REAGIM MBI KATEGORIZIMIN E VETERANVE TË UÇK-së

USHTRIA ÇLIRIMTARE E KOSOVËS
OPERACIONI ” SHIGJETA” DT.Nr.2
Prsihtinë 29. 12. 2016

REAGIM MBI KATEGORIZIMIN E VETERANVE TË UÇK-së

Të nderuara familje të dëshmorëve, invalid dhe veteran të luftës së UÇK-së!
Ne eprorët e DT nr.2 të Operacionit “Shigjeta” më në krye Komandantin Bilall Syla dhe Zëv.kom.Rrahim Bekteshi përfshir këtu edhe stafin komandues shprehim mospajtimin tonë në lidhje me propozimet e ndryshimeve ligjore mbi Ligjin e veteranve të luftës së UÇK-së.

Ne nuk mund të pajtohemi asesi me këto propozime të cilët lënë anash dhe të harruar të gjithë luftëtarët e Operacionit “Shigjeta” dhe ata të Koshares, luftëtar këta qe lanë familjet e tyre, punën dhe erdhen nga te gjitha shtetet e Botës, Evropa perendimore, SHBA dhe Australia dhe mbarë Diaspora. Pas mobilizmit të shpallur nga SHP i UÇK-së të gjithë këta djem dhe vajza pa asnjë hezitim ju bashkangjiten rradhëve të UÇK-së.

Të flitet për kategorizim të veteranve thjesht kjo është një ndarje klasike, kurse ne ishim bashkë në vijat e frontit. Asnjëri prej vullnetarve të UÇK-së nuk ka paramendu se sa do të zgjasë lufta, por ata erdhen dhe ju bashkangjiten të lavdishmes UÇK sepse e kërkonte Atdheu dhe Kombi.
Shumë prej këtyre bashkëluftëtarve ranë edhe dëshmor në vijat e frontit në Operacionin “Shigjeta” dhe në Koshare, mos vallë dëshironi edhe ata ti klasifikoni dhe të ua merrni statusin e dëshmorëve??

Gjaku i dëshmorëve dhe i të plagosurve së bashku me jetën e të gjithë veteranve është i njëjtë sikurse i atyre të para 31 Marsit 1999 ashtu edhe të tjerëve pas 31 Marsit 1999.

Jo kjo nuk është e drejtë!!

Sot njohë shumë bashkëluftëtar qe jetojnë në varfëri ekstreme e dikur pikrisht këta bashkëluftëtar kanë jetuar dhe punuar në Perendim dhe kanë pas kushte të mira.

E ju tani me propozimet tuaja dëshironi të i ndani në klasifikimin e tyre, duke i klasifikuar edhe pensionet dhe kur dihet se cila është gjendja ekonomike e tyre dhe se nuk është ndonjë pension i madhë ai qe marrin veteranët, por thjeshtë është një ndihmë sociale .

Propozimet për klasifikime nuk janë gjë tjetër vetëm se një hapje e “Kutisë së Pandorës” qe mbjell përqarje në mes nesh.

Shkeljet të cilat janë bërë gjatë verifikimit dhe statusi qe i është dhënë “ veteranve të rrjeshëm” aty duhet të i kërkoni ato shkelje dhe të ju hiqet statusi dhe jo të ipen propozime për klasifikime.
Dukuritë e këtilla kanë bërë qe shum veteran të vërtet të heqin dorë edhe nga statusi i veteranit. Po qe se miratohet këto propozime pë klasifikimin e veteranve dijeni se ju jeni ata qe do të përqani veteranët e luftës së UÇK-së….

Nëse dëshironi një verifikim të mirëfillt kishte me qen mirë të rreshtohen të gjitha njësitë nga skuadra e deri tek Brigada dhe atëher zgjidhet “Nyja e Gordiut “

Me shumë respekt :
Zëv.Komandanti : Rrahim Bekteshi
Komandanti : Bilall Syla

Shperndaje ne
Updated: 29 Dhjetor, 2016 — 22:26

The Author

Rrahim Bekteshi

3 Comments

Add a Comment
  1. respekt komandanta te nderuar; Bilall Syla dhe RRahim Bekteshi

  2. Te nderuar komandat statusi per veteran u keqperdor shum hyri qdo kush apo me mir te themi e pat te leht me hyr qdo kush me ligjin qe esht shum i thjesht, ku bie pergjegjesia mbi ken prap mbi ushtarin kjo sesht e dreit dhe as pak morale per komandantet, ne luft na udheheqet dhe nuk na kursyet dhe me te dreit por ne paq nuk ditet me na ruait na perbuzet na anashkaluat dhe e afruat te aferermit dhe te te njofeshmit dhe gjerave materjale, esht turp mbas 17 vjeteve me vrapu mbas nje pune qe duhet ju vet komandantet me hec dhe mos me pranu me maipolu as kend dhe as vet ju, sot luain me ne e apo me ndienjat tona qdo kush deri edhe ai qe se ka perjetu luften fare,me keqardhje po shkruai si nje ish ushtar i zhgenjyar

  3. E mbeshtes pa tezerv,reagimin e Bilallit dhe Rahimit,per ligjin diskriminus dhe qesharak te pushtetit ndaj veteraneve te luftes.Une po e ceki rastin tim dhe besoj se shumica e bashkluftetareve e sidomos te atyre qe erdhen nga diaspora.Une pas shpalljes se mobilizimit,si ushtar profesional e kam pase obligim moral ti bashkangjitem rradheve te UÇK-es.Dita me krenare e jetes sime ka qene ajo kur mbusha formularin dhe u sistemova si ushtare i i UÇK-es,por njeherit dita me e veshtire e jetes sime sepse u ndava prej familjes,lash punen,lash gruan me tre femij,pa pune dhe pa sigurim shendetsore,dhe u pershendeta qe ndoshta nuk do te shihemi kurre,me perqafoi djali im 6 vjeqare ndoshta per here te fundit,dhe ma leshoi nje shikim te permalluar,babi ndoshta ky do te jet perqafimi im i fundit,per ate qe ndieva ne shpirt nuk gjej fjale te pershkruaj ato momente.Asnjeher nuk i thash familjareve te mi se po shkoj dhe do kthehem pas tre muajsh si veteran,apo si hero me para a po me xhipa,asgje nuk ju premtova sepse nuk e dija a do kthehem fare i gjalle.Dashti Zoti pas perfundimit te luftes,te cilin perfundim une dhe shokt e mi nuk e ditem dhe nuk e organizuam ,u ktheva ne Gjermani tek familja ime ,faqebardh por me borxh prej 700 markash gjermane qe mi huazoi nje Hamid Leskaj nga Shqipria per te arrit ne shpi.E tani ju pys juve pushtetare te pandershem dhe pamoralshem,jame une fajtore qe ju pergjigja fteses se shtabit te pergjithshem,dhe se lufta perfundoi pas tre muajsh,dhe se nuk perfitova asgje por vetem 700 marka borxh per rruge?Ky esht turp qe sod degjon familja ime se qfare ndodh me veteranet e luftes!Te nderuar bashkluftetare,qendrojm gjith sebashku,dhe kundershtojm ket ligj diskriminus.Ndoshta e zeprova pak por kerkoj ndjes.Me respekt Ibrahim Shaqiri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.