Etnikum: KATASTROFA JONË NË TERMINOLOGJI (SFIDË PYETJESH NË PRAG TË HYRJES NË BE)

KATASTROFA JONË NË TERMINOLOGJI (SFIDË PYETJESH NË PRAG TË HYRJES NË BE)
Nga libri “Strategjia e shqiptarëvet” të Gjokë Dabaj-t

E përzgjodhi Prof. Zymer Mehani

(U kërkojmë ndjesë personalitetevet që i kemi përmendur. Gjithsesi, ata janë pjesë e zgjidhjes. GjD)
1.Si quhet Atdheu i të gjithë shqiptarëvet?
2.Cilët janë kufijtë gjeografikë të Atdheut të shqiptarëvet? (A duhet pyetur BE për këtë punë?)
3.Cilat janë pikat skajore të Bregdetit Shqiptar?
4.Sa e gjatë është vija bregdetare shqiptare?
5.Cilët janë lumenjtë shqiptarë, të cilët në gjithë gjatësinë e tyre kalojnë nëpër Shqipëri?
6.Drini i Bardhë a buron në Shqipëri apo jashtë Shqipërisë?
7.Drini i Zi a buron në Shqipëri apo jashtë Shqipërisë?
8.Mali Sharr a gjendet në Shqipëri?
9.Qentë e Sharrit, si racë, a janë qen shqiptarë apo..? (Krs. T.Yamazaki, T. Kojima: HUNDE, f.68. ISBN 3-85049-584-6)
10.Korabi në ç’pjesë të Shqipërisë ndodhet? Si e përcaktojnë tekstet tanë të gjeografisë?
11.Krahina e Matit, a është krahinë lindore apo perendimore e Shqipërisë?
12.Treva e Kukësit a është trevë verilindore e Shqipërisë?
13.Presheva a ndodhet gjeografikisht në Shqipëri apo jashtë Shqipërisë?
14.Tivari, gjeografikisht, a gjendet në Shqipëri apo jashtë Shqipërisë?
15.Për Konicën, në tekstet tanë të gjeografisë, a thuhet se ndodhet në Shqipëri? Nëse jo, pse?
16.Kryeqyteti i shtetit të Maqedonisë, Shkupi, a ndodhet në Shqipëri apo jashtë Shqipërisë?
17.Arta, gjeografikisht, ku ndodhet, në Shqipëri apo në Greqi?
18.Suli, gjeografikisht, ku ndodhet, në Shqipëri apo në Greqi?
19.Brezovica, vendi i skijatorëvet, a gjendet në Shqipëri apo jashtë Shqipërisë?
20.Trepça, gjeografikisht, a është minierë e Shqipërisë? Për minierat e Trepçës, ne në Tiranë, a themi: Minierat tona?
21.Liqeni i Ohrit a është liqen i Shqipërisë apo i Maqedonisë?
22.Liqeni i Janinës a është liqen i Shqipërisë apo i Greqisë?
23.Kongresi i Manastirit a është mbajtur në Shqipëri apo në Maqedoni?
24.Lumi Bunë a është lumë shqiptar?
25.Malësia e Madhe a gjendet në Shqipëri? Gruda është pjesë e Malësisë së Madhe. A gjendet në Shqipëri?
26.Ana e Malit a gjendet në Shqipëri? Katërkolla (Vlladimiri) është lokalitet në Anë të Malit. A gjendet në Shqipëri?
27.Dibra a është krahinë e Shqipërisë? Kryeqendër e krahinës së Dibrës është Dibra e Madhe. A gjendet Dibra e Madhe në Shqipëri?
28.A është Prishtina qytet shqiptar?
29.A është Prishtina qytet i Shqipërisë, gjeografikisht?
30.A është Tetova qytet shqiptar?
31.A është Tetova qytet i Shqipërisë, gjeografikisht?
32.A është Mnastiri qytet i banuar me shumicë shqiptare? Jo.
33.A është Manastiri (Bitola) qytet i Shqipërisë, gjeografikisht?
