Letërsi kombëtare: PËR TY, DËSHMOR! (13-VJEÇARIT KUSHTRIM JASHARI)

 

PËR TY, DËSHMOR!
(13-VJEÇARIT KUSHTRIM JASHARI)

Tëndën jetë-
Atdheut dhuratë
Në këtë qiell arbëror
Ndrit si meteor
Qëndresa jote-
Premtuese për fitore
Ngadhënjyese luftrash prore
Ti, Kushtrim Jashari-
I lirisë sonë-
Farkëtar
Trim dhe sypatrembur-
I vërtet shqiptar
Me fuqi vigani
Dhe zemër luani
Disfatë s’njohe kurrë
Me gjakun tënd t’kuq
Ia freskove fushën
Shqipes në Flamur
Para tëndit varr-
Epitaf i gjallë:
-Kosovë, kush jetën ta ngjalli
-13-vjeç Kushtrim Jashari
Linde për t’u flijuar
Për këtë atdhe
Këtë tokë të bekuar
Ti, o vëllai im-
Kushtrim zemërtrim
Lirinë na e solle
Gjer te yjet emrin
Atdheut ia lartësove

Poezi: Zymer Mehani

Shperndaje ne
Updated: 3 Janar, 2017 — 02:20

The Author

Prof. Zymer Mehani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.