Lamtumirë moj nanë!
Ma bën ti hallall,
se sot unë rradhitem
nê UÇK ushtarë.
Lamtumirë mor birë
të qoftë rruga e mbarë,
të dhashtë Zoti forcë
dalshi faqe bardhë!
Amanet mos qani nanë
ju,motrat dhe vllaznia,
se pa gjakun tonë
jo nuk vjenë Liria!
Thuaj babës plak
mbahu i fortë si burrë,
kur t’ju merrë malli për mua
gjallë jam në Flamur!
Mjaft duruam nanë
ujqit me na ngranë,
ka ardhë koha loke
hakun me jau dhanë.
Se pa krismat tona
jo nuk vjen Liria,
edhe n’vdeksha mori nanë
n’gji më mbanë Shqipnia!
Ika tani nanë
se më pret Atdheu,
amanet t’i dalim zot
na e la Skënderbeu!
Lamtumirë moj loke
po i dal zot k’saj toke,
s’kthehem i gjallë te shpija
pa u fituar Liria!
Lavdi trimit në foto dhe gjithë shokëve e shoqeve të tij të gjallë e të rënë
ku pa gjakun dhe sakrificen e tyre ne nuk do ta gezonim Lirinë!