Me bashkim e pjekuri kundër diversionit revanshist

HydajetiShoqata e ish të Burgosurve Politike e Kosovës

Kryesia e SHBPK – Hydajet Hyseni, kryetar

Ish të burgosurit politikë të Kosovës, të bashkuar në Shoqaten e tyre ( SHBPK) , ndjehen tejet të shqetësuar nga gjendja e rëndë e krijuar dhe zhvillimet më të reja që dëmtojnë jo vetëm të sotmen por demtojne dhe rrezikojne edhe të kaluaren e lavdishme historike dhe të ardhmen e brezave, në Kosove dhe në viset e tjera të ndara shqiptare.

Duke përfituar nga paraliza e gjatë absurde institucionale e Republikes së Kosoves dhe qasjes tepër fleksibile e koncesioniste të lidershipit të shantazhuar kosovar , si dhe qëndrimit tepër tolerues dhe kalkulues të qarqeve eropiane e ndërkombëtare të vendosjes përballë agresivitetit të politikave shoviniste antishqiptare, kreu revanshist serbomadh i Beogradit , ka arritur të krijojë hapësirë të gjerë e të shlirë dhe makanizma të nduarnduarshëm institucionalë e joashtinstitucionalë për ndërhyrje të gjerë e të gjithanshme bllokuese e ndërlikuese ,në punët e brendshme të Kosovës, deri edhe në procesin e ligjvënies dhe transformimit të aseteve vitale ekonomike të Kosovës.

Udhëheqja shoviniste e Beogradit, ashtu si efhe ajo e qendrave tjera antishqiptare , po vazhdon të zbatojë një strategji të koordinuar e të konsoliduar ofensive dhe agresive antishqiptare. Derisa nëpërmjet të një politike të vazhdueshme , të planifikuar dhe sistematike restriktive, është reduktuar deri në nivel mimimal, simbolik e jo funksional përfaqësimi demokratik institucional i shqiptareve të Luginës së Preshevës , në të njëjten kohë, po me të njëjtat metoda politike dhe falë qasjes joreciproke dhe joproporcionale të lidershipit të Prishtinës, është arritur të mënjanohet plotësisht nga institucionet e Kosoves lidershipi konstruktiv e integralist i serbëve të Kosoves dhe të imponohet një përfaqësim i amplifikuar ekskluziv dhe eksluzivist , obstruktiv dhe diversiv i profilit të deklaruar antishqiptar dhe antikosovar, plotësisht të instrumentalizuar nga Beogradi, të ashtuquajtur “Lista serbe”, (fillimisht dhe jo rastësisht, të quajtur “Lista Srbia”). Eksponentë të kësaj ekspoziture politike, tani edhe në cilësinë e qeveritarëve të lartë të Republikës së Kosovës, emrin kushtetues dhe simbolet zyrtare të së cilës refuzojnë t’ i njohin dhe t ‘ i përdorin, shkojnë deri atje sa të ofendojnë hapur të kaluaren e Kosovës, viktimat e gjenocidit shovinist dhe bashkëfamiliarët e tyre të revoltuar, të festojnë dhe proklamojnë me pompë munumentalizimin e Krajlit serb Milutin, në Kosovë, sic thonë provokativisht: “për herë të parë ,në Serbi… “!

Nga ana e tyre, krerët qeveritarë të Serbisë, ata që kohë më parë hoqën në mënyrë spektakulare monumentin e dëshmorëve të lirisë të asaj ane, dhe me skuadrone policoro- ushtarake hiqnin gjthnadej flamurin kombëtar shqiptar, tani vijnë, hyjnë e dalin kur të duan dhe si të duan në Kosovë, duke përsëritur fjalime dhe mesazhe destabilizuese e antishqiptare si ato të Milosheviqit me shokë, duke e quajtur provokativisht Kosoven, Metohi, “Tokë të shenjtë serbe e Jerusalem serb”, kurse zyrtarë tepër zemergjerë të Kosovës, i vlersojnë me lehtësi , në mënyrë servile e nonshalante këto inkursione diversive e provokative, edhe pranë Lashtices së masakruar e në Gjakoven e martirizuar, si gjë “normale” e madje edhe si “punë pelegrinazhi” ,të krerëve serbë, të cilët nuk e fshehin synimin parësor strategjik për ta imponuar përcptimin politik antishqiptar për Kosoven, pikërisht si vend pelegrinazhi panserb, dhe rrjedhimisht si argument krucial për pretendimet e tyre revanshiste.

Krerët shoviniste të Beogradit dhe sejmenët e tyre në Institucionet e Kosoves, tani e kanë shpallur hapur synimin e tyre të pafshehur jo vetëm për të mos pranuar , por edhe për ta blokuar e pamundësuar funksionimin e Republikës së pavarur të Kosoves, qoftë në planin e jashtëm ashtu edhe në atë të brendshëm, qoftë në planin politik e institucional, diplomatik e gjeostrategjik, ashtu edhe në atë ekonomik, shoqeror e madje edhe në atë shpirtëror, identitar e demografik.

