Letërsia kombëtare: ÇAMËRIA KJO PLAGË E VJETËR

NË DJEP TË KUJTIMEVE

Një Djep e kam dhe në at’ qaj
Djepin e kujtimeve nga vetja se ndaj
Lidhur për shpirti fortë e mbaj
Në të përkundem deri sa s’shkundem
Qofsha në gëzim apo në vaj
*
Veçse ai lot i nxehtë shkul
Derdhur faqeve t’Botës përplot
Rrëfen dhimbjen që mu ka ngul
Për tokën time lënur nga mot
Ku varret e t’parëve n’perëndim
Pa ndal m’thirrin për një takim
E uns’po mundem me u dalun zot
Nga sfida emri që m’dalin sot, as
S’mund me e prekun truallin tim
N’shenjë kujtimi me u lexu këndim.
*
Nga nostalgjia që kam në mërgim
Un’,veç po e ndrydh trunin tim
Plakem së largu, n’kujtim i thinjur
Me fijen e shpresës lidhun për Uni
Mos meu shkëput nga Gjeni im
Tokës a Detit Djepin e përkundi
Për ditë ma t’mira me u pa n’gëzim.
*
Fort po m’buçet zemra ime sot
N’gjak t’Arbnit që i shkon n’vlim
Seç ma ushqen trunin tim o zot?!
Me t’bëmat e lashta t’popullit tim
Që m’i lanë t’parët në trashëgim
Amanet për zgjimin tonë
Ngado ku frymojmë neve sot,
Sot o kurrë sa s’asht ba vonë!
***
Çamëri,ti Tokë Thesprote!
Shekuj varg në lot e n’gjak
Mbete n’gra e në ndoj plak
Dhe n’do t’mi në konvertim
Rreth e përqark të sojit tim
Ngrën’e sosur veten n’dëshpërim
Nga shfarosjet me gjithë dëbim
Ndonse fëmija tu përgjak
Për Liri kur dhe kushtrim
Ç’u tundën i ri edhe plak
Por, bota qe shurdhmemece!
As nuk pa, e as u zu n’lak
Padrejtësia që Ty tu ba
Evropën plakë s’e bëri merak
*
Ashtu po i ngjet por edhe sot
Bash si ty dhe motrës jote
Nuset i marrin pa dullak[1]
Dardani i thënçin për mote
Mollën e kuqe e mban n’bajrak
Me një gluhë e me një resë
Përcjellë nga brezi n’brez
Bashkë llafosin me besa-besë
I njëjti gjak damarët ua ndez
*
Veçse loti i nxehtë shkul
Po m’sjellë n’mend atje ku jam
Australi,Amerikë apo gjëkund
Kudoqofsha, me tu përkul
Nga andrra t’trishta me u shkund
Djepin e kujtimeve me e tund
Se s’po muj me dorë me t’prek
As nuk m’lënë në ty me hi
Ajrin tënd me e fut n’mushkëni
Ujin tënd n’burim me e pi, kët’
Dhimbjen time për me e shkul
Se mos vdeksha pa t’pa me sy
Por tu gëzofsha n’Tate Liri
Çamëri moj Çamëri
Se ku vete, se ku gdhi
Emri jot plot nostalgji
Mi mba hapur vesh e sy…!
Po rroj gjallë veç për ty…!
Ta festovsha un’ njat Liri….!
Që nga Jugu deri në Veri…!

16, maj, 2007
Janinë,ÇAMËRI

[1] duvak

© Kasam ShAQIRVELA

Shperndaje ne
Updated: 27 Dhjetor, 2016 — 00:44

The Author

Kasam SHAQIRVELA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.