New York Times: Në vitin 1911, shkruante për bukurinë e shqiptarëve dhe trimërinë në luftën kundër turqve (Dokument)

 

dokumenti_pressi

Në arkivat e prestigjiozes amerikane, New York Times, gjendet një artikull i datës 21 maj 1911, ku përshkruhen veç tjerash veçoritë e popullit shqiptar.

Artikulli përshkruan se si shqiptarët “janë të bukur dhe të talentuar”.

Përshkruhen si skocezët në shekullin e 17-të.

“Shqiptarët janë një nga racat më të bukura në Europë. “Fizikisht shqiptarët janë raca më e bukur në Evropë. Gratë shqiptare janë shumë të bukura, me flokë të errëta, dhe më së shumti kanë sy me ngjyrë. Mënyra e tyre e të ecurit është një tjetër element që të bën për vete, e sidomos mënyra e tyre e të kërcyerit dhe vallet e tyre kur konkurrojnë në Serbi. Herën e parë që unë pashë vallet e tyre, ata më dhanë një kënaqësi të veçantë”, thuhet në artikull.

ga_ytime

y_time

“Shqiptarët janë elegantë dhe të fortë gjithashtu. Është e vërtetë, ata janë shumë të bukur dhe shumë të talentuar. Janë si skocezët në shekullin e shtatëmbëdhjetë. Dhe unë do të thotë se ata janë raca më e mirë në Ballkan nga ana intelektuale dhe fizike. Edhe në Konstandinopojë, do të shihni se ushtarët dhe zyrtarët më të mirë janë Shqiptarë”, thuhet në artikull, të cilin e ka risjellur Adrian Llazaj dhe që është riaktualizuar me titull “NYT: Shqiptarët, raca më e bukur në Europë”. /Express/ 

Shperndaje ne
Updated: 27 Janar, 2015 — 18:10

The Author

Admin

2 Comments

Add a Comment
  1. SHQIPTAR

    Ruaje gjakun e pastër
    Dinjitetin kombëtarë
    Krenarinë tonë
    Besën bujarinë
    Nderin lavdinë
    Lirinë si sytë
    Atdheun anekënd
    Mençuria guximi
    Por ah

    Pjesët e trungut
    Manastiri
    Camëria
    Medvexha
    Ulqini

    Bashkimi shpirtëror
    Gjeografia jonë .

    Nga Halil Preniqi

Lini një Përgjigje te Halil Preniqi Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.