Nëpërmjet të të ashtuaquajtures Bashkësi (” Zajednica” )e komunave, me karakter ekskluzivist etnik dhe me kompetenca bllokuese ekzekutive e territoriale, synohet hapur aplikimi i modelit ndarës e paralizues të realizuar në Bosnje dhe në këtë mënyre synohet krjimi parakushteve për bosnizimin e Kosove dhe imponimin e bllokades së gjithanshme dhe proceseve, “a la Bosnje”, jo vetëm në rastin e Trepçës, por edhe në gjithë Kosovën e pretenduar.

Pjesë e strategjisë së pandryshuar antishqiptare të shovinizmit serbomadh dhe avoketërve të tyre jashtëm, është edhe lufta e koordinuar speciale për diskreditimin, demonizimin dhe inkriminimin e realitetit te ri të krijuar në Kosove dhe veçanërisht të vlerës themeltare të Kosoves së re, luftes atdhetare dhe Ushtrise se saj Çlirimtare.

Per ata që i njohin politikat djallëzore të shovinizmit serbomadh nuk është rastësi dhe as befasi përkrahja e hapur dhe e fshehur që u jepet individeve dhe rretheve që në çfarëdo mënyre angazhohen për dekompozimin identitar të shqiptarve dhe as investimi i pakursyer politik, diplomatik e financiar në mbeshtetje të ekstermizmave fetarë dhe pastaj eksploatimini i politiko-propoagandistik i efekteve të këtij investimi të tërthortë si argument i shfrytëzueshëm në luften politiko -propoagandistike kundër shqiptarve dhe i imazhit të tyre kombëtar e shtetëror, me synimin e pafshehur për ta vendosur këtë djallëzi speciale ne kontekstin e luftes globale antiterroriste.

Nuk mund të jetë rastësi as ndryshimi i përnjëhershëm, liberalizues e lehtësues për dhjetëra mija pasagjerë të rinj nga Kosovae ne rrugëtimin e tyre skajshmërisht të lehtësuar kalimtar të ekzodit të ri për në Hungari e vende tjera të Evropes. Nuk do mend dhe as koment se dimensioni demografik është poashtu linjë e rëndësishme e strategjisë së përgjithshme antishqiptare.

Pa mohuar të drejtën e çdo shteti për përkujdesje adekuate për pakicat e veta në fqinjësi dhe konsekuente në qëndrimin e saj të drejtë për mos identifikim të qytetarëve të kombësisë serbe në Kosovë dhe të drejtave të tyre të ligjshme, me politikat dhe planet antikosovare e antishqiptare të qarqeve shoviniste të Beogradit dhe veglave të tyre, është koha që t’i thuhet ë: “ndal!” ,atyre që të veshur me petk institucional të Republikes së Kosoves, shfryjne diskaulifikime, akuza e ofendime kundër një populli të tëre dhe pjesës më të dëmtuar nga sundimi dhe lufta gjenocidale serbomadhe.

Përpjekjeve të pafshehura të shovinizmit serbomadh pr bosnizim, blokim, izolim

dhe paralizë funksionale e zhvillimore, Republika e Kosoves duhet t i përgjigjet me strategji të përpunuar të konsolidimit të gjithanshëm të jetës politike, shoqërore, ekonomike, qeversjes, rendit e drejtësisë si dhe me politika të përshpejtimit të integrimit të gjithanshem kombëtar dhe integrimit me prioritet e me efikasitet, me dinjitet e integritet, në strukurat evroatlantike, duke ruajtur, kultivuar e afirmuar vlerat tradicionale të bashkëjetesës, tolerancës, dhe respektitimit të ndërsjellë të diversistetit,multietnicitetit e multikulturalitetit.

Shoqata e BPK e konsideron reagim të dhembshëm, por të imponuar, të drejtë, të kuptushëm e të natyrshëm, greven e mbajtur të Minatorëve të Trepçës , solidarizohet me kërkesat e tyre të drejta e të ligjshme dhe kërkon zgjidhje të shpejtë, të drejtë dhe pa interferime blokuese të situatës së krijuar dhe kërkesave të ligjshme të minatorëve.

Shoqata BPK i vlerëson të drejta e të provokuara edhe protestat anekënd Kosoves kundër fyerjeve dhe ndërhyrjeve diversive nga ministra e zyrtarë të lartë të “Listës Serbe” dhe instruktorëve të tyre nga Beogradi. Protesta është e drejtë themelore demokratike dhe ato janë të efektshme kur përqendrohen tek shkaqet dhe jo aq tek pasojat e fenomeneve. Shoqata angazhohet që protesta të jetë manifestim i organizuar, i rregullt, i pjekur dhe paqësor, në përputhje me përvojen e pasur dhe traditën pozitive, fisnike qytetare e demokratike të Kosoves. Shoqata fton pjesëtarët e saj dhe gjithë qytetaret protestues, që të mos lejojnë asnjë shfaqje dhune, mosdurimi, moskontrolli apo cfaredo shfaqje apo shfrimi shovinist e anarkist, që janë të huaja dhe të papranueshme për karakterin e popullit tonë fisnik dhe Lëvizjes së tij atdhetare, demokratike e progrsiste.

Vetëm me bashkim e pjekuri mund të pamundësohet diversioni dhe obstruksioni revanshist.

Shperndaje ne
Updated: 24 Janar, 2015 — 19:13

The Author

Admin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.