Etnikumi: RRËNJËT NGJALLËSE TË KOMBIT SHQIPTAR

E përzgjodhi Prof. Zymer Mehani


 Nga libri “Strategjia e shqiptarëvet” të Gjokë Dabaj-t
 

1.E para rrënjë ngjallëse dhe gjallëmbajtëse e jona është vetë lashtësia e Kombit tonë. Një komb shumë i lashtë është njëkohësisht një komb i madh. Asnjë komb nuk e vështron veten
në sinkroni. Të gjithë kombet i masin vlerat e veta, përveç së tashmes, edhe me lashtësinë e vet. Puna shkon deri atje, sa, kombet që nuk kanë rrënjë të thella, përpiqen t’ua marrin ato
të tjerëvet. Psh sllavomaqedonët e sotëm, duke mos qenë një komb i lashtë, po mundohen me mënyra fantazmagorike, ta quajnë veten pasardhës etnikë të maqedonëvet të dikurshëm.
Nëse lexon tekstin 4-5 vëllimësh të historisë së Malit të Zi, do të shohësh që 60% e atij teksti, në mos më shumë, bën fjalë për tokat shqiptare, për shqiptarët dhe për paraardhësit e
shqiptarëvet. Në këtë vështrim, ne shqiptarët jemi një komb i madh, madje mund të themi, kombi më i madh në Evropë, sado që sot, numerikisht bëjmë pjesë ndër kombet mesatarë. Ky është i pari dhe më jetëdhënësi burim krenarie për ne.
2.Rrënja e dytë ngjallëse është gjuha shqipe, si me lashtësinë e vet, ashtu edhe me aftësitë shprehëse që i ka ruajtur e i ka edhe sot. Kur përfytyron sa e moçme është kjo gjuhë, sa
dhjetëra breza e kanë folur këtë gjuhë (diku rreth 120 breza), të duket sikur edhe shkëmbinjtë e këtushëm dinë të flasin shqip.
Gjen një eshtër njeriu, tek hap një kanal apo një themel pallati dhe thua: Ky ka folur gjuhën që flas unë. Unë flas gjuhën që ka folur ky. Nuk e kanë këtë fat të gjithë kombet. Amerikanët
e sotëm nuk thonë dot kështu. Kockat që ata gjejnë, nuk janë kocka të gjyshërvet të tyre. Por gjuha shqipe ka vlera të mëdha edhe në të shprehurit të mendimevet e të ndjenjavet. Larminë habitëse të mënyravet dhe të kohëvet foljore, përemrat, ndajfoljet, ndajemrat, përdorimin e figurshëm të fjalëvet (heq dorë, lë pas dore, fërkoj duart), nuk mund t’i shijojë, vetëm ai që nuk i njeh. Mundësi për të krijuar fjalë të reja pa mbarim, mundësia për të krijuar fjali me konstrukte nga më të larmishmit, janë aq tërheqëse, sa, ai që e flet këtë gjuhë, ndien kënaqësi të jashtzakonshme.
Shqiptari, qoftë ai me shkollë, qoftë ai pa shkollë, ka prirjen për të folur sa më gjatë. Pse ndodh kështu? Sepse gjuha që ai përdor, i jep kënaqësi të veçantë. Shumë kombe të tjerë nuk e
ndiejnë këtë lloj kënaqësie. Gjuhët e tyre nuk janë kaq narrative.
Prandaj dhe nuk është thënë kot që gjuha shqipe është një gjuhë poezie. Gjuha shqipe është poezia vetë! Është i lumtur ai që e ka mësuar këtë gjuhë që në foshnjëri.
