Letërsi Shqiptare: K O S O V A

                  K O S O V A

Me vite edhe shekuj të njgyrosur
me njgjyra të kuqe,të zezë dhe t’qiellit
toka e punuar e mbjellur,korrur e ujitur
me djersë e gjak shqiptari ,e djegur e
shkrumbosur nga zjarr e dhunë barbari.
Sot, kush e di për të satën herë ngrihet
përsëri si vullkan i gjallë,derdh mllefin
si llava e pashuar,hap gjoksin e kallur prush
nga i del dëshira e zjartë për lirinë e pa shkruar,
Lirinë e fituar dhe të humbur që mëton
përsëri ta fiton ,me bindje të thellë në
vetvete, populli trim i Kosovës martire
e ka të gdhendur fjalën “Liri”në
shpirtin e tij liridashës,në zemrën e tij
të gjërë dhe bujare ajo shqiptare,
pasi ajo është shqiptare e vetëm
si e tillë Kosova e Kuqe
do të bëhet “nuse” edhe pse tash ka
dy palë krushqi ,njëra palë e sjellin
e pala tjetër e kthen prapa përsëri
dhe një “msit” të ri,që po futet tek ne
ashtu lirshëm në shtëpi,për t’i pajtuar
këto dy palë, krushqi shqiptarë,
ta mbajnë nusen ende në kalë
gjersa t’pajtohen e të lidhin fjalë,
fjalë të madhe me Besa-Besë
se nusja ka nisë me ardhë me vonesë,
sihariqin,me krisma pushke e kanë marrë
djemt e Kosovës, që delli kombëtar
u rrah fuqishëm për “nusen“,atyre në ballë,
dhashtë e mira që krushqit të pajtohen
dhe kurrë më mos të hasmërohen …,
duke shtrirë dorën e pajtimit pa ngurrim,
në përqafim dhe n’të kombit pajtim
e s’bashku me nusen hypur mbi kalë t’bardhë
të hyjnë kësaj radhe,n’shtëpinë tonë mbarë,
do të jenë Luftëtarë të Lirisë… Fitimtarë…!

Autor © Kasam SHAQIRVELA

Shperndaje ne
Updated: 9 Janar, 2017 — 20:00

The Author

Kasam SHAQIRVELA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.