YLLI I QIELLIT TIM
(Dëshmorit të Kombit, SANDOKANIT)
Ti o trim me vlerë
O yll që ndritë n’ qiell
I gjakut tim Shqiptar…
Je ar dhe thesar
Yll- mbret n’ qiell t’ atdheut
Që në natë bën dritë
Vogëlushët e kombit
Me emrin Tënd janë duke u rritë
Ti o Yll i Trojeve të mia
Për ty na shtohet dashuria
Me Tuajat rreze shtizë
I dhe shkëlqim LIRISË….
Lavdi për ty pambarim-
Ty, o Yll i gjakut tim!