Letërsi Kombëtare: Zgjohuni Shqiptar! (Poezi)

Zgjohuni Shqiptar!

Shqiptar, ku do që jeni,

Të gjithë ne, një nënë e kemi!

Po na thërret Kosova,

Po na thërret Shqipëria,

Sot, ditë të vështira,

Po kalon mbarë Shqiptaria.

Të zgjohemi, -O shqiptar!

Si dikur më parë, Skënderbeu,

Që bashkoi, trojet e Mëmëdheut!

Skënderbeu, një Legjendë e gjallë,

Bashkoi trojet e popullit shqiptar!

Të bashkojmë mendjet dhe idetë,

Të bashkojmë forcat,të tregojmë urtësi,

T´i tregojmë Evropës dhe mbarë botës,

Se këto troje të lashta të Ilirisë!

Do t´i mbrojmë me çdo çmim,

Janë trojet shqiptare, të vendit tim!

 

Zeqir Asllani, Shtutgard,
Me 06.01.2017

 

 

Shperndaje ne
Updated: 8 Janar, 2017 — 08:51

The Author

Zeqir Asllani

2 Comments

Add a Comment
  1. OUUU,ZGJOHUNI SHQIPTARË;MBROHUNI SHKRIPFARË;SHQIP SHQIPE MAJE
    GURI,SHKRIP SHKRIPE RMAJE MURI;GURI THEMEL KALAJE,MURI GERDEL
    PALAJE,QALAJE;MURI I TURPIT,GURI I TRUPIT;NUK NDAHËN OR TROJE
    SHQIPE,NUK VRAHËN KROJE SHKRIPE;TROJE KROJE SHQIPTARIE;MBROJE
    PLOJE SHKRIPKA VËRRIE;NA THËRRASIN VARRET MASIVE,NA PLASIN OR
    ZJARRET MAFIVE,NDASIVE,MERRËZIVE;SHQIPJA SHQIPE KRYLEGJENDARE,
    SHKRIPJA SHKRIPE HY-REGJNDARE;LARTË BREZE QIELLI KRY ALTARIT,O
    ZJARRTË RREZE DIELLI HYSHQIPTARIT;PYLL-SHKRIPE,LIS SHEKULLORI;
    HYLL SHQIPE,PRIS SHEMBULLORI;SHKEP RRUFE VETIMË BUBULLIMA;ORE,
    SHKREP KRURE,HE TRIMË GURGULLIMA;FLAKA KRISMA QIELLI-TOKE;OUU,
    SHLAKA FRIZMA TRILLI-KRROKE;PLAGA SHQIPES TROJE POPULL;FLAKA
    SHQIPES PLOJE RROPULL;GJAKU I SHQIPES SHTATË PALË TOKE;PRAGU
    I SHKRIPES SHTATË VALË KOKE;VARRET MASIVE,VARRE MBI VARRE;OU
    ZJARRET MAFIVE,MARRËZIVE,ZJARRE GRI ZJARRE;NGA TRONDITJA MOR
    NGA MALLKIMI,NGA GODITJA,NA KALLTIMI;VRULL VULLKANI NGERTHE
    VARRI;RULL KULLGJANI SHPERTHE ZJARRI;TIMI-FLAKA-TOKE QIELLI,
    TRIMI DALKA,LOKE DIELLI;SHQIPE E SHENJTA KAP KUSHTRIMIN,OUUU
    SHKRIPE SHENJTA,HAP PRUSH-TRIMIN;LOGJE-SHKRIPE TRONDIT-RENDE
    ZOGJE SHQIPE KONTINENTE;KRYLEGJENDË SI PËRJETË MOT,O,EDHE SOT
    QE GJEGJKA MOTI,TERË ATDHEU;GJERGJI-KASTRIOTI-SKENDËRBEU,OREE,
    BASHKA ME HY-REGJENDARIN UÇK.OUUU,ADEM KRYLEGJNDARIN;OU SOT OR
    KURRË,PËRPLOT O BURRË,TËRLOT KJO GURRË,BESA BESË SHQIPTARIE,O
    SHPRESA-SHPRESË,SHKRIPKA VËRRIE;OJ,SHQIPE TEK ALTARI,QE DUKE U
    RINGRITUR,RILINDUR;RIBASHKUAR,RITRASHËGUAR;VËLAZËRO-RIHIRO-ORE
    SHKRIPKA VËRRINË,OUUU,PELLAZGO-ILIRO-MBARË SHQIPTRAINË!!T’FALA
    NJË REFUGJAT LUFTË NGA KOSOVA NË USA.VETËM NJËRI NGA DHJETA OR
    MILION,GADI TERË SHQIPTARIA,SHKRIPKA VËRRIA;NGA KËSO,PËSO,MOR,
    BANDA,TRANDA;NËN DHUNË,FURTUNË,NA PËRZUNË;NGA TROJE-PLOJE TONA
    ZONA,PAKTHIM,PËR AMSHIM,PORSE ARRITEM,JA MBËRRITËM,NË MOMENTË
    DEMO(N)KRATIKE,TERË KONTINENTË MËMO-ANTIKE;PËR RINGRITJE,RILI-
    NDJE,RIBSHKIM,RITRASHËGI, MBARË KOMBËTARË,MBARË SHQIPTARË!!.

  2. KOHA DRIDHET E PERDRIDHET, DO VIE DITA Që DO ZGJIDHET

    Vargje emocionuese që i ngjajn aktualitetit të sotshëm nga ALI ASLLANI

    Dallavera nëpër zyra, dallavera në pazar,
    dallavera me të huaj, dallavera me shqiptar’
    Vetëm, vetëm dallavera, dhe në dëm të këtij vendi
    që ju rriti, që ju ngriti, që ju ngopi, që ju dendi!

