KË E PENGOJNË FIGURAT TONA KOMBËTARE ?

reshat_sahitajShkruan: RESHAT SAHITAJ

Figurat kombëtare shqiptare gjithnjë kanë qenë në shënjestër të luftës psikologjike të përgatitur dhe të lanësuar nga armiqtë tanë. Lufta psikologjike është një instrument teper efikas i luftës së armatosur e cila përgatitët para pushtimit të një populli, pas pushtimit si dhe në dekadat e mëvonshme te kapitullimit të armikut mbi atë popull.

Përgatitjet e luftës psikologjike për ta pushtuar një popull fillojnë shumë me heret se ndërhyrjet ushtarake. Ato lansohen nga individë të ndryshëm duke mbjellur dyshimin në qeveri, ne personalitete dhe në aktivistët që luftojnë për mbrojtjën e çeshtjes kombëtare në mënyrë që të zhvlerësohet çdo individ dhe çdo përpjekje për mbrojtje kombëtare.

Më okupimin e atij populli fillon lufta tjetër psikologjike duke dhënë shembull se jeta nën sundimin e armikut është më e sigurt si ne ekonomi edhe në lëmi tjera. Këto dy mënyra se si okupohet,sundohet dhe mbahet i nënshtruar një popull më së miri e ka shkruar Makiaveli në vitin 1513 “Sundimtari” e që është aktuale edhe sot.

Në këtë analizë të shkrutër nuk do koncentrohem në të kaluarën e popullit tonë se si i ka përjetuar këto lufta speciale të armikut, por do të ishte mirë të ndalemi në luftën e fundit që u zhvillua në Kosovë.

Me daljen në skenë të LDK-së, Serbia nuk e ksihte planifikuar se LDK-ja do bëhej një levizje gjithëpopullore ku të gjitha familjet tona do të bëheshin anëtarë të kësaj levizjeje. Pavarësisht si ishte krijuar, kush e kishte themeluar, Serbinë do ta pengonte vetë fakti se LDK ishte terë Kosova, andaj kundër kësaj levizje ata ndërmorën masa të luftës speciale për minimin e saj, sepse shqiptarët e bashkuar në një qendër ishte rrezik për Serbinë. Për këtë sherbimi sekret shtetëror i Serbisë fillojë përhapjen e dezinformatave se LDK-ja ishte e themeluar me autorizimin e Beogradit. Themelimi i partive në ish-Jugosllavi patjetër që duhej të regjistrohej në Beograd, dhe ky fakt i justifikonte thashethemet e luftës psikologjike të lansuar nga Serbia. Mirëpo Beogradi nuk mund t’i kontrollonte të gjithë anëtarët e kryesisë dhe anëtarët të tjerë të LDK-së që shtriheshin në tërë Kosovën dhe që vepronin në favor të çeshtjës kombëtare deri në një kohë të caktuar.

Me krijimin e UÇK-së, e cila brenda pak kohe mori famë jo vetëm ndër shqiptarët por u internacionalizua, Serbia e filloi luftën speciale kundër UÇK-së, duke shpifur gjëra të pa verteta , por që ishin të verteta si psh kur ndonjë ushtar i UÇK-së takonte dikë të familjës apo ndonjë shokë të tij , ai i rrefente për luftën e madje edhe si ushqeheshin ushtarët tanë. Tjetri duke dashur te fitonte besimin të shoket e tij se kishte relacione me ushtarët e lirsë i rrefente ndonjë shoku te tij dhe ato fjalë natyrisht që shkonin edhe të sherbimi sekret i Serbisë. Pak ditë më vonë përhapeshin fjalë se Serbia e din edhe çka hanin për darkë ushtarët e UÇK-së.

Lufta psikologjike e lansuar nga Beogradi kishte efekt, sepse në popull fuste idenë e dyshimit se Serbia e kishte themeluar LDK-në, Serbia e kishte themeluar UÇK-në, Serbia dinte çdo gjë edhe çka fliste gruaja me burrin.

Kush i shërbente luftës psikologjike

Në mënyrë që çdo thashethëme të kishte kredibilitet në popull, çdo imtësi përpunohet në zyrat speciale të Beogradit. Duhej që çdo lansim i një fjalie të mos bënte kundërefekte. Pas përpunimit të tyre, ato përhapeshin në ndeje të ndryshme private gjatë ahengjeve, si dhe gjatë bisedave serioze. Shpërndarësit e luftës psikologjike bëhën nga individë që shpesh herë duken jo të rëndësishëm, dukën jo të interesuar në poltikë, por herë pas here edhe nga individë që duken se bëjnë përpjekje për inisiativa të mira kombëtare. Askush kurrë nuk e din origjinën se kush i pari tha se psh: UDB-a e dinë se çka hanë ushtaret tanë për darkë, ose askush nuk e din se kush i pari tha se : LDK-në është themeluar me urdhëer të Millosheviqit. Të gjithë e dimë se flitët kështu, por askush nuk është në gjendje të din se kush i kishte thënë i pari.

