KA QENË LEHT ME BËR “HOPA” PA E KALU GARDHIN E “U KRY” ME RREJT BACIN

Arrestimi i ish kryeministrit apo thënë më mirë luftëtarit të Lirisë dhe komandantit Ramush Haradinaj nga autoritetet franceze dhe mbajtja peng e tij në burgjet e Francës ka sjellur zemërim te shqiptarët si në trojet e Atdheut ashtu edhe gjithandej në botën mbarë kudo ku ka shqiptarë. Ndoshta jo tek të gjithë shqiptarët fatkeqësisht por tek shumica e sidomos tek ata qe zemra u rrah me tiktaket e Atdheut!

Dhe padashje na erdhi në mendje rasti i trimit të pavdekshëm Avni Rrustemi paçka se Haradinaj nuk kishte shkrepur plumba mbi tradhëtinë, autoritetet franceze na e përsëritën dhe na e rikujtuan historinë e “Dy krismave në Paris”!
Dhe për ironi të fatit gjersa trimi i Lirisë mbahet prapa grilave të burgjeve franceze presidenti i vet shpallur Hashim Thaçi na përshëndet me një foto nga rrugët e Sh.B.A-ve ku në atë foto të ngjante me një “top model” e jo si një president. Aq sa të sjellë neveri aq të sjellë dyshime ardhja e tij këndej oqeanit aq më shumë kur edhe ai po e përsërit historinë bashkë me veprimet e tij, pasi vizita të tilla kishte bër edhe në vitin 2010 pas riburgosjes së z. Haradinaj! Dhe vetvetiiu më erdhi një shprehje “Sa herë burgjeve tretet Rama Hasha nëpër botë bën reklama! Bile po na pyesin amerikanët: Ore ky Hashimi i Kosovës është top model apo president”???
Po ku ndien Hashim “kowboy”?
Bile me jordam e mbante pallton krahëve sa disa qeshnin thonin pse ju andej oqeanit po thoni kemi dimër kur atje qenka pranvera? Eh po u thashë pale në cilën pjesë të Amerikës ka shkuar Hashim djali se vërtet ne kemi dimër këndej oqeanit ama ai nuk shkon kurrë aty ku ka “dimër”! Dhe siq thashë arrestimi i Ramush trimit na indinjoi tej mase dhe si gjithmonë qysh e kemi zakon ne shqipet duhet me ra një dron në stadium të Beogradit, a një burgosje e Ramushit me na zgju nga gjumi e me na e bë me dije se hala kemi punë me shkie!
Mandej mule me ja sha nanën Francës, Europës për padrejtësi!
Po vallë a po i bëjmë ne njëri tjetrit padrejtësi? A po i bëjmë njëri tjetrit dredhi? A po i kërkojmë njëri tjetrit falje kur po e hidhërojmë, po e lëndojmë e po e dëmtojmë? Po presim me na kërku falje shkau e Serbia kur neve nuk na këkojnë falje vllaznia as kojshia as shoqëria as politikanët.
Po presim drejtësi nga Europa ndërsa nuk kemi drejtësi në familjet e vatrat tona!
Nuk po e shohim se te ne shqiptarët dreqi ka fillu me ecë nga pragu i shtëpisë, ka shku në derë të qeverisë e është ulur këmbëkryq në maje të xhamisë!
Kur ne shqiptarët t’i marrim fshesat dhe fillojmë që nga vatrat tona t’i pastrojmë parregullsitë dhe t’i japim krahë drejtësisë, kur mos t’ja marrim hisen vëllaut e motrës vetëm pse po mundemi, kur prindërit dhe familjarët mos t’ja mbajnë krahun atij qe është gabim por t’ia thonë ndërsy gabimet, kur nuk rrokemi për megja me kojshi, atëherë kemi drejt me dal e me i thënë shkaut të zi në Mitrovicë mos me na qit muri e kufi, kemi drejtë me i thënë Europës mos bën padrejtësi e mos i ndaj tokat tona me Serbi! Kur nuk hargjojmë predha mbi vëllaun por i ruajm për shkaun, kur i blejmë patatet, tomatet, specat nga bahqja e kojshisë e i largojmë nga sofrat tona prodhimet e Serbisë e jo nga inati pse bahqen po e punon vëllau a kojshia dua me blerë nga Serbia!
