Jeta dhe vepra e Sami Frasherit marrur nga mediat turke.

Samiu_03

Biografia e Sami Frasherit *)
Nder mjeshtrit me te medhenje te  letersise  turke dhe shqiptare eshte Shemsedin Sami – Sami Frasheri, ne gjuhen dhe gramatiken turke ka krijuar punime te medha eshte perkthyes, shkrimtar dhe gazetar. Ishte femiju i gjashte i familjes Frasheri , lindi ne fshatin Frasher te Shqiperise jugore, babai i ti ishte Halil Beu, prinderit e Halil Beut erdhen nga Berati dhe ne kete pjese te Shqiperise u vendosen, babai i ti  ishte Bejlerbeu i Timarit ( tokave) . Mesimet e para i mori ne Teqen e Bektashive dhe gjuhet e lindjes (arabishten dhe persishten) se bashku  kulturen e lindjes e mori Nga Mahmut Efendiu nga Tetova.
Me 1859 i vdiq Babai, kurse e Ema ne vitin 1861, pas vdekjes se prinderve ai zhvendoset ne Janine. Vitet e rinise i kaloi ne Janine dhe ka kryer shkollen me te mire te asaj kohe  gjimnazin  Zosimea te Janines, ne kete shkolle greke  te asaj kohe se bashku me shkencen dhe kulturen ka mesuar edhe gjuhet evropiane greqishten e vjeter dhe te re, latinishten, frangjishten dhe Italishten duke vazhduar arsimin e ne te njejten kohe nga profesori Jakup Efendi ka mesuar arabishten dhe persishten. Shkollen tetevjeqare e kreu per shtate vite. Me 1868 ka kryer shkollen fillore, tre vite me vone  punoi ne Dersadet Matbuatkalemi si nepunes i larte shtetëror. Pasi erdhi  ne Stamboll filloi te punoi si nepunes shteteror ne anen tjeter filloje te shkroi librin “Genel Tarih” – Historia e Pergjithsme, kete liber ai asnjeher nuk arriti ta botoje. Ne vitin 1872 botoje vepren e pare  “Madame Saint Oune” dhe e  botoi  perkthimin e Librin  “Tarih-i Mycbel –i Fransa Historia”.
samiu_shqiptaret_edrejta_01Po ne te njejtin vit ne gazeten Hadika ka filluar te botoje dhe me 1878 ka botuar romanin  e pare ne gjuhen turke „ TAASHUK-I   T’  ALAT VE  FITNAT“ . Dhe hyri ne analet e letersise turke si romansieri pare i gjuhes turke. Ne kete periudhe Samiu ishte i interesuar edhe per  teater dhe ai shkruajti  dramen e pare qe  ishte i frymzuar nga   nga pjesa Syhab    (Ferzendkush) e vepres  “SHAHNAME” te autorit persian Firdusi. Pasi qe kjo veper teatrale nuk ishte e pershtatshme per ate kohe te kaluar. Ne kete kohe Sami Frasheri ka shkruar dy romane „ISKAT –I  XHENIM“( Dy tevdekur dhe Dy te qmendur) dhe dy romane me emrin “Rekabet” qe nuk u botuan asnjeher. Gjate qendrimit ne Stamboll ai ishte ne opozite kunder Jeni osmanllar (Byrokracia e Tanzimtatit) . Ne vitin 1872 ai filloje punen me njeri nder  themluesit e osmanlive te ri dhe pronarin e  gazetave  „HADIKA“ dhe „SIRAC“ qe ishte Ebuzia Tefik. Pas burgosjes se Ebuzia Tefikut ne ishullin Rodos ne Greqi  Sami Frasheri  mori siper  udheheqjen  ketyre gazetave. Ne vitin 1878 Samiu  u be pronar i gazetes “Hadika”. Po ne te njejtin vit kjo gazete u ndalua, keshtu qe Samiu vazhdoi punen ne “MADBUAD KALEMI”, ne anen tjeter ai filloi te perktheje vepren teatrale  nga shkrimtari Dymonoid  Donneri „Dhjetari VJETER“ dhe nga Zhan Pyer Claris de Florion tregime me titull „Galete“. Pas shfaqjes se vepres teatrale „Dhjetari vjeter“ qe u shfaq ne Stamboll ai u terhoqi vemendjen shume artdashesve te asaj kohe ne Stamboll. Po ne te njejtin vit u shfaq pjesa teatrale „Besa“,  „Ah de Vefa“
Ne vitin 1878 Samiu udhetoi ne Trablus Garde dhe nuk dihet se a udhetoi me deshire apo u intetnua. Ketu Babai Sami Pasha Zades, Sami Pasha i dhe Sami Frasherit  ta udheheq gazeten qe kishte  tradite 8 vjeqare  e qe ishte  gazeta e Viljatetit Trablysgard Me 18 Qershor 1874, kur u bene 9 muaj nga botimi i kesaj gazete ai e leshoi qytetin e Trablysgard ne Libi dhe u kthye ne Stamboll ku vazhdoi punen si Korrespodent dhe filloi te shkruajt mbi kulturen shqiptare duke e perzgjedh ”BESEN” e shqiptarve sikurse nje ngjarje nga Historia e Andaluzise dhe ka botuar  me emrin “SEJDI  JAHJA”. Me pas duke u inspiruar nga vepra Firdevsi Shahname ka shkruar vepren “GAVE” (KAWA). Pas botimit te kesaj vepre ka qen kryeredaktor i gazetes “Ebuziatefik”, ka botuar edhe kater numra te gazetes ”Muharir”.
Po ne te njejtein vit bashke me Mihram Efendiun i cili mori me qera shtypshkronjen “TASVIR-i EFKAR MATBASE” se bashku filluan ta shtypin Gazeten “SABAH”, kjo gazete me kualitet dhe permbajtje ishte shembull qe orientoi shumicen e lexuesve te asaj kohe ne Perandorine Osmane. Pas nje viti u nda nga kjo gazete me 1877 shkoi ne Rodos ka qen korrespodent i Sava Pashes qe  ishte Valiu i Gjezairi Bahrisefit (Ishulli i Mediteranit) por nuk qendroi gjate. gjate qendrimit ne Rodos historianet konsiderojne se ishte syrgjyni dyte i ti (internimi) ne kete kohe filluan lufterat Ruso-Osmane 1877-78,  Samiu punoi disa muaj ne kryeministrin e Abedin Pashes ne SEFKIJAT ASKERIJE KOMISIONU   (LOGJISTIKE). Me 1878 kur Mihran Efendi ka ftuar Samiun   te botojne Gazeten   TERCUMANI SARK – INTERPRETI LINDJES. Pas nje kohe Gazeta u mbyll dhe Samiu la aktivitetin ne gjysme. Ne kete periudhe kohore ai filloi te botoje librat dhe perkthimet, me 1880 ai botoi disa libra per gra, ne vitin tjeter botoi te dhenat per ta pais popullin me dituri me nje Reviste e cila quhej “ HAFTA” ( JAVA) . Ne vitin 1882 ka pergadite punimin e pare Fjalorin Kamus-i (Fjalorin turko-freng). Samiu u kthye ne Stamboll dhe qendroi atje dhe me 1894 u martua me Emine Delie Hanemin dhe u vendos ne shtepine e gjyshit   te saj ne Kandilili. Ketu me 1839 filloi te botoje Kamus ul Alam, Tarihi ve Ceografi Lugati ( Fjalori i Historise dhe Gjeografise) dhe “ TABIRI ESSAHLA KAFFEI ESMA I HASSA – YJI CAMIDIR/DICTIONARY UNIVERSAL d, HISTORY ET DE GEOGRAPHY”, kjo ka qen nje Encikopedi e shumanshme moderne ne gjuhen turke dhe e para e keti lloji ne gjuhen turke. Me kete Samiu fitoi titullin Babai i Enciklopedise, ne kete periudhe te botimi aktiviteti ne Tevtish Askeri Komision dhe si nenpunes me 1893 ai u zgjodh Basqatip si Kryenenpunes. Pas vdekjes se gruas se ti me 1883 ai u martua me gruan e vellaut te ti Naimit Belkize Hanemin. Samiu u semur ne Kandilili e me pas kaloi ne Erenkoy, aty shkroi “Kamusi Arabi” (Fjalor  Turqisht-Arabisht)  e Kamusi Tyrki (Fjalori Turqisht).

