Shkëlzen Doli është Aleksander Moisiu i kohëve tona

1 janari në Vjenë , 2 janari Vjena në Tiranë – madhështi e civilizimit shqiptar. Miku Valart  Çollaku   shkruan: “Ka ardhur koha që të ndahemi nga lindja një herë e përgjithmonë dhe të tregojmë se kush jemi me te vërtetë !!   Dhe vërtetë:  “Dje Shqipëria e  përjetoi një ngjarje te madhe kulturore. Ansambli i Vjenës përveç muzikës së mrekullueshme që na dhuroi, krijoi një atmosferë të veçantë me plisat mbi kokë. Ata ne fakt nuk janë të paret qe entuziazmohen nga veshja e shqiptareve. Rreth 200 vjet më parë kur evropianet e “ri zbuluan” Shqipërinë, veshja dhe vallja e shqiptareve u bënë përshtypje të madhe

Skica e mësipërme është shkëputur nga ilustrimet e para te “Childe Harold” dhe rrëfen momentin kur ne Lutraki, Bajroni me Hobhousenin undalën për te kaluar natën së bashku me 50 shoqëruesit shqiptarë. Atje, rreth zjarrit shqiptaret filluan vallen dhe me lëvizjet e tyre harmonike e gjithë elegancë u bënë frymëzim për personazhet e poemave romantike te Bajronit.  Veshja dhe vallja shqiptare u kthyen ne përfaqësues te një populli që po trokiste ne dyert e Europës… ( nga Dorian Koçi )  

Miku tjetër e plotëson :” “Qeleshja hyni në Europë , dmth. shqiptarët e futen kokën në Europë. Në koncertin e Ansamblit orkestral të Filarmonisë së Vjenës në Tiranë (nga Leonard Qyteza ).  Dhe më kryesorja “Nga Vjena ne Tirane, vjen Danubi Blu. Interpretim me plisa ne kokë ,miqësi e vjetër shqiptare – austriake. Kjo është adresa dhe orientimi jone.” ( nga Nadire Beqiri )

Mrekulli civilizimi  ! “Shkëlzen Doli është Aleksandër Moisiu i ditëve  tona.( nga Mergim Balaj )” .

Dhe ,ashtu është ! Çka është e Cezarit ,mbetet e Cezarit !

03,12,16 Gjakovë

Shperndaje ne
Updated: 3 Janar, 2017 — 14:18

The Author

Fahri Xharra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.