Ne sado qe kishim fakte nga historia jonë se si stërgjyshërit dhe gjyshërit tanë u dëbuan nga vatrat e tyre dhe i lanë shtëpi e katandi , ne e provuam për fat të keq edhe vet në vitet 1998/99 dhe sërish nuk u mbushëm mend! Në vend se të forcohemi, të bashkohemi e të ofrohemi më shumë me njëri tjetrin dhe të kursejmë e së pari shtetin tonë ta forcojmë me ushtri dhe armatim ne u vërsulem pas ndërtimeve të pallateve e shtëpijave shumë katëshe! Dhe sot po erdhi puna sërish duhet ato shtëpi e pallate të mbetën shkret si dukur!!!
Apo ndoshta perderisa bota shtë e armatosur deri në dhëmbë ne do të mbrohemi e do të luftojmë me beton?!
Tashmë nuk ka me i hapur dyert as Europa, as Amerika, as Bllaca! E vetmja derë e hapur do të jetë Shqipëria nënë që të strukemi në gjirin e saj. Edhe aty nëse nuk na e mbyllin kufirin të huajt! Për këtë e kemi të sigurt për vetë faktin se po shihet si po ecën puna e liberalizimit të vizave qe ishte dhe ështmë shumë lojë apo sa me i shti politikanët tanë me i lëshu pe Serbisë.
Sa e sa paraja pas lufte është derdhur nëpër dasma, nëpër ahengje, sa paraja është dhënë në Qabe siq thonë “në tokën e shenjtë” ata qe tokën e shenjtë qe ua dhuroi Perendia e kan parasysh dhe e shkelin çdo ditë por fatkeqësisht syt i kanë e dritë nuk po ju bëjnë qe tokën tonë të shenjtë aty të mbushur me shqiptarë e ka mbuluar varfëria e papunësia e ne shkojmë e derdhim para aty ku jan të mbuluar me ar!
Sa mirë e dimë dhe e këndojmë këngën “Nuk ka fe as s’ka parti qe përqan kët’ shqiptari”!
Nëse vërtetë ashtu jemi siq thotë kënga atëherë të lutem mos i thuaj vëlla turkut e arabit e me anashkalu vëllaun tënd katolik apo ortodoks , sepse nuk do të thotë të na lindë të gjithëve nëna biologjike por mjafton qe me këta dy vëllezër na lidhë gjuha, Flamuri, gjaku shqiptarë e mbi të gjitha nëna natyrale me emrin Shqipëri! Nëse është siq thotë kënga mos ia jep votën atij të LDK-se, PDK.se apo ciles do parti vetëm pse e ke djal,daj, nip apo kusheri por jepja atij më të mirit qe punon për shqiptari!
Kur na kanë mbështetur për muri kemi pasur kah t’ia mbajmë sepse vendet tjera ishin zemërgjerë në shpërnguljen e shqiptarëve por siq po duket kësaj here na kan shti në korner dhe nga aty nuk ka kush na nxjerrë, përveq vetës!
I kemi dy rrugë ose ta zbatojmë thënjen e asaj nënës qe ka thënë: “Për inati të resë më vdekt djali” sepse deri diku ashtu jemi duke vepruar ose ta zbatojmë thënjen e mençur të plakut të urtë nga Kosova jonë xha Osman Ajvazi i cili thotë: “Me qit mendjen para inatit”! Nëse e dëgjojmë atë nënën e nërvozuar dhe veprojmë akoma si ajo edhe dreqi ka me qeshë me ne se ka me thënë ju qenkeni më dreqër se unë, ndërsa nëse e dëgjojmë fjalën e xha Osmanit ndoshta e kemi më vështirë por sigurisht shumë më mirë dhe dreqi ja prishim taraqillëkun qe është ulur aq lart e po na vështron dhe do ta qojmë atje ku e ka vendin te guri i zi e ta gjuajn pastaj me gurë, por kam frikë ai na erdhi pikrisht nga ai vend sepse si duket është friksuar kur e gjuajshin disa shokë të tij e iku dhe e gjeti strehën në shqiptari!
Pra, kur të kemi pajtim e bashkim familjarë do të kemi edhe bashkim kombëtarë!
Dhe padyshim politikanët tanë nuk kanë kah t’ia mbajnë!
Leht ishte me bër “Hopa” pa e kaluar gardhin dhe me thënë “u kry” e me rrejtë Bacin!
Na duhet me u k’thy prapa, me i kry punët dhe obligimet tona pastaj me i thënë Bacit, Bac me na fal se të kemi gënjy por tani njëmend – U KRY!
Kur t’i kryejmë detyrat dhe obligimet tona atëherë kërkojmë llogari dhe drejtësi nga Europa dhe bota!