34.A është Gusia qytezë shqiptare?
35.A është Gusia gjeografikisht qytezë e Shqipërisë?
36.A është Podgorica qytet me shumicë shqiptare? Jo.
37.A është Podgorica qytet i Shqipërisë? Kryeqyteti i Malit të Zi, ndodhet në Shqipëri, apo në Mal të Zi?
38.Cili është masivi malor lindor i Shqipërisë?
39.Ku ka lindur Bajram Curri? Në Shqipëri apo jashtë Shqipërisë?
40.Marko Boçari a ishte nga Shqipëria?
41.Shkodra a ka qenë pjesë e Atdheut të Alipashë Tepelenës?
42.Janina, a ishte pjesë e Atdheut të Luigj Gurakuqit?
43.Konsulli i Republikës së Shqipërisë në Janinë, a gjindet në vend të vet, në Atdheun e vet, apo në ndonjë vend të huaj?
44.Rexhep Qosja a ka lindur në Shqipëri apo jashtë Shqipërisë?
45.Josif Bageri a është patriot shqiptar? Ku ka lindur Josif Bageri? Në Shqipëri apo jashtë Shqipërisë?
46.Agim Vinca a është poet dhe studiues shqiptar?
45.Agim Vinca, a ka lindur në Shqipëri apo jashtë Shqipërisë?
46.Kim Mehmeti, a jeton në Shqipëri apo jashtë Shqipërisë?
47.Lorik Cana a është futbolist shqiptar?
48.Ku ka lindur Lorik Cana, në Shqipëri apo jashtë Shqipërisë?
49.Rexhep Qosja, Josif Bageri, Agim Vinca, Kim Mehmeti, Lorik Cana,a kanë lindur në Atdheun e vet, apo jashtë Atdheut?
50.Fatmir Sejdiu dhe Hashim Thaçi janë shqiptarë. A kanë lindur në Shqipëri? Tirana a ndodhet brenda Atdheut të Fatmir Sejdiut dhe Hashim Thaçit?
51.Sabri Hamiti a është nga Shqipëria?
52.Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, a ka vdekur brenda Atdheut apo jashtë Atdheut?
53.Gjergj Kastrioti-Skënderbeu a vdiq në Arbëri? Në cilin shtet vdiq Gjergj Kastrioti Skëderbeu?
54.Azem Galica a u vra brenda Atdheut të vet, apo jashtë Atdheut të vet?
55.Azem Galica a u vra në Shqipëri apo jashtë Shqipërisë?
56.Shqipëria a është Atdheu i Ali Podrimjes?
57.Ku ka lindur Ali Podrimja, në Shqipëri apo jashtë Shqipërisë?
58.A është Ali Podrimja nga Shqipëria?
59.A është Gjirokastra pjesë e Atdheut të Ali Podrimjes?
60.A ishte Ulqini pjesë e Atdheut të Naim Frashërit?
61.A ndodhet Ulqini gjeografikisht në Shqipëri apo jashtë Shqipërisë?
62.Naim Frashëri a ka lindur në Turqi apo në Shqipëri? Në cilin shtet ka lindur Naim Frashëri?
63.Ndre Mjeda a ka lindur në Turqi apo në Shqipëri? Në cilin shtetka lindur Ndre Mjeda?
64.Rexhep Ismajli a ka lindur në Sërbi apo në Shqipëri? (Këto gjëra nuk ka kush t’ia sqarojë Bashkimit Evropian, në mos ia sqarofshim ne shqiptarët)
65.Filati, a ishte pjesë e Atdheut të Anton Çetës?
66.Faik Konica a ishte shqiptar?
67.Faik Konica a ish nga Shqipëria apo nga Greqia?
68.Kur emigrantët tanë kalojnë kufirin në Qafëbotë, a hyjnë në Greqi gjeografikisht?
69.Kur emigrantët tanë mbërrijnë në Dhodhom apo në Meçovë, si duhet të thonë: Tani kemi hyrë në Greqi, apo: Jemi akoma në Shqipëri?