Zhvlerësimi i personaliteteve në Kosovën e pavarur

Armiku kurrë nuk heqë dorë nga vendi të cilin e ka sunduar me dekada. Si mundet që Serbia të heqë dorë nga Kosova, kur në Kosovë ka interesa ekonomike se pakut edhe për njëqind vjet?! Tani më Serbia nuk ka asnjë qëllim të okupimit ushtarakisht të Kosovës, por ka qëllim të okupimit ekonomik dhe kulturor. Për këtë okupim ekonomoko-kulturor , Serbia është kujdesur shumë heret, duke i rekrutuar ish-bashkëpunëtorët e tyre ose bijtë e ish bashkëpunërorëve dhe duke i futur ata në sistem të Kosovës së Pavarur. Si veprojnë këta të rekrutuar të Serbisë kundër interesave të Kosovës? Ata që kanë poste të ndryshme në qeveri apo Parlament të Kosovës, natyrisht në emër të “tolerancës” e të zhytur në korrupsion do t’i përkrahin interesat e poltikës së Serbisë e madje duke u thirrur në patritizëm, në liberalizim të vizave, e duke gënjyer opinionin tonë se janë të shtërnguar nga Amerika dhe Europa se ndryshe ata nuk na përkrahin. Amerika dhe Europa garantojnë vetëm atë që shqiptarët dhe serbët pajtohen, por nuk të detyrojnë t’ua japim Trepçen Serbisë. Pesë Fuqitë Ndërkombëtare prezente në Kosovë, janë vëzhguese dhe matës të tensioneve që krijohen ne mes shqiptarëve dhe serbëve duke i vlerësuar se deri ku janë të gatshëm të shkojnë shqiptarët e deri ku serbët. Nëse serbët janë unik në mbrotje të Trepçës, dhe masovikisht populli i bllokon rrugët, ata natyrisht që dallojnë në deklarata të tyre. Mirëpo nëse qeveria jonë është unike dhe e vendosur në vendimet e tyre, dhe populli qendron pas vendimëve të qeverisë se trepçen nuk e japim, është më se evidente se edhe Fuqitë Ndërkombëtare në Kosovë do të ndryshojnë deklaratat e tyre.

Nuk është e mundur që çdo shqiptar të jetë spiun

Pjesa tjetër që i ndihmon luftës psikologjike të Beogradit , janë shtypi, televizioni si dhe indidivët të cilët në biseda e ne rrjetet sociale nuk lënë shqiptar pa e etiketuar si spiun.

Nuk janë të rastësishme thashethemet e lansuar nga Beogradi kur thonë se Adem Jashari ishte spiun i Serbisë, dhe këtë ata e arsyetojnë se ai kishte depot e municionit afër shtëpisë e Serbia nuk e kishte bërë asgjë. Të gjithë e dinë se kështu flitët në biseda të ndryshme e veçmas folin ata që kurrë nuk kontribuan për çlirimin e Kosovës. Më këtë Serbia mbjellë konfuzitet ne mesin e çdo shqiptari për ta zhvlerësuar luftën që e bëri UÇK-ëja.

Pastaj jemi poashtu dëshmitarë kur folin se Adem Demaçi nuk kishte qendruar në burg, por në Hotel në Beograd. Madje njëri prej ministrave të Kosovës para pak vitësh deklaroi se: Po te ishte Adem Demaçi patriot do ta kishin vra Serbia. Më këtë Serbia mundohet të zhvlerësojë tërë burgosjet poltike që janë bërë kundër shqiptarëve.

Disa të tjerë thonë se: Ia kemi parë sherrin UÇK-së , se ata e krisnin një pushkë e iknin e pas krismave te tyre vinin ushtaret serb e na masakronin. Këto që po i shkruaj janë fjalë qe secili prej lexuesëve i keni dëgjuar, por kurrë nuk i kemi analizuar se kush i folë këto fjalë, pse i folë këto fjalë, sa paguhet për këto fjalë nga Serbia…