3.Qytetërimi ynë aq i hershëm është një tjetër rrënjë ngjallëse për shqiptarët e sotëm. Nëse do t’i prezantohesh dikujt, mëso përmendësh emrat e qytetevet të Ilirisë dhe thuaja! Unë jam pasardhës i këtij populli. Ti kush je? Numëroja qytetet, numëroja kështjellat, numëroji llojet e monedhavet, numëroji llojet e anijevet, mëndafshin, dyllin, mjaltin, lëkurët, leshin, djathin, që është çuar përtej detravet me ato anije…
4.Mbretërit tanë të Antikitetit, pavarësisht të metavet që ne ua kritikojmë, janë një prej rrënjëvet tona nga më ngjallëset e më frymëzueset. Mbretërit, perandorët, sulltanët (rreshta Sulejmanërish, Mehmetërish, rreshta Luigjërish, Arturërish, Karlërish, rreshta Stefanash e Nikollajash), me të cilët mburren kombet që i kanë, asnjë prej tyre nuk i ka duart të palyera me gjak njerëzor. Megjithatë, pasardhësit e tyre nuk ngurrojnë për t’u krenuar me ta. Të gjithë thonë: I kemi pasur!
Kanë luftuar për atdheun e për kombin tonë. Asnjë nuk thotë: Më mirë të mos i kishim pasur. Edhe shqiptarët, në mos më shumë, të paktën sa popujtë e tjerë, kanë arsye për t’u mburrur
me mbretërit e vet. Mësojini emrat e tyre përmendësh dhe thojuani të tjerëvet. Improvizoni buste për secilin prej tyre!
5.Në gjithë këtë kohë kaq të gjatë, etnia jonë iliro-arbroshqiptare, madje, siç edhe kemi thënë më parë, ndoshta pellazgo-iliro-arbro-shqiptare, i ka dhënë vetes, po edhe më shumë Botës, personalitete, që nga më pak të përmendur, deri te më të përmendurit në historinë e njerëzimit. Janë aq shumë, sa do të duhej një sektor i veçantë, një aneks i posaçëm, vëllim më vete, në enciklopedinë tonë kombëtare, për t’i paraqitur biografitë dhe kontributet e atyre personaliteteve. Godina të posaçme muzeore dhe qindra përmendore anembanë Shqipërisë do të duheshin për t’i kujtuar e për t’i nderuar të gjithë ata njerëz, që kanë dalë prej genit tonë dhe që nuk kanë jetuar kot. Një e tillë galeri personalitetesh s’ka si të mos jetë një prej rrënjësh tona frymëzuese. Secilit shqiptar që ka lindur me një ambicie në shpirt, i duhet një e tillë galeri frymëzuese.
6.Heronjtë që i kanë mbrojtur këtë tokë e këtë popull me punën, luftën dhe jetën e vet, dëshmorët, viktimat e masakravet, janë rrënjë që lisin tonë të jetës nuk e lënë kurrë të thahet, sado që vrasësit s’kanë dashur tjetër veçse ta thajnë këtë lis. A është e mundur të përfytyrohen përkujtimoret, qoftë edhe vetëm të femijëvet, të therur, të prerë në fyt, të shpuar me bajoneta, të
djegur në zjarre, prej njerëzish vërtet të egër?! Sa monumente do të duhej t’u gdhendeshin në mermer gravet të përdhunuara në këtë vend femrash të shenjta?! Sa monumente të tjerë prej
granite, trimavet të këtij vendi, të cilët kanë ditur të vdesin, por s’kanë “ditur”, vendin e të parëvet, as ta falin, as ta shesin?! 7.Monumente të një lloji tjetër janë edhe baladat, koleksion
klasik i përjetimit dhe i përjetësimit të tragjedivet, kreshnikët, skulptura të ngurta ndërtuar me fjalë, këngët pa mbarim të dashurisë. (Kush s’i di këto këngë, nuk di ç’është dashuria dhe
nuk di të bëjë dashuri). Vijnë pastaj ato që ne i quajmë thënie të urta, ato që i quajmë dispozita kanunore, kushtetuta të lashta të vetërregullimit dhe të vetëruajtjes etno-kombëtare në mungesë të shtetit të vet, ato që i quajmë gojëdhëna e deri te rrëfimet e gjatë (përrallat) dhe gjëzat, mjete didaktikë për edukimin e fëmijëvet. Të gjitha këto krijesa të gjenisë sonë natyrore janë përjetësisht moderne.
