NA DUHEN SHKALLË, PËR T’U NGJITUR

NA DUHEN SHKALLË, PËR T’U NGJITUR
Nga libri “Strategjia e shqiptarëvet” të Gjokë Dabaj-t

E përzgjodhi Prof. Zymer Mehani

Mendimi bazë i këtij libri që ne po publikojmë në prag të 100-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë, është ky: Pa njohur ashpërsisht të vërtetat e veta negative, asnjë komb, madje as vetë njerëzimi, nuk mund të përparojë.
Parë shkurtimisht dhe përmbledhtas të vërtetat tona negative, thënë ndryshe, të vërtetat turpëruese, që e kanë ulur dinjitetin tonë nga shekulli në shekull gjithnjë e më shumë, janë këto:
1.Mbretërit tanë të Antikitetit nuk kultivuan shkrimin në gjuhën e vet. Si pasojë, psh Aleksandri i Maqedonisë i pushtoi krejt Lindjen e Afërme dhe Lindjen e Mesme me ushtarët e vet, por nuk çoi atje kulturën e etnisë së vet. Çoi në Lindje kulturën e helenëvet!
2.Iliro-arbro-shqiptarët, filluar prej sh VII e këndej, nuk arritën dot të krijojnë një shtet të vetin të fuqishëm dhe të vinin në shërbim të atij shteti kishën e vet autoqefale.
Sllavo-bullgarët dhe sllavo-sërbët, në të njëjtat hapësira gjeografike, i krijuan shtetet e vet dhe kishat e veta, ne, në Atdheun tonë shumëshekullor, nuk i krijuam dot. Despotati iArtës duket se ishste një përpjekje për një shtet më vete dhe, me sa duket, aty-këtu, pati përpjekje edhe për një kishë në gjuhën arbërishte, por nuk u arrit asgjë e qëndrueshme dhe kjo ka ndodhur pikërisht sepse strategjia e atij despotati nuk ka qenë aspak e qartë, madje ndoshta as që ka ekzistuar një strategji më vete e për vete. Kështu, në vend që të krijohej Kisha Ortodokse Autoqefale e Arbërvet e pakta në sh XIII, ajo u krijua, çalamane dhe e gjymtë, vetëm në sh XX. U bënë përpjekje, në veprimtarinë sidomos të Arqipeshkvisë Katolike të Tivarit, për të mbajtur më këmbë Kishën proromake të Ilirikut Lindor, themeluar prej Justinianit të Madh, por ajo u gjend e bllokuar, e asfiksuar dhe e martirizuar, si nga pravosllavizmi, ashtu edhe nga islamizmi, në më se 9 shekujt e ekzistencës saj.
3.Nga sh XV e këndej, të parët tanë, në vend që t’i rezistonin, përveçse me armë, edhe me mjetet e fesë së vet, pushtimit osman, ata rezultativisht iu nënshtruan jo vetëm pushtimit ushtarak të Sulltanatit Osman, por pranuan (përqafuan) edhe pushtimin e tij fetar. Në këtë mënyrë, në sh XIX Kombi ynë nuk konsiderohej më prej evropianëvet si një komb që duhej çliruar, por thjeshtë si një pjesë territori që i duhej shkëputur Perandorisë Osmane. Greqia ish e krishterë dhe prandaj “duhej çliruar”. Sërbia “duhej çliruar”, Mali i Zi “duhej çliruar”, Bullgaria “duhej çliruar”. Të gjithë këta “duheshin ndihmuar”.
Tokat shqiptare, myslimane, si Egjipti, si Libani, Palestina, Siria, mjaftonte të shkëputeshin, pa, se ç’bëhej me to, pak rëndësi kishte. Në krejt këtë ablo, me pasoja nga më tragjiket, deri në shkallën e pamundësisë për t’i përfytyruar, Evropa ka kusuret e vet dhe i ka për vete, ne, përveç tragjedisë, kemi edhe turpin e madh të katandisjes në atë gjendje. Turp pëpara vetes!