Pas tentimeve për të njollosur figurat e larta poltike, fillojnë njollosjet e figurave të vogëla publike dhe të aktivistëve të ndryshëm që tërë jetën ia kushtuan çeshtjes kombëtare dhe të figurave patriotike të niveleve të qyteteve dhe fshatrave. Lufta psikologjike e lansuar nga Beogradi duhet të njollosi të gjitha figurat qe nga ato me permasa mëdha kombëtare deri në ato lokale. Të gjithë e kemi vërejtur se kohëve të fundit luftëtari i lirisë nuk mund të rrefejë asgjë për aktivizimin e tij në luftë se mënjëherë një pjesë e bashkëbiseduesëve i thonë se: “Ju kishit qenë më shumë komandanta se luftëtarë. T’i kishte pasur Kosova kaq luftëtar e kishim Beogradin”, ose tjetri të rrëfejë se ka qenë aktiv për çeshtjen kombëtare në Bruksel, Londër, Gjenevë etj , dalin disa mjerana, disa ish bashkëpunëtorë të armikut dhe me “kundërargumente” të fabrikuara ne Serbi dhe të kundërshtojnë. Po të shikohet biografia e atyre që sherbehen me fabrikime të “provave “ nga Beogradi, do të mësoni se pikërisht atyre kurrë nuk iu dëgjua zëri për Kosovën në momentet kur Kosova ishte nën sundim. Madje këta tipa shkruajnë në rrjete sociale me emra të ndryshëm herë si femra e herë pa paraqitur fytyren në profile të tyre. Këta janë tipa pervers dhe të dështuar në jetën familjare dhe profesionale si dhe të kushtëzuar nga padroni i tyre. Në profilin e tyre nuk mundeni të gjeni asnjë shkrim kundër personaliteteve serbe, por vetëm kundër figurave shqiptare. Qe shkarravinat e tyre të gjejnë përkrahës këta krenohen me të kaluarën e ndonjë kusheriri apo të fisit të vetë, nga se ata personalisht nuk kanë më çka të mburrën konkrektisht për jetën e tyre.

Asnjë shqiptar nuk mbet i pastër

Çuditërisht më kë do që do bisedoni, do ta vëreni se asnjë shqiptar nuk është i pastër. Sipas bisedave që i keni zhvilluar apo do t’i zhvilloni me shokët apo familjarët tuaj, gjithnjë vëhet dyshimi se Ramush Haradianj, Fartmir Limaj, Hashim Thaçi, Rexhep Qosja, Adem Demaçi, Albin Kurti, Rexhep Selimi… e deri të çdo shqiptar i cili ka kontribuar për Kosovën do të etiketohet spiun i Serbisë. Kush është ai që e quan spiun Ramush Haradinaj? Eshtë ai i cili e ka për detyrë nga sherbimi sekret i serbisë të mbjelli konfuzitet në popull. Kush është ai që Rexhep Qosjën e quan Qosiq? Eshtë ai që tërë kohën i ka sherbyer Beogradit e tani në Kosovën e Pavarur është i detyruar të përhapë dezinformata kundër Qosjës.

Të tillët mendojnë qe çdo gjë shqiptare të zhvlerësohet. Të tillët nuk kënaqën vetëm me njollosje te figurave qe ende janë gjallë, por fillojnë t’i njollosin si Skenderbeun e Nenë Terezën, duke i quajtur spiunë të Vatikanit, Ismail Qemajlin e quajnë spiun të Greqisë se qenka martuar me greke, Idriz Seferin se qenka konvertuar në katolik, Bajram Currin si komunist…

Çuditërisht askush nuk e akuzon Azem Vllasin, Fadil Hoxhen, Mahmut Bakallin, Xhavit Nimanin etj. Për personalitetët shqiptare të strukturave të sistemit jugosllav, Serbia nuk bënë luftë speciale. Ata duhet të mbetën në historinë tonë kombëtare për t’i treguar tjerëve se Serbia gjithnjë edhe pas vdekjës do kujdeset për bashkëpunëtoret e vetë.

Kush duhet të merret më individët e tillë që i njollosin figurat kombëtare shqiptare? Në fakt ndërprerja e kësaj lufte psikologjike të Beogradit, mund të ndalohet brenda pak muajve sikur AKI të merret serriozisht me analizat e individëve që shkruajnë në rrejtet sociale pa kurrfarë turpi kundër personaliteteve poltike dhe atyre publike. Mirëpo duke e pasur parasysh se AKI-a është në fillim të themelimit dhe ka ende shumë punë më të rëndësishme kombëtare, nuk ka pse t’i qaset këtij problemi që në pamje të parë është inefikas, por që shkakton probleme të vogëla në popull dhe tek individet që janë në shënjestër.

Eshtë për t’u habitur se si këta dezinformatorë, nuk i shqetëson aspak ndonjë deklaratë e ndonjë serbi ne Beograd, por is hqetëson një deklaratë e një personaliteti shqiptar. Këta individë nuk i shqetëson një libër antishqiptar i ndonjë krijuesi në Beograd , por i intereson një libër i ndonjë autori të denjë kombëtarisht në aspektin patriotik.

Shpifësit e tillë, dezinormuesit e tillë në dëmë të personaliteteve potlike dhe publike të Kosovës, do të mbesin të denuarit e historisë. Mjerë ai që i përket asaj shtrese dhe që është përkrahes i thashethemeve te tyre. Ata ishin dhe do të mbetën mjeranë përjetësisht në historinë kombëtare shqiptare.

Shperndaje ne
Updated: 22 Janar, 2015 — 20:58

The Author

Admin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.