Vdes me 5 Qershor 1904 ne Stamboll.

Perktheu dhe pershtati:
Fevzi Karamuco dhe
Rrahim Bekteshi

Perkthyer nga *http://www.biyografi.info/kisi/semseddin-sami-frasheri –

Shperndaje ne
Updated: 24 Janar, 2015 — 09:31

The Author

Rrahim Bekteshi

1 Comment

Add a Comment
  1. Sami bej Frasheri eshte ndoshta dijetari me i madh-polimath qe ka dale nga soji yne por i rritur dhe edukuar ne kohen dhe kushtet e Perandorise Osmane, “Dhente Zoti që Shqiptarët shpëtofshin nga njeri-tjetri”-tha Sami Frashëri, Dhe ja po hyjmë ne vitin e 26-të të “demokracicë” sone alla-albanesi dhe vazhdon instancë-politika jonë rrumpallë ku vrapojnë “politikanët” o burra kush të dale i pari në pasurim, egoizëm, intrigë, dhe vazhdon pa fund politika jonë bajate 25-vjet rrumpalle..dhe tani për “reformën në drjtësi-gjyqësor” jemi ende’ në vazhdën e rrumpalllës sone dymijë-vjeçare….të motos pa motiv “albanus adversus albanus”…dhe ku gjithmone “gomari del para kalit” dhe kur “sa të medohet i mençuri budallai mbaron punë”. Kështu ndodh në një popull me kulture baritore. “Ky popull pëlqen më shumë zërin e këndezit se sa të bilbilit, se është mësuar se këndezi e zgjuian në mëngjez, i tha Lasgush Poradeci Enver Hoxhës, kur ky i kërkoi atij të bënte poezi më të thjeshta që t’i kuptonte populli.
    Shoqërite njerëzore ndërtohen dhe mabahen mbi dy shtylla kryesore, virtytin dhe inteligjencën, që ne i kemi por siç tha Bajroni “mbeten të paarrira” dhe të squllura. Ne jemi ai vend e ai popull ku i dituri s´ka gjetur kurrë preh, atij ose i është ´´prerë koka apo gjuha, ose është dëbuar e detyruar të syrgjynoset´´.

Lini një Përgjigje te Mehmet |Metaj Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.