Letërsi Kombëtare: TROJET TONA JO NUK NDAHEN

Tokat Arbnore jo nuk ndahen prore
Ato si tansi janë krijesa hyjnore
Nuk ndahen në hise as në banovina
Pse kshtu e dashkan shkavi e shkina?!

Si po va ndaka ktyne dikush tjetër?
Hiq pa vu arshin e pa mat me metër
Po un jam Ari në tokën e t’parit!
Kto troje jan dem baba dem t’shqiptarit!

Nuk ka tjetër n’këto troje hisedar
As n’Vatikan, e as n’Hilandar
Bile as ata q’i bien perms Stambollit
Qi ma tepër se gjysma jan prej tonit.

Eh, sa e madhe paska kenë Shqiptaria!
Vetëm me nji bir dhe me shtatë bija?!
Fushat e bjeshkët rrethue nga malet!
Ribashkimit, ajo, kurrë s’do t’i ndalet!

Un e kam nji trup dhe dy krena shtrina
Mbi kunorë mbaj simbolin bashkë me dy brina
Njanën tek zgjohet Djelli, n’lindjen e vjetër
Kurse n’perendimin e pushoj kryen tjetrër.

Jo jo, s’ndahen tokat hyjnore, sot e mot!
Sepse janë nga vetë loti i Atit Zot
Por edhe në më mbet në sy i ngrim
Prap Ag i Bardhë ka për tëm gdhim!

Nuk do vnojë shum dhe ky Moti Madh
Qe t’m’i blerojë fushë edhe livadh
Edhe nji herë do t’ma buzqesh Persefonën
Pa drojë po va them se edhe at e kemi tonën.

Jo, nuk lejon lokja sinorin me ja ndrydhun
Sepse ndërmjet veti i njajti gjak I mba lidhun
Dhe të shtatë motrat i mba veç nji vlla
Jo, ska shqiptari troje qi tjerët me ja da!

© Kasam ShAQIRVELA

Shperndaje ne
Updated: 16 Janar, 2017 — 07:26

The Author

Kasam SHAQIRVELA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.