Janë moderne, sepse i ka krijuar, punuar e ripunuar, gdhendur e rigdhendur, një komb shumë i lashtë e shumë i madh. Ai që jeton në këtë lloj thesari, e ka shpirtin përherë të njomë. (Nuk po duam tani të flasim për tharje të shpirtit). Shpirti i njomë është gjithsesi i pranishëm midis nesh.
8.Vallet, këngët dhe meloditë, aq të larmishme të kombit tonë, e gjallërojnë njeriun edhe kur është i shtrirë për të vdekur. Në doni të vdesë i qetë një shqiptar, zini një valle dhe këndoni
shqip rrotull tij!
9.Veshjet e krahinavet tona, të cilat, në ansamblin gjithpërfshirës, krijojnë një larmi të rrallëkundgjendur të veshjes sonë kombëtare, janë pa dyshim monumente të një etnokulture
nga më të admirueshmet. Deri në dhjetëvjetëshat e vonë, secila vajzë që bëhej nuse, nuk e quante se është bërë nuse, po të mos i kish në pajën e vet 2 apo më shumë kostume të tillë. Edhe më vonë e njëjta traditë u trashëgua, pavarësisht nga varfëria që e ligu shqiptarin. Tani, sidomos në diasporë, ka filluar të ringjallet e njëjta dëshirë. Shikon një nuse dhe një burrë me veshje kombëtare shqiptare dhe, me pak përjashtime, (aty ku ka lënë ndikimin e vet
kultura e importuar orientale), ke përshtypjen sikur ke zbritur në shekujt e Homerëvet. Një mrekulli e papërsëritshme.
10.Shenjat e jetës së të parëvet tanë, groposur herë më thellë e herë më cekët, ose nxjerrë prej plugjevet a prej ujit në sipërfaqe, prapë, nëse duam të ringjallemi, janë një pjesë e rrënjëvet tona, pas të cilavet duhet të kapemi edhe ne si të gjithë kombet e tjerë. Nëse duam ta vlerësojmë vetëveten. Copëra stërralli në formë thikëzash, copëra qermike, fragmente skulpturash, mure gjithfaresh (pa llaç, nga ata të tejhershmit, me llaç, të kohëvet të mëvona, mure të trashë, mure të lartë, mure të rrëzuar, themele muresh, këmbë urash. Merr një cope tjegull dhe të duket sikur po lexon një libër. Është arkeologjia ajo që, nëse do të tregonim
kujdesin e duhur për të, do të përbënte një arsye më shumë për t’u ringjallur mendja dhe shpirti ynë.
11.Bimët, fushat, livadhet, pyjet, shkëmbinjtë, luginat, kanionet, përrenjtë, lumenjtë, liqenet, 2 detrat (ajo pjesë që na ka mbetur, qoftë edhe me një ishull të vetëm), kafshët e egra, shpendët, peshqit, kafshët e buta… Është e vërtetë që të këtilla gjëra ka në të gjithë vendet, por kush rritet në Shqipëri, madje edhe një i huaj që kalon vetëm njëherë këndej, nëse është i pajisur me kulturën e duhur, kënaqësitë që përjeton këtu, rrallëkund mund t’i përjetojë. Ky vend kaq i bukur nuk kërkon tjetër, veç të ketë një administratë shteti disi më të rregullt.
12.Rrënjët ngjallëse që e bëjnë shqiptarin të jetë krenar për Atdheun e vet dhe për Kombin e vet, janë të panumërta në të gjitha periudhat e historisë së tij. Midis tyre, Epoka e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut është ndër më të ndriturat.
Të tilla epoka kulmore në historitë e shumë popujve nuk ekzistojnë. Shumë popuj do të dëshironin të kishin pika të tilla të lavdishme në historinë e vet, por nuk i kanë. Disa, madje, duke mos pasur kulme të tillë realë, kapen pas ngjarjeve fare të vogla dhe mundohen t’i glorifikojnë, t’i mitizojnë. Ne nuk kemi nevojë ta shndërrojmë Epokën e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut në mit. Ajo ka qenë aq e madhërishme, sa s’ka pasë nevojë për kurrfarë suporti artificial. Përkundrazi, shumëkush, ndoshta duke u friguar prej një të tillë madhështie reale, duke e parë veten tepër të vogël përballë saj, është munduar ta zvogëlojë.