70.Kur një kuksian kalon kufirin në Morinë, a del jashtë Atdheut? Duam të themi: A del jashtë Shqipërisë?
71.Kur një banor i Malësisë së Gjakovës kalon Qafën e Prushit e zbret në Gjakovë, a del jashtë Shqipërisë?
72.Niko Stillo, një studies, çam ortodoks, a është nga Shqipëria?
73.Mirë që për Epirin e Veriut, Vorio-Epirin, e dimë tashmë ku ndodhet. Po Epiri i Jugut, Notio-Epiri, ku ndodhet? Në Shqipëri apo në Greqi?
74.A është Podujeva pjesë e Atdheut të Bamir Topit?
75.Podujeva a gjendet në Shqipëri apo jashtë Shqipërisë?
76.A jeton Ali Ahmeti në Atdheun e vet? Si quhet Atdheu i Ali Ahmetit?
77.Ali Ahmeti, gjeografikisht, a jeton në Shqipëri apo jashtë Shqipërisë?
78.Isa Boletini a ishte shqiptar?
79.A ka lindur në Shqipëri apo jashtë Shqipërisë Isa Boletini?
80.Isa Boletini, a është vrarë në Shqipëri apo jashtë Shqipërisë?
81.Ku e ka varrin Isa Boletini, jashtë apo Brenda Shqipërisë?
82.A mund t’i lihet shtetit të Sërbisë varri i Isa Boletinit?
83.Adem Jashari a është vrarë në Atdheun e vet?
84.A e ka varrin jashtë Shqipërisë Adem Jashari?
85.Kur shkojmë në Skënderaj, pse na pyesin: Qysh po ia kaloni andej ka Shqipnia?
86.Kur një djalë i ri nga Prekazi niset për Tiranë, a duhet të thotë: Po shkoj në Shqipëri?
87.Për të vizituar varrin e Adem Jasharit, një nxënës nga Përmeti a detyrohet të dalë jashtë Shqipërisë?
88.A është Adem Jashari një hero shqiptar? Filatasit a thonë (A duhet të thonë): Adem Jashari është heroi ynë?
89.Nxënësit e shkollavet të Durrësit, kur flasin (nëse flasin) për Adem Jasharin, a thonë: Heroi ynë?
90.Nxënësit e Tiranës, a thonë për Ismail Kadarenë: Poeti dhe prozatori ynë me famë botërore?
91.Nënësit e Tiranës, në e paçin në program, a thonë për Azem Shkrelin: Poeti dhe prozatori ynë?
92.Nxënësit e shkollavet të mesme të Beratit, a thonë për Sabri Hamitin, Eqrem Bashën, Jakup Cerajën, Murat Isakun, Hivzi Sulejmanin, Enver Gjerqekun: poetët dhe prozatorët tanë? Apo nuk i njohin fare, nuk ua dinë as emrat?
93.A është për gazetarët e Tiranës Jakup Krasniqi: Një nga politikanët tanë?
94.A thotë një vlonjat për gazetarët e Prishtinës: Gazetarët tanë?
95.A është Bekim Fehmiu, për një korçar, për një shkodran, për një pargiot, për një paramithiot, për një tivaras: Aktori ynë? A thonë këta pjesëtarë të Kombit shqiptar: Bekim Fehmiu, aktori ynë me fame botërore, vrau veten tragjikisht?
96.A është një emigrant shqiptar nga Peja bashkatdhetar me një emigrant shqiptar nga Tuzi?
97.Si quhet Atdheu i një emigranti shqiptar nga Tuzi?
98.Si quhet Atdheu i një emigranti nga Peja?
99.Si quhet Atdheu i një emigranti nga Lushnja?
100.A janë bashkatdhetarë: Një emigrant nga Peja, një emigrant nga Tuzi, një emigrant nga Lushnja, një emigrant nga Kërçova dhe një emigrant ortodoks nga Preveza? A e ndiejnë veten bashkatdhetarë këta njerëz, apo e ndiejnë
veten të huaj për njëri-tjetrin?
