Letërsi Kombëtare: PËLLUMBA TË VRARË N’FLUTURIM


(Nxënësve shqiptarë, të vrarë nga forcat paramilitare, (policore dhe ushtarake serbe)

Abetaret jua mallkuan
E fletoret jua grisën
Shkollat jua dogjën
Dhe gjuhën jua shanë
E ju, pëllumba n’fluturim
Ju prenë e ju vranë
Egërsisht prenin e thernin
Mbi trupat tuaj të njomë
Por, vrerin s’e shpraznin dot
Në ato stuhi trishtuese
Të kohës me dhimbje plot
Nëpër klasa bakat zbrazët
Përmbi to lule kujtese
Për emrat e gjakut të njomë-
Kurorë e përjetshme për liri
E lot të shkëputur me dhimbje e krenari.

Poezi: Zymer Mehani

Shperndaje ne
Updated: 3 Janar, 2017 — 02:15

The Author

Prof. Zymer Mehani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.