4.Humbja (jo gjeografikisht por shtetërisht) e pjesëvet veriore e lindore të Kosovës, humbja e Tivarit, e Ulqinit dhe e pjesëvet të tjera në sh XIX, është turp i madh për ne. Humbja e Çamërisë aq të bukur, humbja e krejt Kosovës dhe e trevavet të Vardarit, në sh XX, është prapë një turp i yni i pakapërdishëm. Turp, sepse dëm i pallogaritshëm. Dhe krejt kjo, s’është tjetër, veçse pasojë e strategjivet të gabuara, ultërisht egoiste, ektremisht të verbëta, të Ballabanëvet tanë, të Qyprylinjvet, të Begollvet, të Çaushollvet, të Bushatasvet e të shumë të tjerëvet, të cilët nuk deshën të mendojnë sadopak më seriozisht dhe sadopak më mençurisht, për vendin dhe për Kombin, të cilit i përkisnin.
Strategjia e shqipëtarvet 196
5.Turp i madh për ne është dorëzimi në atë mënyrë në duart e Italisë, më 1939-n, i shtetit tonë të 1912-s, gjësë më të shtrenjtë që ne kishim mundur të realizonim pas Epokës Heroike të sh.XV. Lufta II Botërore ne shqiptarëvet na ka marrë shumë më tepër se 100000 jetë njerëzish. Pse nuk ia dhamë Atdheut, më 7 prill, 5000 prej këtyre, një të 20-ën a të 25-tën pjesë të jetëvet, që gjithsesi do t’i humbnim?!
6.Turp i madh për ne janë vitet kur dita e punës e një kooperativisti arriti të paguhej 30 qindarka (çmimi i atëhershëm i një shkrepëseje), kur paga reale e një punëtori a specialist në Republikën Popullore Socialiste të Shqipërisë arriti të jetë qindra herë më e ulët se paga reale e një punëtori a specialist në Evropën Perendimore, dhe politikanët e pushtetarët tanë (pashallarë, tashmë jo jeshilë por të kuq), nuk ishin në gjendje të hartonin një strategji tokësore. Nuk ishin në gjendje atëherë dhe nuk qenë në gjendje as për 20 vjet të tjerë, mbas rrëzimit të Diktaturës.
7.Turp i madh është (pasojë e mungesës skandaloze të një strategjie të mençur kombëtare, kacavjerrja e mijëra të rinjve tanë nëpër kangjellat e ambasadavet. Turp, ravgimet vargje pas vargjesh, si fragmente tufash të bagëtivet, mbetur pa barinj e pa këmborë, humbur rruginash të malesh, i qindar mijë shqiptarëve, që shkuan në shtetin grek, në kërkim të një punëze të çfarëdoshme. Turp, të duruarit, pa asnjë të bërtitur, i thundravet e qytavet të një ushtrie zgjebemadhe. Turp, që një tufë brekëpalarësh guxojnë t’u çjerrërojnë (gjojakëndojnë) këngë, zorrëvet të shqiptarëvet. Turp, që monstra zorrëshpuara
të gjakut tonë, që nga Himara në Tiranë, guxojnë t’u mbajnë iso, me mjaullima, të tillave të çjerrura!
Dhe mjaft !!
100-vjetorin e Ditës së Flamurit nuk duhet ta presim pa një strategji më të mençur. Jo strategji hakmarrësish e urrejtësish trushkalur, ashtu si jo strategji orëlëpirësish e gjunjëlëpirësish, por strategji njerëzish të mençur. E njerëz të mençur ka Shqipëria më shumë se shumë popuj të tjerë.Mjafton që shqiptarët të mos shiten të gjithë si të mençur, por t’idëgjojnë fjalët e atyre që janë mirëfilli të tillë. Shqiptarët duhet të dëgjojnë, jo ata që japin mend prej stolit të pushtetarit, por ata që i japin mend Kombit të vet, pa kërkuar që me çdo mënyrë të ulen e të ngulen në frona sundimtarësh.
Në daçim të zëmë një vend më dinjitoz midis kombevet, në këtë 100-vjetor na duhen shkallë më të sigurta për t’u ngjitur atje. Thënë më troç: Na duhen shkallë më të sigurta për të dale nga humnera e të qenit i fundit në Evropë dhe për të mos rënë kurrë më në këtë humnerë.