(Pa e vënë në rrugën e qartësimit dhe të stabilizimit kaosin TERMINOLOGJIK që sot mbretëron shkatërrueshëm midis shqiptarëvet, Kombi shqiptar nuk mund të konsolidohet.)
101.A duhet ta festojë 28 Nëntorin, Ditën e Shpalljes së Pavarësisë, një banor shqiptar ortodoks i Kosturit, sado që Kosturi nuk është përfshirë në shtetin që u krijuapas Shpalljes së Pavarësisë? (Nuk po themi: A është i detyruar? Por po themi: A duhet? A do të duhej?)
102.Cili është realisht Atdheu i një shqiptari ortodoks filatas?
103.Si quhet Atdheu i një nxënësi shqiptar nga Kumanova?
Si është shkruar në librat e tij të shkollës? Si është vizatuar në hartat e gjeografisë Atdheu i një nxënësi të Kumanovës?
104.Një nxënës nga Kumanova, a thotë për Dritëro Agollin: Shkrimtari ynë Dritëro Agolli?
105.Një profesor i gjuhës shqipe nga Tirana, a thotë për Besim Bokshin: Akademiku ynë?
106.Për futbollistin Debatik Curri, a themi: Futbollisti ynë?
107.Për Jeronim De Radën a themi: Poeti ynë i Rilindjes? Në cilin shtet ka lindur e jetuar Jeronim de Rada?
108.Për Nexhmie Pagarushën a thonë përmetarët: Këngëtarja jonë?
109.A ka lindur në Atdheun tonë apo jashtë Atdheut tone Ibrahim Rugova?
110. Në cilët vende jashtë Shqipërisë vepron kompania INSIG?
111.Për sallamin EHV a thonë në Ferizaj: Ky është sallam vendi, salam i yni?
112.Për birrën “Peja” a themi në Shkodër: Është birrë vendi, birrë e jona?
113.Birra “Korça” a është birrë vendi për një gjakovar?
114.Për minierën e Bulqizës a thonë banorët e Shtimjes: Minierë e vendit tonë?
115.Kur vritet aksidentalisht një minator në Bulqizë, banorët e Dibrës së Madhe dhe banorët e Podujevës apo banorët shqiptarë të Tivarit, a e ndiejnë si fatkeqësi të vetën dhe a thonë: Jazëk, qeveria e Tiranës, që s’po vë rregull në minierat tona !?
116.Cfarë duhet të ndodhë që miniera qymyrgurore e Memaliajt dhe miniera qymyrgurore e Fushëbardhës në Prishtinë të konceptohen si miniera të të njëjtit vend? A duhet më parë t’i përfshijë dikush në të njëjtin shtet këto 2
miniera (Rusia, Kina, Gjermania), apo mund të konceptohen ashtu edhe pa qenë në të njëjtin shtet, gjersa ndodhen në Shqipëri?)
117.Kur një banor i Maqellarës shkon te halla e vet në Dibër të Madhe, a e quan sikur ka dalë jashtë Shqipërisë?
118.Banka Kombëtare Tregtrare (BKT), meqë është kombëtare, a ka degë të vetat në të gjithë qytetet kryesorë të Shqipërisë? Psh në Janinë, a ka degë të vetën BKT?
119.Guvernatori i Bankës Shqiptare, Ardian Fullani, a ka folur ndonjëherë për situatën financiare në krejt Shqipërinë?
120.Banka Shqiptare, a është vërtet shqiptare apo çerekshqiptare?
121.Kur një politikan i Tiranës shpall me të madhe “Paktin kombëtar” si program të vetin politik, a e ka seriozisht ai njeri apo tallet me Kombin e vet, me termin “kombëtar”? Apo s’ia ka haberin cili është dhe deri ku
shtrihet Kombi i tij?
122.A mund të flasë një politikan shqiptar për Kombin, pa e përfshirë në këtë nocion krejt Kombin shqiptar?
