I L I R I D A
Ilirida trime sot këndoj për ty
Ky emër i moçëm i vendit tim
Nder e lavdi, i ecin bashkë n’histori
Ilirida jonë, nusja pa kunorë
E bekura ti Toka Arbnore
Dasmorët i ke të gjithë dëshmorë
Iliridë ti toka e kuqe !
E jona je, të kemi lulkuqe
Sa shum’ vjet më rri nuse ?
Nuse e bukur n’kalë të bardhë
Vallë, pse s’del dhëndrri me t’marrë?
Për me t’fut n’Shtëpinë e Madhe
Ilirida e dashur, ti nëna ime
Un’ jam ai ashti i stërvujtun i yt
Mbushun me kujtime e hidhërime
Nga bishat më t’egra të kohës, që
Nisun nga mot e deri më sot
Sërish n’përtypje u mbetem në fyt?!
Aty, te pragu i kasolles s’ime të vjetër,
në pritë, vra e pre për Liri. Iliridë për ty!
Për Flamurin Kuq e Zi, zbritë e ngjitë?!
Iliridë bukuroshe e fjetur! Ti toka Hyjnore!
Edhe sot më mbetesh prore
Brez pas brezi e jona, Arbërore !
Ti je tokë e pasur në çdo anë
Me pyje dushku edhe ahu
N’qiellin tënd shqipes i hapet krahu
Kullotat i ke me burime shumë
Natyra jote parajsë e vërtetë
Kujtimet e mia më rrjedhin lumë
Vetëm në ty i qetë më fle shpirti, e
Zemra më rritet mal nga gëzimi
Ah!-po m’duket se troket bashkimi?
Sharri Plak,Ty, po t’rri kunorë
Seç të buzëqesh prej mija vjet
Thot- nuk vin nusja pa dasmorë!
Është i mërzitur, verë e dimën pi duhan
Veshun me tyrq të bardhë si dëborë
E mban ngjeshun martinën me jatagan
Syri i tij, shikimin s’ta ndanë dot, as
Nuk ta duron lotin varun për qepallë
Gëzohju pranverës Iliridë, sot e mot!
Yllin e Fisit mbaje nalt në ballë
Le të bëjë dritë prej thellësisë
Kështu i mbyllet goja historisë!
Ç’pret më? Hidhe vallen e lirisë!
Sikurse nusja në oborin e vet
Sot o kurrë ndërgjegjja të thërret
Bashkë me motrat e tua të reja
Ti, mos lejo të t’prekë rrufeja
S’të thehet Uni që tre mij’ vjet!
Nji, Kallnuer, Moti 1992
Pellag, ILIRIDË