Të tjerë janë munduar ta paraqesin, nëmos krejt Epokën, të paktën Kryeheroin e saj, sikur është i tyre dhe jo i arbërvet. Pikëpamja jonë është që atë Epokë nuk e ka realizuar vetëm 1 person. Atë e ka krijuar, e ka realizuar krejt etniteti ynë i asaj kohe, duke qenë i ndriçuar tashmë prej idevet të Humanizmit Evropian dhe njëkohësisht i ndodhur përballë forcës së errët, antihumaniste, e cila kish ardhur e papërmbajtshme nga Lindja.
Si popull, i cili sapo ishte çliruar prej fuqisë shtypëse shumë të egër sërbe, populli i Arbërit ia dinte më shumë se cilido etnitet tjetër vlerën frymës demokratike humaniste, e cila kish kohë që
pulsonte në të 2 krahët e Adriatikut. Në anë tjetër kish më shumë se gjysmë shekulli që arbërit e kishin provuar konkretisht edhe frymën johumaniste aspak demokratike që e sillte Sulltanati i
Azisë së Vogël, i fuqizuar aq frikshëm, sa e kish bërë të lëmekej krejt Evropën. Koha dhe vendi e kërkuan që arbërit të bëheshin mur dhe ata u bënë mur. Ne kemi arsye të plotë për t’u krenuar
me atë brez të gjyshërvet tanë.
13.E gjithë koha, prej rënies së murit kastriotas deri në një rilindje tjetër tonën, ka qenë plot me rrënjë të njoma, që e kanë mbajtur gjallë shpirtin e Arbërit. Këtu historiografia duhet të dallojë mirë që tharmi i të mbeturit gjallë i kësaj etnie, egërsisht të rrëzikuar, ka qenë pjesa jonë e krishterë. Në veriperendim është Arqipeshkvia e Tivarit, në veri e verilindje është Arqipeshkvia e
Shkup-Prizrenit, në qendër është Durrësi me 2 kryepeshkopata, 1 katolike e 1 ortodokse. Mirdita, Puka, Lezha, Kurbini, Mati, Lura, mbetën bastione të rezistencës antiosmane. Këlmendi
ishte një eshtër që i kish mbetur Dovletit në fyt. Në juglindje kemi Voskopojën, Korçën, Vithkuqin. Akoma më në jug, Sulin dhe në Brigjet e Jonit, Çamërinë ortodokse dhe Himarën.
Pushteti islamik i osmanëvet është munduar me të gjithë mjetet t’i shuajë këto vatra të gjallimit tonë të stërmundimshëm dhe në sh XVIII gati ia ka arritur qëllimit. Në këtë kohë dhe në gjysmën
e parë të sh XIX ne kemi qenë gati t’i humbim të gjithë elementët madhor të subjektivitetit tonë evropian. Mirëpo, për fatin tonë të mirë, fillimisht erdhën përpjekjet separatiste të Bushatasvet
dhe të Alipashë Tepelenës, të cilat krijuan një lloj distancimi prej Portës edhe të pjesës sonë myslimane. Fill pas rënies së pashallëqevet, për fatin tonë të mirë, ndodhi edhe zgjimi ynë
rilindës, i cili i hyri punës për bashkimin në një KOMB, në një NYJË të vetme, të të 3 konfesioneve: “Mos shikoni kasha dhe xhamia!”
14. Rilindja Kombëtare Shqiptare është një tjetër epokë e madhërishme në historinë tonë: Është pikërisht Epoka e kijimit të Kombit. Ajo e merr oksigjenin ngjallës te antiosmani e proevropiani arbër, Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Atë oksigjen jetëprurës e çojnë në popull intelektualët tanë iluministë, të cilët vijnë prej 3 burimesh të ndryshëm dhe, e themi prapë, për fatin tonë të madh, arrijnë të bashkohen në një lumë të vetëm.