123.Albtelekomi a vepron, ose, të paktën, a synon të veprojë në krejt Shqipërinë? A ka Albtelekomi filialet e vet në Follorinë, në Manastir e në Tivar? Nëse jo dhe nëse nuk e ka as në program për t’i pasur, a ka të drejtë ai institucion postar të quhet Albtelekom?
124.Shtëpitë botuese të librit shqip, a kanë librari të vetat në të gjithë qytetet e Shqipërisë, të paktën në ata që kanë mbi 15000 banorë?
125.Gazetat që botohen në Tiranë, a shpërndahen në të gjithë qytetet e Shqipërisë?
126.Gazetat që botohen në Tiranë, në Prishtinë e në Shkup, në gjuhën shqipe, a kanë kioska të vetat: Në Tivar, në Podgoricë, në Pazar të Ri (Novi Pazar), në Vranjë, në Veles, në Follorinë dhe në Artë? (Vo! Gazetat e Beogradit i kanë kioskat e veta në Podgoricë, në Tivar e në Ulqin, ndonëse Podgorica, Tivari e Ulqini nuk janë më qytete të të njëjtit shtet me Beogradin dhe ndonëse ato gazeta shiten shumë pak ose aspak në këta qytete.)
127.Kisha Ortodokse Autoqefale Shqiptare a i ka përfshirë nën juridikcionin e vet kishtar të gjithë ortodoksët shqiptarë?
128.Në kishat tona ortodokse të Prevezës, të Janinës apo të Konicës, a thuhet mesha në shqip? Priftërinjtë në këto kisha a predikojnë shqip?
129.Shqiptarët dhe arvanitët që jetojnë në shtetin grek, otodoksët çamë, emigrantët e kohëvet të fundit etj, a lobojnë që shteti grek ta njohë pavarësinë e Kosovës?
130.Eshtë e pamundur të mos ketë në parlamentin e shtetit grek ortodoksë shqiptarë, arvanitë, çamë etj. A bëjnë ata politikë për Kombin e vet?
131.A është normale të vraposh “për t’u integruar në Evropë” të paktën pa i shtruar para vetes këta probleme?
132.A mund të shpresojmë që, pasi të jemi bërë anëtarë të Bashkimit Evropian, do të mund t’i përcaktojmë më saktë kufijtë e Atdheut tonë?
133.Apo ndoshta, duke u bashkuar me kombet e tjerë të Evropës, duhet të harrojmë se jemi shqiptarë, ashtu siç patën harruar një shumicë ilirësh se janë ilirë dhe siç patën menduar se ishin turq një shumicë arnautësh ?!
134.Një pjesë e konsiderueshme e Shqipërisë, duke qenë e përfshirë brenda shtetit grek, ka kohë që është anëtare e Bashkimit Evropian. A janë rikthyer te vetëvetja, a janë evropianizuar pozitivisht apo janë greqizuar edhe më
keq, ata shqiptarë, pasi janë bërë anëtarë të Bashkimit Evropian?
135.Kur edhe Republika e Shqipërisë, edhe Republika e Kosovës të jenë anëtare të Bashkimit Evropian, a mund të shpresojmë që në Çamëri dhe në vendet ku jetojnë arvanitët, të hapen shkolla shqipe?
136.A mund të shpresojmë që, në një Evropë të bashkuar, ortodoksët shqiptarë e arvanitë do t’i luten Zotit në gjuhën shqipe, pavarësisht se në cilin shtet jetojnë?
(Vetëm atëherë kur të jemi vetëdijësuar dhe kur t’i kemi hyrë punës për t’i zgjidhur praktikisht problemet që I pasqyruam në këto 136 pika, duke shtuar vetë lexuesi edhe
mijëra pika të tjera të ngjashme me këto, ne do të bëhemi të denjë për të folur nga pozita të barabarta me kombet e tjerë të Evropës. Përndryshe, statusi ynë real në Bashkimin
Evropian do të jetë në një shkallë më të ulët se ai i kombevet të tjerë.)

Shperndaje ne
Updated: 16 Janar, 2017 — 15:36

The Author

GJOKË DABAJ

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.