Shperndaje ne
Updated: 18 Janar, 2017 — 07:29

The Author

GJOKË DABAJ

1 Comment

Add a Comment
  1. HEU,NA DUHËN SHKALLË,PËR T’U NGJITUR;EU,NA GJUHËN GJALLË,PËR TU NGRITUR;OOOH,
    PËR TU RINGRITUR,PËR TU RILINDUR,AAAH,PËR TU RISHNDRITUR;PËR KËTA,TERË HATA;
    SA HERË ËSHTË NË RREZIK ORE VËLLA O MIK;DO TË PËRSERITEJ,TERSENGRITEJ,OH,PËR
    SHPRESË DHE BESË,AAAH,PËR QENDRESË;DO TË RINGJALLEJ,DO TË PRINVALLEJ,AH,PËR
    EKZISTENCË,RREZISTENCË,QE NGA KUMTI,MË I LUMTI;DUKE HIDHUR,DRIDHUR,OUUU,DUKE
    SHËMBUR,RRËSHËMBUR,SHKALLUR OR,SHPARTALLUAR,SHKALLË SHAKLLË,BALLË PËRBALLË,O,
    TIM E FLAKË,DUKE SHKUNDULLUAR,BURBULLUAR;DUKE KALLUR,STRALLUR,OUUU,TË SHTATË
    KONTINENTË,TRONDITË VENDË,RENDE;ARMË ENERGJIE ATOMIKE,REGJENERIE KRATËRIE,O,
    ELEGJIE DRAKONIKE;DUKE SHPALLUR,KALLUR,TIM E FLAKË OOOJ,TI MË SHTRIGA PLAKË,
    NGA KRIMET MONSTRUOZE,HURRBULL BOZE,NGA MALLKIMI,SHKALLMIMI,I GJAKUT-PRAGUT;
    TË VËLLAZËRO RIHIRO FARË SHKRIPKA VËRRIA,OUUU,PELLAZGO iLIRO MBARË SHQIPTARIA
    QE NGA LIQEJË DHE LUMEJ,NDIQEJ,HIQEJ,SHTIGJEJ,OUU,EDHE DETËRA E OQEANE,AHIII,
    MË T’VJETËRA POQEZANE;DUKE FLAKËRUAR,KLATËRUAR,RIGJALLËRUAR,PRIVALLËZUAR,OUUU
    DUKE RINGRITUR,RISHNDRITUR,RILINDUR,AHIII,TERË NJË VLERË,PËRNJËHERË,AH,QE TRI
    GJENERATET,PERTËRI KRENEFATET;NA RIBINDI,NA RILINDI,PRAP TEPARP,RRAP QE RRAP,
    NGA RIGUFOJË,TRIUMFOJË;SHI,SI BARI RIGOJËOJË MBITOKË,SHQIPTARI;MË NËNË,GJENË,
    KRENË LOKE;BERË VETË,VERTETË,LEGJENDA LULËGAJKUT,REGJENDA VULËPRAGUT,OUUU-ORE
    HYREGEJNDA,KRYLEGJENDA,MBARË BOTËRORE,MBARË MË NJERËZORE,OH,MË BEKUARA,OH,MË
    MEKUARA,MË E URUARA;BIBEL E KURAN,PA SHIBËL SI HURAGAN,BURRAGJAN;ORE,QE EDHE
    SOT,SI PËRJETË MOT,DO GJEGJI I TERË ATDHEU;KRYLEGJENDARE,HYREGEJNDARE,OUUUH,
    GJERGJI KASTRIOT SKENDËRBEU;BASHKA,DASHKA,HYREGJENDARIN ADEM KRYLEGEJNDARIN;
    QE SI BABA,SHKABA,I TË GJITHA KOMBEVE TË LOBIT;EDHE SI NËNË-KRENË-GJENË,I TË
    GJITHA GJUHËVE KE RUHËVE TË GLOBIT,OH,TË KOMBIT,AAAH,MBARË KOMBËTARE,OOOH-OR
    MBARË SHQIPTARE;RINGRITUR RIGJALLËRIMI;RILINDUR PRIRVALLËZIMI;DUKE PRIRË,OUU
    GJENE,KERNE,RILRIE,ILIRIE;PERESERI,TERSEVRI;GJEGJKA O PËRGJEGJKA,ME TAMDEMA;
    OUUU,PLOT OU,PËRPLOT;MË GJERGJA DHE ADEMA;AHIII,GJERGJA DHE ADEMA!!.
    TË FALA NJË REFUGJAT LUFTË NGA KOSOVA NË USA.VETËM NJËRI NGA DHJETA MILIONË,
    QE NGA KËSO,PËSO,BANDA,TRANDA,MË KANIBALË,TANIBALË;QE NA MASAKRUAN,KASAPRUAN,
    PORSE,NGA GAJKU OR PRAGU,NGA HEROIZMI-THERRORKRIZMI,NGA RIFLIJIMI,RIKRIJIMI,
    RIFILLIMI;RINGJALLË,PRINVALLË;RIGJALLËRIMIT,RISTRALLËRIMIT;OH,NË MOMENTË,TERË
    KONTINENTË,BASHKË ME DIASPOREN-PRIA DORËN;QE RIKTHEHËMI,RISHPREHËMI,OUUU-ORE,
    RINGREHËMI;PËR RIBASHKIM,RITRASHËGIM,RIATDHESIM,AAAH,PËR RINGRITJE,RILINDJE,
    HEEEJ,MBARË KOMBËATRE,MBARË SHQIPTARE;OUUU,MBARË KOMBËTARE,MBARË SHQIPATRE!!
    WANAQUE,NEW JERCEY,USA.NËNTOR 2017.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.