë milioni came ortodoksë nuk dinë as të shkruajnë shqip?! A meritojnë lule mbi varre, apo…?! Jemi velur me “justifkimin”: Grekët bënin politikë kështu, sërbët bënin ashtu… Ata kishin përkrahjen
e Patriarkanës, e cila siguronte… Po njerëzit tanë ku ishin?! Në c’g… të s… ishin futur të fuqishmit tanë të atyre kohëve?!
Plot ka qenë sulltanati me arnaut・ në të gjitha kohët! Pse nuk bënë politikë shqiptare ata, që ishin më të fuqishëm se Patriarku? Nëse funksionarët anglezë, gjermanë, francezë, italianë, çekë apo polakë, që punojnë në organet qendrorë të Bashkimit Evropian, nuk do t’i shikojnë edhe interesat e anglezëvet, gjermanëvet, francezëvet, italianëvet, çekëvet apo polakëvet, ç’do t’u hynte në punë atyre kombeve Bashkimi Evropian?! Për çfarë na hynte
në punë ne Perandoria Osmane, kur arnaut・, nga që nuk e ngopnin dot barkun e trahana, i thurnin himne trahanasë?!
Shihni çfarë ka ndodhur në vitin 1944! Shqiptari Napolon Zerva u jep vartësvet të vet orientimin “taktik” për veprime kundër myslimanëvet bashkëvendës. Ai thotë: “Çamëvet duhet t’u afrohemi (“Çamëvet”)! Sikur vetë nuk ishte çam! GjD) dhe t’i marrim me të mirë, që të mos na ikin nga duart deri sa të zëmë kufirin. Pasi t’i kemi mbyllur si bagëtitë në vathë, jo vetëm njerëz që nuk do të lëmë të gjallë, por edhe macet e tyre do t’i shkojmë në thikë” (Krs.L.8,2004, f.118)
Zbatimi i parë praktik i atij “orientimi” fillon në Paramithi.
Forcat e armatosura të Zervës i afrohen natën Paramithisë nga të 4 anët. Në mëngjes vetë komandanti i trupës shkon te myftiu dhe arrin t’ia mbushë mendjen se ato forca “nuk kishin asnjë punë me çamët”, prandaj çamët duhej t’i ulnin armët dhe të rrinin të qetë në shtëpitë e tyre. Myftiu i Paramithisë i besoi Kalit të kalbur të Trojës, dhe i udhëzoi besimtarët e vet që të mos “provokonin” luftë. Ndërkaq, grupe ushtarësh grekë (Ose shqiptarë ortodoksë, ne nuk e dimë cfarë ishin, GjD) shpërndahen nëpër rrugët dhe
sheshet e Paramithisë, duke thirrur si tellallë: “Urdhërohen të gjithë ata që kanë armë, t’i dorëzojnë menjëherë, se qetësinë dhe rendin do t’i mbajë ushtria. Askush të mos frikësohet. Ne ju konsiderojmë si vëllezër. Duhet të bashkëpunojmë dhe të
ndihmojmë njëri-tjetrin.”Dhe qorrat e Paramithisë, verban・ e mjerë, (Kujt nuk i
vreroset shpirti, kur i përfytyron?! Kujt nuk i rrjedhin lotët!?) vanë t’ia dorëzonin armët ushtrisë “rendruajtëse”. Sigurisht, këtu e kish bërë punën e tij edhe, ndoshta i vetmi “intelektual”i atij qyteti, myftiu kryeqorri. Ende pa mbaruar mirë dorëzimi verb・or i armëvet, ushtarët e Napolon Zervës, të shqiptarit Napolon Zerva, janë derdhur mbi popullatën me të shtëna armësh. Me të dëgjuar të shtënat, njerëzit kanë braktisur shitoret dhe ia kanë dhënë vrapit, kush këndej e kush andej. Vritej kushdo që u dilte ushtarëvet përpara. Rrugët dhe sheshet u mbushën me kufoma. Kur masakruesit u turrën për të therur një djalë 6 muajsh, e ëma e mbuloi djepin me trupin e vet. Atëherë ata ia ngulën asaj thikën në kurriz: kuptohet, therën edhe nënën, edhe foshnjën poshtë nënës. Therën edhe djalin tjetër dhe, më në fund, e shuan krejt atë familje, duke vrarë edhe të atin e fëmijëvet. Në një shtëpi tjetër shohim të theret një vajzë, pak më tej 3 djem të së njëjtës familje, 1 grua dhe 2 vajzat e saja i kanë mbërthyer me gozhdë në një mur shtëpie. Një burrë e kanë
vrarë, kurse me të bijën, para se ta vrisnin, janë argëtuar. Dmth e kanë përdhunuar. I bukur argëtim! Aty rrotull i kanë therur ose vrarë edhe 12 a 13 të tjerë. “Në tërë Paramithinë”, thuhet në një dëshmi, “dëgjoheshin kujet dhe vajet rrënqethës, të pleqvet, të të rinjvet dhe të fëmijëvet, që i shuanin shpresat e fundit
nën krismat e armëvet, nën preset e thikavet dhe nën goditjet çarëse të sëpatavet” (Krs.L.8, 2004,f.118-119) Gjithkush mund të thotë si t’ia marrë mendja, por ne vazhdojmë të ngulim këmbë në konkluzionet tanë, nga ata më të hidhurit, që të mbeten gogël në fyt e s’të lënë të marrësh frymë. A dorëzohen armët në një të tillë situatë?! A ka ky popull njerëz të mençur në gjirin e vet?! A ka udhëheqës?
A ka farë organizimi? Mirë se banorët e Paramithisë nuk mund të dinin çfarë u ka thënë Napolon Zerva vartësvet të vet në Janinë.
Nuk mund të dinin, sepse s’i kishin në shtabin e tij agjentët e vet, ashtu siç duhej t’i kishin. Po ngjarjet që kishin ndodhur më 1912-1913-n a aq shpejt i kishin harruar paramithiotët?!
Po shportat me sy njerëzish “dhurata” të arbërvrasësvet Preluboviq, përse të mos i mbanin mend Çamëria dhe krejt Shqipëria, sado që ajo lemeri kish ndodhur para 566 vjetësh?
(Ja p・se duhen shkollat! Nuk duhen shkollat vetëm për të ditur sa petale ka luledelja.) Një thënie e urtë ka qenë formuluar disi kështu: Miu mund të më kalojë pa pandehur nj・erë përmbi mustaqe. Në më kaloftë herën e dytë, e kam unë fajin, jo miu. Po thika e shqiptarëshfarosësvet sa herë na i ka care gjokset ne?! Po zjarret e shqiptardjegësvet, sa herë na i kanë shkrumbuar edhe shtëpitë edhe njerëzit brenda tyre?! Dhe prapë nuk paskemi mësuar të mbrohemi?! Ishim njerëz pa shkollë, po thua?! Epo mirë! Aty i kishim, rrotull nesh popujt e shkolluar. Pse nuk u shkolluam edhe ne, në mënyrë që të dinim secili jo çfarë ka ndodhur para 566 vjetësh në Janinë, por edhe para 2500
vjetësh dhe në atë mënyrë të dinim të ruheshim, edhe prej të prituravet edhe prej të paprituravet?!

Pjesa e I-rë

Shperndaje ne

The Author

GJOKË DABAJ

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.