Cilët ishin skordiskët ?

Sa shumë më dëshpëroi fotoja e  “Turpit  “kur një grumbull “shqiptarësh” mbanin pankartën  në të cilën shkruhej  “ I`m kosovar muslim since 1389 “ . E di që ata ishin të mashtruar , ata ishin dhe ende janë pasojë e një mos shkollimi të mirëfilltë. Nuk e di se sa ata  të rinj e njohin historinë e kombit të tyre , kur i thonë vetit që janë kosovar që nga 1389-ta. Në një gjë jam i sigurt që 90 % nga ata nuk e dinë  përmendësh as tabelën e shumëzimit; por turpi le të bie mbi përgjegjësit e arsimit të Kosovës  dhe mashtruesit ordiner të cilët iu kanë mbushur mendjen që të na turpërojnë para botës .

Fatbardhësisht që kombi nuk varet nga mashtruesit ( e të gjitha ngjyrave ) dhe se lulet e të ardhmes janë në lulëzimin e tyre dhe së shpejti do i qesin kombit dritë dhe ngjyrë që kombi ynë e meriton.

 

E kam për krenari që si bashkëbisedues e kam një dashamirë të së vërtetës shqiptare , dhe që e komenton historinë ashtu si i ka hije , ashtu si thotë historia , ashtu si e thonë librat e fshehur nga ne.
Tema e skordiskëve  është shumë pak  e  trajtuar , dhe aq më pak tema e historisë së Tribalëve.

Shëtitja nëpër histori me udhëzimet e  Ber Hajdinit , të riut nga Kosova që jeton në Francë më rriti kërshërinë e zgjerimit të studimeve të mia për një popull të harruar dhe të  përvetësuar nga të tjerët- Skordisket. ( https://frankhajdini.wordpress.com/ )

(https://web.facebook.com/B.Hajdini10?fref=ts

Kësaj radhe së bashku me z.Ber Hajdini do i shpjegojmë skordiskët kryesisht sipas Historisë së shkruar nga Straboni ( 64 BC – c. 24 AD ) .( Straboni nuk ishte grek e as i ndikuar nga greko-romakët , ai shkrun historinë ashtu si duhet ,ashtu siç ishte. )

Skordisket ishin përzierje  e keltëve me thrakasit dhe iliret . Shënimet për ekzistencën e tyre janë gjetur në periudha të ndryshme historike të Ilirisë, Thrakisë dhe Dakisë. Shtrirja e tyre ishte e gjerë, që nga Austria ,Kroacia , Hungaria Sllovenia Serbia , Bosna .
Emri i tyre lidhet me Skordus ( Shari ) , territor në mes Ilirisë dhe Pejonisë . E rëndësishme për historinë është se ata përkundër lindjes së tyre si përzierje fisesh ( të gjithë pellazg) ata flitnin sikur Ilirët dhe e ndienin vetën   superior të kohës kur jetonin. (Андраш Мочи тврди да они нису настали као келтско племе сами се групишући, већ су били „креација келтске политике”[11]. Они су формирани након 278. п. н. е., као преживели народ након келтске инвазије на Грчку настањени у горе наведеном региону[12] и за себе су говороли да су мала, још увек моћна, владајућа класа. Релативно брзо, они су се помешали са бројним супериорнијим нацијама, а келтско име племена је задржано, иако можда мало измењено, у складу са језиком који су говорили Илири.[13] )

 Të kuptohemi ,  një shkrim publicistik për Skordiskët nuk e mbushë arkivin për historinë e tyre e aq më pak arkivin shqiptar. Ne jemi shumë të varfër nga shënimet ,nga dokumentet e autoktonisë sonë në periudhe të ndryshme historike. Qëllimi i shkrimit është një nxitje për studjuesit e rinj që të merren në diplomat dhe doktoraturat e tyre me diçka që i bënë nderë edhe historiografisë shqiptare , por edhe ndryshimit të opinionit  të gjerë se nuk jemi të djeshëm ; por jemi ata që e kemi bërë historinë e Iliriku ( Ballkanit ) Azisë së Vogël dhe më gjerë

Nuk kemi ardhur këndej pari që nga 1389 -ta !

 

Literatura e nevojshme për studjuesit :

https://frankhajdini.wordpress.com/

András Mócsy, Die Bevölkerung von Pannonien: bis zu den Markomannenkriegen Budapest 1959

F.Papazoglu Srednjebalkanska plemena u predrimsko doba. 1969. pp. 265

J.A. Crook; Andrew Lintott; Elizabeth Rawson (1994). The Last Age of the Roman Republic, 146-43 BC. The Cambridge Ancient History. 9. ISBN 978-0-521-25603-2.

Celts and the Classical World by David Rankin. 1996. ISBN 978-0-415-15090-3

Theodossiev, Nikola. Celtic Settlement in North-Western Thrace during the Late Fourth and Third Centuries BC: Some Historical and Archaeological Notes.

Wilkes, J. J. The Illyrians. 1992. ISBN 978-0-631-19807-9. стр. 84.: “…Celtic Scordisci away from the river Danube..

30.12.16 Gjakovë

Shperndaje ne

The Author

Fahri Xharra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.