Kur serbi i thërret shqiptarët për xhihad ?

Abdul Rrahim

 “Serbia e sulmoi shqiptarinë me mjekra të çetnikeve !!!! Kryexhihadisti  i Dortmundit i quajturi Boban Simeonoviq alias Abdull Rrahim , i cili ka rekrutuar xhihadist  nga Europa për ti dërguar ne Siri, Irak , ne faqen e tij te Fb – kut ka pasur mbi 15 mijë shqiptare dhe turq   , ku ju ka mbajtur ligjërata ” patriotike ” dhe ky çetnik ka pasur kontakte te ngushta me shqiptaret që kanë luftuar ne Siri dhe Irak !!! “ shkruan  Isat Rexhepi nga Gjermania  . Mjerim ! mendjelehtësi shqiptare që ende nuk po dënohet .

E vërtetë që një serb i “islamit “ e mashtron një torishtë të madhe shqiptarësh ? Po .

E vërtetë që një agjent  ( spiun ) i përgatitur mirë për të futur në grackën historike turmën e shqiptarëve të manipuluar ishte serb ? Po , ku jemi ne ?

Ne? Ne, i shkojmë pas  buzëqeshjes dhe mashtrimit të ujkut pa e menduar e as  peshuar si duhet vendimin tonë. Ne, të mashtruar nga një grusht tradhtaresh , lakmitarësh dhe shpirtrash të shitur i shkojmë mbas edhe serbit i cili na joshë me budallikitë e kohës dhe ja  ku jemi.

Nisur nga historia  që e kemi të njohur , nisur nga pragmatizmi pravosllav -ortodoks serb i kishës serbe , është jashtë çdo logjike që një serb të jetë në shërbim të islamit . Serbët e flasin gjuhën tonë , atë gjuhë të cilën as vet nuk e kuptojmë , gjuhën e fesë së një pjese të madhe të shqiptarëve. Por , ata e dinë mirë pse e flasin , e dinë shumë mirë mentalitetin e deleve shqiptare . “Pjesë e madhe e hoxhallarëve pjellin armiq nga mangët, sepse vetëm kështu mund t’i mbajnë nën fre besimtarët tru shpërlarë, vetëm në atë mënyrë mund të jetojnë mbi kurrizin e tyre. Ndalesat e frikësimet janë motoja kryesore e predikimeve. Zotin e kanë bërë mjet frikësues, që t’i mbajnë nën fre besimtarët e dëgjueshëm si delet.” shkruan Gani Mehmetaj . Ata hoxhallarë janë dora e zgjatur e rusit , serbi dhe turkut – e pohoj unë .

Si hoxhallarë, mësues, ushtarakë e njerëz që u takojnë agjencive të punësimit, ishin maskuar misionarët rusë që shërbenin në Kosovë. Shkrimtari Ibrahim Kadriu, nëpërmjet romanit “Misioni rus”, zbërthen faktet historike, duke u shtuar dozën e fiksionit.

Në një intervistë për “Kohën Ditore”, pas marrjes të shpërblimit, Kadriu ka thënë se gjithmonë e kanë tërhequr temat historike dhe shumë romane të tij e kanë këtë bazë. Ka treguar se çështja e misionarëve rusë e ka preokupuar qysh kur një i moshuar i kishte treguar se në Xhaminë e Sinan Pashës në Prizren kishte shërbyer për 20 vjet një imam rus. 

E  shihni pra që edhe Boban Simeoniviq nuk e kishte të vështirë të bëhej islamo-predikues. 

“Të gjitha personazhet ruse të librit kanë të paktën edhe nga një emër shqiptar. Ruslan Nikollai në ambientet katolike përdorte emrin Zef Kristi e në ato myslimane, Faruk Myrta. E Tatjana Volovna paraqitej si mësimdhënëse, duke u prezantuar me emrin Emine Brajari. Kadriu tregon se gjatë hulumtimeve rusët i ka hasur gjithkund. Thotë se ata edhe sot janë të pranishëm në Kosovë e sidomos në Mitrovicën e Veriut. “ e thotë Ibrahim Kadriu .  Pra edhe për Bobanin nuk ishte e vështirë të bëhej Abdul Rrahim  !  Ironia e kohës së përseritur  ! Pra , ku jemi ?

 Për Boban muslimanin lexoni :

http://www.b92.net/info/vesti/

http://www.telegraf.rs/english/

http://www.alo.rs/srbin-regrutovao-krvnika-iz-berlina/87686

 

02.01.17 Gjakovë

 

Shperndaje ne
Updated: 2 Janar, 2017 — 06:17

The Author

Fahri Xharra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.