Letërsia kombëtare: Cikël poezish- Zymer Mehani- OPOZITA E POZITA

POZITA E OPOZITA

Cikël poezish: Zymer Mehani

I.
Ditë
Dhe natë
Bashkë janë
Çudi
Ç‟m‟i vrasin

Këta sy
Sillen
Si gjarpërinj
Zvarrë zvarrë
Si kërminj
Me hapa
Godasin
Dhëmbët
I kërcasin
Me fjalë
Ngrepacohen
Kërcënohen
Copëtohen
Vaj e qaj
Medet
Mjerë
Për këtë milet
Shumë keq
Për dreq
Që goja
U pëllet
E populli im….
Pret
II.
N’emër t’pop’llit flasin shpesh
Fjalët ua merr era
Përballen me çdo rrebesh
Me qëndrime t’prera
Vetë vendosin askë s’pyesin
N’dorë e marrin ligjin
Por sa shkrep një kërcënim
E ulin kurrizin
Nuk ia lënë askujt aspak
Dhe nuk binden kurrë
Politikë, he për merak
Si egjri me grurë!
Domosdo sjellje të mirë
Kur hyn frikë- mandata
Deshte s’deshte ata kanë
E do situata
III.
Kur i shikoj
Syve s‟u besoj
Dhe kur i dëgjoj
Mbetem i pagojë!
Ata kokë më kokë
Kohë edhe pa kohë
Gju më gju me barbarin
Sy më sy me tradhtarin
Kur i shoh
T‟i njoh s‟dua
Kur i njoh
S‟kanë punë me mua
IV.
Ca me “fakultete”
Shkollë të mesme fare
E shkolla fillore
S’u bën asnjë pare
Pse s’dinë të lexojnë
E s’dinë as të shkruajnë
Fare s’e çajnë kokën
Dhe aspak nuk vuajnë
Dija s’u bën punë
Por veç dalloveret
Ata s’thonë “Rroftë shkolla”,
Por “Rrofshin tenderet”
Me gjoks e bërryla
Shtetin e çojnë para
Se janë t’jashtëzakonshën
S’i gjen as n’Përralla
Baballarë të kombit
Pinjollë të k’tij vendit
Punojnë “sipas ligjit”
Veprojnë “sipas rendit”
Buxhetin e shtetit
E kanë si të babës
Kur t’duan e çnukin
Edhe n’mes të natës
Fëmijët e tyre
Nuk janë si shumë tjerë
Ku t’dojnë “i shkollojnë”
I punësojnë shumë herë
Pa politikanët
Populli shkon posht
K’ta janë “shpëtimtarët”
Merr vesh “o kodosh”
I duan veç lëvdatat
Nuk e donjë kritikën
Atë që mendojnë natën
E realizojnë ditën
Marrin me dy duar
Në çdo hap që çesin
Dje veç me një euro
E sot milion xhepin
N’qejf i kanë tenderet
Ua dinë rëndësinë
Nuk mendojnë për shtet
por veç për shtëpinë
Veç për vete janë
Për t’afërmit e vet
Deri n’bërryl i futin
Duart në buxhet
Se ua ka lënë baba
Ua la xhaxhai
Si mjerë që i ka
Popull fukarai
N’ daç n’ Televizon
N’ Termoelektranë
N’ Bibl’otekë Kombëtare
N’ Postë e Telekom
N’daç në Aeroport
N’ spitale e ente
Njerz’t e vet i kanë
“Me dy fakultete”
Kështu na çojnë para
Se janë shumë të zot’
As gjumë s’bëjnë rehat
Ata nuk rrinë kot
Kur nuk kanë para
N’ pazar çesin tokën
E shesin shumë lirë
E “rrudhin” Kosovën
Malit t’ Zi ia shitën
Nja nëntë mijë hektarë
Janë bërë pareli
Janë bërë pashallarë
N’ Bashkim Evropian
S’ dojnë t’ na çojnë dhe pikë
Këtë Kosovë të shkretë
Do ta çojnë n’ Afrikë
V.
Llomotisin shumë
Vërshojnë porsi lumë
Zgjuar rrinë shumë pak
Më tepër bëjnë gjumë
N’fushata premtojnë
Ekonomi ndryshe
Dhe shumë vende pune
E qum’sht dallëndyshe’!
Porsi gjela deti
Krekosen shumë mirë
S’u zë besë askush
Zbulohen pa gdhirë
Pseudopolitika
Edhe hileqarët
N’ tah t’rrafshit t’thejnë qafën
T’poshtrit, gënjeshtarët!
VI.
Tungjatjeta, deputet
Dje bari e sot si mbret
Dje n’katund e sot n’qytet
Dje përroskë e sot si det
Qumshti i nënës t’qoftë haram
Se gabove u fute n’klan
Ti çorroi sytë politika
Ku t’mbet besa dhe etika?
Pse harrove ti qëllimin
Na bëre t’humbim besimin?!
Në Kuvend flet vend pa vend
Pse u bëre pizëveng?!
Pse n’Kuvend shtyh’ni me b’rryla
Ku t’mbet nderi e fytyra?
Në foltore del shet mend
Lart ngre zërin don t’na çmend!
Pse krekosesh si gjel deti?
Mos kujto se nuk je mbreti!
Theve besen e k’tij mileti
Dije mirë- ia ke bërë veti!
Turfullon, gjoksin qet para
Porsi derri nëpër ara
Mendt i mban veç te paraja
Hajmendet ç’na zu belaja!
Flet pa rend e mendjen-murë
Dukesh krejt-karikaturë
Dallovere bën “si burrë”
S’ke as dije as kulturë
Si biban e sikur gjel
Në foltore sa herë del
Dukesh si dinosaur
Votën time s’ta jap kurr’!
Me fjalë t’pista bën debat
Duke prishë tëndin surrat
Fryhesh bëhesh si quran
T’gënjen mendja- s’je azgan!
E merr botën nëpër gojë
Më shumë veten e vë n’lojë
Gjithsecilit i puth dorën
T’ka ardhë koha, kqyre orën!
Deputet, more mjeran
Lumë si unë që afër s’t’kam!
Me hajni, korrupsion
Ty askush nuk ta kalon
Gojë-mjaltë e gjuhë-shpatë
Xhepat plot, por zemrën-thatë!….
VII.
Matrapazë
Politikanë
Trushpëlarë
Ata janë
Psikopatë
Sysopatë
S’kanë mëshirë
Janë rrëshirë
Delegat
Deputet
Gjithçka t’merr
Dhe asgjë s’t’jep
Djaj e dreqër
Dhe lanetë
Dalshin fare
N’këtë planet
Ruaju popull
Mos zërë besë
Se k’ta dema
Janë t’pabesë
T’vjedhin
n’mbrëmje
“T’dojnë”
n’mëngjes
Se k’ta janë
Krejt faqezes
Ruaju popull
Zemër ar
Se ti ke
Syrin kandar
I stër-regjur
N’hu,
N’litar
Njeh
çdo mashkull
Të shtëpisë
Se a ka diç
prej burrnisë
Se a është
Ai për Pazar
A për derra
e gomarë

Shperndaje ne

The Author

Prof. Zymer Mehani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.