Pikërisht mbi atë lumë, tashmë të përbashkët për të gjithë shqiptarët, është ndërtuar edhe “hidrocentrali” udhëndriçues i Kombit tonë: Gjuhë e përbashkët, e pastruar prej orientalizmavet,
shkrim i përbashkët, evropian dhe jo turko-arab, si dhe projekti samian i krijimit të një shteti shqiptar sipas modelevet më të përparuar që i kish Evropa.
3 burimet janë:
1.Arbëreshët e Italisë dhe arvanitët e Greqisë, një fenomen i çuditshëm i ruajtjes fanatike të identitetit tonë në diasporë;
2.të krishterët e Shqipërisë, me qendrat kryesisht në Shkodër e në Korçë;
3.intelektualët myslimanë të iluminizuar kryesisht në shkollën “Zosimea” të Janinës, por edhe në Stamboll e në qendra të tjera, ku tashmë ishin krijuar kushtet për ndriçimin e mendjes.
Rol vendimtar në punët e ringjalljes sonë dhe të mbijetesës sonë si komb, patën gazetat dhe librat shqip, që botoheshin jashtë Atdheut. Të mos ishin ato, nuk do të kish Rilindje dhe kjo është një arsye e fortë për të shpresuar që ne shqiptarët, tani që gazetat, mediat elektronike dhe librat i kemi jo jashtë por brenda Atdheut, së shpejti do të mund të kemi një Neorilindje
mjaftësisht të fuqishme për t’u ngjitur në nivelet që i meritojmë.
Rrënjët ngjallëse i gjelbërojnë dhe i rritin degët e Kombit.
Natyrisht, nëse tregohet kujdesi i duhur.
15.Lidhja Shqiptare e Prizrenit është ai organizëm i cili, me një magji të habitshme, arriti t’i përçojë idetë intelektuale të Rilindësvet, te masa analfabete e shqiptarëvet. Jo më shumë
se 1 apo 2 vjet jetë të asaj Lidhjeje, i kanë vlejtur Kombit tonë sa 1 shekull arsim universitar. Dikush thotë 250000, dikush thotë 500000 forca të armatosura qenë ngritur për të realizuar
të paktën një autonomi. Ata ishin heronj të mirëfilltë. Ajo masë heronjsh nuk ka si të mos adhurohet. Mirëpo, pa Shoqërinë e të Shtypurit Shkronja Shqip të Stambollit dhe pa Shoqninë
“Agimi” të Shkodrës, asgjë nuk do të mund të realizohej.
16.Viti 1912 është viti i cili na mban gjallë të gjithë ne që vazhdojmë edhe sot të jemi shqiptarë. Ai erdhi ashtu si erdhi, duke i kapërcyer të gjitha greminat, duke u përballur me varre të panumërt foshnjash edhe grash, dhe duke mos ua hequr dot brezavet të mëpastajmë të tjera gremina e të tjerë varre. As bota ish e përgatitur për të na vënë në dyshek me pupla, as ne e kishim merituar parajsën në shtetin e sapothemeluar.
Shteti që mundëm të sajojmë pas vitit 1912, ish më shumë një bërthamë e shtetit se sa një shtet i mirëfilltë. Askush nuk mund të pretendojë që e ka krijuar shtetin e mirëfilltë shqiptar. Mburrja
jonë ndalet vetëm te fakti madhor që, duke ecur në një terren gati të pashpresë, arritëm megjithatë ta krijojmë një bërthamë të shtetit tonë. Një pikëmbështetje, një shpresë. Dhe kjo është e mjaftueshme. Shqiptarët duhet ta festojnë në jetë të jetëve këtë ditë të lumnueshme.
