Pasojat e gjumit kombëtar – sa të vegjël që kemi mbetur !

Europa e dinte fort mirë se kush jemi dhe sa jemi dhe sa vlejmë si popull. Europa e dinte shkëlqyeshem të kaluarën tonë historike . Europa e dinte edhe këtë, që robërimi osman i 500 vjetëve të kaluara e kishte  gërvishtur trurin tonë dhe që ne deri diku e kemi harruar se kush ishim. . Ah , Europa … po ajo e dinte forte mirë se sa të lehtë që jemi .

Nëse flasim vetëm për kohën e demokracisë së Shqipërisë ( 1991 e di me sot ) si dhe kohën e Kosovës independente (1999 e deri me sot ) do të bindeni edhe ju vet që Europa nuk  na kishte harruar ; por ne e kishim harruar vetvetën. Doni prova ? Jo , se të gjitha i dini .  Europa mundohej të na aktualizoj  “ se shqiptarët  janë përshëndetur me të kaluarën osmane “, Por , më kot . Ne i treguam se jemi po ata të 1912-ës  .  Dhe si mendoni cili është fajtori këtu ; ne apo Europa ?   

Shikoni hartën e mësipërme , dhe e shihni se ata e dinin që përkundër tkurrjeve , asimilimeve , mohimeve dhe vetmohimeve ende mund të llogarisnin që ai territor mund t`iu “dorëzohet “ shqiptarëve dhe të vetqeverisin. Ah , shqiptarëve  !  

Duke e admiruar biblioteken preofesionale të tim bir , ma tërhoqi vëmendjen një libër vëllim madh : “Pulpa dhe patologjitë e saja” e autorit amerikan. “Hyra “ mbenda dhe e lexova që libri ishte punë e përbashkët e 57 profesorëve të mëdhej nga qendrat e ndryshme  universitare me zë në Amerikë; asnjë nuk ishte as arab , as turk e as shqiptar . Të gjithë ishin nga ana tjetër , të atyre që “ bunkerët “ e kultivimit të anti europianizmit po na thërrasin t`i kemi armiq. Sa keq!  

Gani Mehmetaj shkruan : ” Xhamitë bunkerë kultivojnë paranojën ndaj qytetërimit evropian, ndaj “kaurit”, ndaj çdo gjëje të mirë, ndërsa e nxisin frikën ndaj lirisë e demokracisë, duke u përpjekur të kultivojnë errësirë e prapambeturi.” 

Europa mendonte që   ne i themi vetvetes :”Ç’ka të bëjë myslimanëria apo krishterëria me shqiptarësinë? Myslimani të jetë mysliman, i krishteri i krishterë; po Shqipëria është e ne të gjithëve dhe e të gjithëve është detyra të mendohemi e të bëjmë si është më mirë për të. (FK) ‘ … vetëm atëherë  e kemi këtë pupull  ( shqiptarët ) me ne .  Por, jo ! Neve na mashtruan dhe ne iu përgjigjem  Europës : “ I`m kosovar muslim since 1389 “

Fotoja e turpit e veglave te verbera turko-arabe.

Kur ne e harrojmë se  zanafilla e jonë e ka kaluar 10 mijë vjetshin , kur ne e harrojmë se kush ishim dhe i themi vetës se kemi ardhur këndej pari jo ma herët se viti 1389 ? Mendoni që perëndimorët do të na duan në mesin e tyre?  

Miku im  Hasan Bordoniqi shkruan “Shpirtërisht do të doja që viti i ri 2017 të jetë viti nismëtar i shkatërrimit rrënjësor të së keqës , zotërimit të së mirës, gjithandej kah dielli rrezon, jeta frymon.I tëri i përshkuar nga kjo dëshirë, Shqiptarëve e Shqiptareve, kudoqofshin në këtë rruzull, shendin kumbues të zemrës sime po ua fjalësoj :Gëzuar “  

Gëzuar shqiptar , me një mendje të duhur dhe një shpirt të nevojshmëm dhe të drejt , kombi dhe e ardhmja e tij ka nevojë për ne. Tek e fundit ;”Nënën tonë Shqiptari nuk mund ta hedhim në azil tek turqit , arabët , grekët dhe serbët “

29.12.16 Gjakovë

 

Shperndaje ne
Updated: 29 Dhjetor, 2016 — 17:42

The Author

Fahri Xharra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.