“BESA“
E
SHQIPTARIT
Besa e shqiptarit
I ka rrënjët e thella,
Nga koha Pellazge,
Ne këtë fjalë e kena!
Bazën e kësaj fjale
E gjejmë në mesin tonë,
Shqipëria do të jetë,
Atdheu ynë, mëma jonë!
Betohem në tokë e në qiell,
E mbrojmë Arbërinë me jetë,
Se nuk frikësohem kurrë,
Arbërinë e kemi mëmë! & flamurë!
Betohem para zotit,
E zbatoi fjalën e dhënë,
Sa herë që është nevoja,
Arbëria është tokë e jona!
Besëlidhjen e Lezhës,
E udhëhoqi me krenari,
Skënderbeu, heroi ynë Kombëtar!
Ai bashkoi, popullin shqiptar! 1.
Besa e shqiptarit, kudo në trojet tona,
E stolisur me katër shkronja ari,
Sa bukur tingëllon, gjuha e shqiptarit!
Ajo është e shkruar, që nga koha e “Mesharit”
“BESA” e Sami Frashërit,
E shkruar për mrekulli,
Sa bukur i´a kushtoi Atdheut,
Ai jetoi larg Dheut të tij!
Besa e Konstandinit,
E dhënë nga goja e tij,
Se mëmës, do t´ia sjellë,
Ai, Doruntinën në shtëpi!
Besa shqiptare e trashëguar, brez pas brezi,
Edhe në Kanunin e Lekë Dukagjinit,
Sa bukur e përshtati dhe me mençuri,
Ai ishte letrari ynë, Atë Shtjefën Gjeçovi !
Kudo në Kosovë,
Kudo në Shqipëri,
Kemi Besën e shqiptarit,
N´a bënë krenar me u n´di!
Kudo në trojet tona,
Në t´bukurën Shqipëri,
Fjala “Besë” e shqiptarit,
Është respektuar me krenari! 2.
Bashkohuni , o shqiptar!
E mbrojmë, Mëmëdheun tonë,
Se armiku, kurrë s´pushon,
Atdheun tonë, ai e lakmon.
Besa në traditën tonë Kombëtare,
E studiuar mirë dhe në veçanti,
Sa bukur, për mrekulli, Eqrem Çabej,
Albanologu ynë, e shtjelloi në letërsi!
Besa e shqiptarit,
E stolisur me shkronja,
Sa shkurt, por me vlerë,
Ajo është, Krenari e jona!
Ishte një fjalë me vlerë,
Mbretëronte si Fanar,
Në çdo familje shqiptari,
Ishte në rend të parë!
Fjala “BESA” i ka katër shkronja,
Është simbol i trojeve tona!
Besa e shqiptarit, është një thesar,
N´a kanë lakmi e gjithë bota mbarë!
Punuar me 15.01.2017, Shtutgard, Zeqir Asllani 3.