Autore: ©Maki M Canolli

Shperndaje ne
Updated: 9 Janar, 2017 — 04:53

The Author

Maki Canolli

Makfire Maqedonci – Canolli lindi në Prishtinë. Fëmijërinë dhe rininë e hershme i kaloi në vendlindje. Është shkolluar në fushën e pedagogjisë, që e ka bërë më të ndjeshme e më njerëzore edhe në poezi. Me këtë art të vështirë ka filluar të merret që kur ishte nxënëse e klasës së dytë fillore. ”Gjeli im plak” ka titullin vjersha e saj e parë. E ka botuar 30 vjet e sa më parë në shtojcën për fëmijë të gazetës ”Rilindja” (1978/79), e cila botohej çdo të martë, në kohën e artë të kësaj të së përdishmeje të shuar shqiptare në Kosovën e pushtimit serb. Makfire M Canolli i përket brezit të rinisë ”së padisiplinuar”, e cila sfidonte pushtetin antipopullor të asaj kohe. Ky pushtet të rinjtë shqiptarë i quante ”irredentistë” e ”seperatistë” dhe me nofka të tjera më poshtëruese, vetëm e vetëm pse deshi të mbante gjallë gjuhën, traditën e kulturën shqiptare, të qenit shqiptar të shqiptarëve në vendin e tyre. Makfires, si motër e vëllezërve ”irredentistë”, iu mohua çdo e drejtë: të regjistrohej në fakultet, të punojë me nxënës, si dhe e drejta për të botuar. E ka vragë të pashlyeshme në zemër këtë kohë, aq më parë, pasi krijimet e saj të hershme ia konfiskuan punëtorët e shërbimit sekret serb, gjatë një bastisjeje në shtëpinë e saj. Në vitet e ‘80-ta, kur ajo ishte vetëm 11 vjeçe si shumë familje shqiptare, edhe familja e Makfires ishte në shënjestër të UDB-së famëkeqe serbe, e cila në vitin 1982 ia burgosi të tre vëllezërit. Ishte kjo koha kur shpirti i saj sa fëmijërorë aq poetik po këndonte nga brenda, pa u shfaqur për lexues. Në vitet e ‘90-ta emigron në Gjermani, ku qëndroi deri më 1998. Kthehet në Kosovë bashkë me familjen e saj dhe më pas, më 1999, kalon oqeanin për të vazhduar jetën në New York. Aty jeton ende.Zëri i saj dëgjohet çdo të premte në valët e Radio – Diasporës, ku si moderator e udhëheq rubrikën “Heroizmi i popullit tonë në shekuj”. Poezitë e saj janë prezantuar nëpër disa faqe të internetit, të cilat botojnë krijime artistike, si “Teutat shqiptare nëpër botë”, “Agjencioni Floart-Press”, “Tribuna shqiptare”, “Bota e re”, “Stërkala”, si dhe “Qeparoi”.Gjer tani ka botuar përmbledhjen poetike për të rritur “Gjurmë nëpër flakë” (2010) dhe një tjetër për fëmijë “I shes diellit akullore” (2010). Po ashtu është pjesë e disa antologjive si dhe në librin e përbashkët me teutat shqiptare nëpër botë me titull "Në sytë e nënave". Në një të ardhme të afërt lexuesit do të kenë ne duart e tyre shkrimet tjera qe presin botimin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.