Letërsi Kombëtare: NË NJË ATDHE

Në një atdhe u lindëm
Që ka zemrën më të fortë se guri
Dhe u rritëm me ninulla
E me krisma pushkësh
U mëkuam nga nënëlokja
Me dashuri për Flamurin
Dhe për gjuhën shqipe
Për shkëmbin e gurin

U lindëm në një atdhe
Që e kemi Zot, fe e përmbi fe
Që ka forcën e një kulle prej guri
Ku trimat betohen
Në puthje te Flamuri
Ku shqiptari është mbret
Nga deti në det

Në një atdhe u lindëm
Ku fëmijët tanë
Me emrat e tyre
Vizatojnë hartën e Shqipërisë sonë
Ata krenarisht mbajnë emra
Fshatrash, qytetesh,
Malesh, luemjsh e detesh
Si Vlorë, Milot, Gramoz, Erzen,
Korab, Valbonë, Shkelzen

Në ballin e fëmijëve tanë
Si në abetare atdheun e lexojmë
Dashuri mbi dashuritë e kemi
Eduam, e nderojmë

Në një atdhe jemi lindur
Ku jeta ka një kuptim
Ku dhe kënga ka butësinë e urtisë
Ku burrat e zgjedhur të kombit
Martohen me mortjen
Për liri t’ shqiptarisë

Poezi: Zymer MEHANI

Shperndaje ne
Updated: 16 Janar, 2017 — 13:01

The Author

Prof. Zymer Mehani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.