    Nga Tirana e Prishtina gjer në Shkup mbretëron një errësirë,
    nëpër fusha, nëpër kodra, vërshëllen një egërsirë!
    Pra, o burra, hani, pini, hani, pini or’ e ças,
    Për çakallin, nat’ e errët, është ras’ e deli ras’!

    Hani, pini dhe rrëmbeni, mbushni xhepe, mbushni arka,
    të pabrek’ ju gjeti dreka, milionier’ ju gjeti darka!
    Hani, pini e rrëmbeni, mbushni arka, mbushni xhepe,
    gjersa populli bujar t’ju përgjigjet: peqe, lepe!

    Ai rron për zotrinë tuaj, pun’ e tija, djers’ e ballit,
    ësht’ kafshit për gojën tuaj. Rroftë goja e çakallit!
    Shyqyr zotit, s’ka më mirë, lumturi dhe bukuri,
    dhe kur vjen e ju qan hallin, varni buz’ edhe turi!

    Hani, pini dhe rrëmbeni, është koha e çakenjvet;
    hani, pini e rrëmbeni, ësht’ bot e maskarenjve;
    Hani, pini, vidhni, mblidhni gjith’ aksione, monopole,
    ekselenca dhe shkëlqesa, tuti quanti come vuole!

    Nënshkrim i zotris suaj nëpër banka vlen milion,
    ju shkëlqen në kraharuar dekorata “Grand Cordon”!
    Dhe kërkoni me ballhapur (!) komb i varfër t’ju thërres’
    gjith me emrin tingëllonjës: Ekselenca e Shkëlqes’
    dhe të quheni përhera luftëtar’ e patriot’,
    në ka zot dhe do duroj’, posht ky zot, ky palo zot!

    Grand Kordon i zotris’sate, që në gji të kan’ vendosur,
    ësht’ pështyma e gjakosur e atdheut të veremosur;
    dhe kolltuku ku ke hipur, duke hequr nderin zvarr’,
    ësht’ trikëmbshi që përdita varet kombi në litar!
    Dhe zotrote kullurdise, diç, u bëre e pandeh,
    kundër burrit të vërtetë zë e vjell e zë e leh!

    E na tunde, na lëkunde, nëpër salla shkon e shkunde,
    mbasi dora e armikut ty me shok’ të heq për hunde.
    Rroftë miku yt i huaj, që për dita los e qesh,
    të gradoi katër shkallë, pse i the dy fjal’ në vesh!

    Koha dridhet e përdridhet, do vij’ dita që do zgjidhet
    dhe nga trasta pem’ e kalbur doemos jasht’ do hidhet!
    Koha dridhet e përdridhet, prej gradimit katër shkallë
    nuk do mbetet gjë në dorë veç se vul’ e zezë në ballë!

    Mirpo ju që s’keni pasur as nevoj’ as gjë të keqe,
    më përpara nga të gjithë, ju i thatë armikut: “Peqe!”
    Që të zinit një kolltuk, aq u ulët u përkulët,
    sa në pragun e armikut vajtët si kopil u ngulët!
    As ju hahet, as ju pihet, vetëm titulli ju kihet…
    Teksa fshat’ i varfër digjet… kryekurva nis e krihet!

    Sidomos ju dredharakë, ju me zemra aq të nxira,
    ju dinakë, ju shushunja, ju gjahtar’ në errësira!
    Ç’na pa syri, ç’na pa syri!… Hunda juaj ku nuk hyri:
    te i miri, te i ligu, te spiuni më i ndyri!

    Dallavera nëpër zyra, dallavera në pazar,
    dallavera me të huaj, dallavera me shqiptar’
    Vetëm, vetëm dallavera, dhe në dëm të këtij vendi
    që ju rriti, që ju ngriti, që ju ngopi, që ju dendi!

    Nëse kombi vete mbarë, nesër ju veproni ndryshe,
    dylli bëhet si të duash, kukuvajk’ dhe dallëndyshe…
    kukuvajka gjith, me lajka, nesër silleni bujar,
    nënë dorë e nënë maska, shkoni jepni një kapar!

    Dhe kujtoni tash e tutje me të tilla dallavera
    kukuvajka do përtypi zog e zoga si përhera…
    Ja, ja grushti do të bjeri përmbi krye të zuzarve,
    koha është e maskarenjve, po Atdheu i shqipëtarve!

    Edhe ju të robëruar, rob në dor’ të metelikut,
    fshini sofrat e kujtdoj’, puthni këmbën e armikut!
    Që ta kesh armikun mik e pandehni mençuri,
    mjafton bërja pasanik, pasanik dhe “bej” i ri,
    dhe u bëtë pasanik, me pallate, me vetura,
    kurse burrat më fisnikë, japin shpirtin në tortura!

    Vendi qenka sofr’ e qorrit, vlen për goj’ e për lëfytë,
    bëni sikur veni vetull’, shoku-shokut kreni sytë…
    Dhe për një kërkoni pesë, po më mir’ njëzet e pesë.
    Le të rrojë batakçiu dhe i miri le të vdesë!

    Po një dit’ që nis e vrëret do mbaroj’ me bubullimë,
    ky i sotmi zër’ i errët, bëhet vetëtimë
    dhe i bije rrufeja pasuris’ dhe, kësi lloj,
    nuk ju mbetet gjë në dorë, vetëm një kafshit’ për goj’!

    A e dini që fitimi brenda katër vjet mizor’
    nuk ësht’ yti, nuk ësht’ imi, është i kombit arbror,
    ësht’ i syrit në lot mëkuar, ësht’ i vendit djegur, pjekur,
    Ju do thoni si të doni… po e drejta dërmon hekur!

    Nga Halil Preniqi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.