Satirë nga Zymer Mehani : “BABA I KOMBIT KOSOVAR”

“BABA I KOMBIT KOSOVAR”

Satirë nga : Zymer Mehani

Një tradhtar fjalën ka marrë
“Baba i kombit kosovar”:
-Më dëgjo ti o shqiptar
Jam ” i kombit kosovar”
Lirisht mundesh t’më shikosh
Si gomar kokën kam bosh
Ia kaloj edhe gomarit
Budallak kam sa durtë e malit
Kah e shkel unë digjet toka
Krejt e zbraztë më ka mbetë koka
E kam pasur të rregulluar
Tash katrore m’është shndërruar
Veç bërllok, pleh m’u ka mbushë
Gomarllëqe sa të du’sh
Me pengon kjo shqiptari
Dhe flamuri kuqezi
E du’ tonin larë mbi larë
E me yjtë minoritarë
Se jam “kombi kosovar”
Skënderbeu shumë më pengon
Se ne kemi heronjtë tonë
N’Mitrovicë kem’ Car Llazarin
Është hero për “kosovarin”
A e shihni kush jam unë
Për serbizmin vuaj shumë
Sepse i tyre unë jam brumë
Dhe atyre po u kry’j punë
Unë “i Kombit kosovar”
Jam kokë-bosh e krejt tru-tharë
Për para e serm e ar
Krejt i shes sa ka shqiptarë
Unë vetë jam komb-mohuesi
Po e di se m’ka marrë pusi
Sa jetova në këtë jetë
Gjithnjë isha mendje-lehtë
Me tradhti gjithnjë jam marrë
Më takon vendi i parë
Se unë njoh veç pare, ar
S’më vy’n gjë kombi shqiptar
Sa të mundem do t’ përçaj
Ku t’i gjej bashkë dy shqiptarë
Do t’mundohem që t’i ndajë
Se do t’mundem, kam uzdajë
Edhe për gjuhë “kosovarçe”
Po më zjen mu’ kjo kokaçe
Gjuha shqipe është e huaj
Cilën ta zgjedh a s më thuaj
A t’flas turqe a greqisht
Madje edhe egjyptjanisht
Bën të flas edhe rusisht
Sepse unë mendoj serbisht
PO E PRANOJ SE JAM ME BISHT!

 

Shperndaje ne
Updated: 10 Janar, 2017 — 09:09

The Author

Prof. Zymer Mehani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.