17.Arsyeja pse nuk u krijua një shtet i mirëfilltë i shqiptarëvet, një shtet i plotë i yni, i cili madje duhej krijuar jo kaq vonë, në sh XX, por edhe më parë, atëherë kur u krijuan shtetet e tjerë
të Ballkanit, do kërkuar në faktin që, vërtet në Kombin tonë ndodhi procesi i të rilindurit, por kjo, siç e thamë edhe pak parë, nuk do të thotë që u rilindën, u iluminizuan të gjithë shqiptarët. Shqiptarë me mendje të mjegulluar dhe me shpirt të mykur pati me shumicë në vitet e Rilindjes, psh në Kuvendin e Dibrës të vitit 1880, dhe ka me shumicë edhe sot në vitin 2010 e do të ketë shumë të tillë edhe në të ardhshmen. Ka pasur dhe do të ketë midis nesh shqiptarë të pakthjellët, të parilindur kombëtarisht. Këtë duhet t’ia përsërisim vetes herëpas’here.
Por kryesorja është që ne, me gjithë këto, arritëm deri këtu. Të gjitha këto rrënjë ngjallëse që i numëruam e që prapë nuk janë të gjitha, duhet të bëhen faktor jetëpërtëritës, për ta mbajtur edhe në të ardhshmen të gjelbërt pemën tonë nacionale. Dmth jetën tonë si qenie e gjallë.

Shperndaje ne
Updated: 3 Gusht, 2018 — 18:05

The Author

Prof. Zymer Mehani

1 Comment

Add a Comment
  1. RRËNJËT NGJALLËSE TË KOMBIT SHQIPTARË;QENJËT STRALLËSE ORE,TË
    GLOBIT SHKRIPFARË;NJË ORË STUDIMI HISTORIE NDËRKOMBËTARE NGA
    USA.KUR VËREN PROFESORI I HISTORISË NJË VAJZË REFUGJATE LUFTË
    NGA KOSOVA NË USA.PO E PYET SE KAH JE,DHE,ÇFARË KOMBI JENI;A,
    AJO PËRGJIGJEJ;QE ËSHTË VAJZË SHQIPTARE NGA KOSOVA;DHE,PO NGA
    KOMBI SHQIPTARË;ATËHERË PROFESORI PAGËZON DHE URON PËR TALENTË
    GJENETIKE DHE MË ETIKE;EDHE DUKE RRËFYER NJË ARGUMENT MU PARA
    STDENTËVE TË ATI UNIVEZITETI NË USA.QE,ALEKSANDRI I MADHË,O,KY
    REFORMATOR DHE MADHËSHTOR,MË I NJOHURI MBARË BOTËRORË,QE KISH
    ARRITUR NGA PELLAZGO-ILIRO-SHQIPTARIA,E GJER TEK INDIA;DHE,QE
    NGA INDIA DERGON LETËR PELLAZGO-ILIRO-SHQIPTARISË;TEK KENI NJË
    KUJDES SPECIALË PËR NËNËN E ALEKSANDRIT-LEKËS SË MADHË;SEPSE O
    AJO PERENDESHË ILIRO-SHQIPTARE,KA VLERË MË TË MADHE,SE SA MORE
    TERË PASURIA,QE NGA PELLAZGO-ILIRO-SHQIPTRAIA,GJËR TEK INDIA;O
    QE PROFESORI HISTORIAN AMERIKAN TREGON SE NË ARHIVAT USA. KEMI
    KËTE DOKUMENT,LETËR SHKRIMI QE VERTETON SE,TITANI O VIGANI MË
    I MADHË BOTËRORË,MBARË NJERËZORE,PËRKAH NËNA KA PREJARDHËJE OU
    MBARË PELLAZGO-ILIRO-SHQIPTARE;DHE,SA BEFASOHËN,A FASCINOHËN O
    TERË BOTA,PËR KËTE ARGUMENT OR DOKUMENT,NIVELIT MBARË BOTËRORË
    MBARË NJERËZORE,QE ALEKSANDRI MADHË PËRFSHHEJ OR,DHE NË BIBËL
    SI REFORMATORI MË I NJOHUR BIBLIK,PËR MBARË NJERËHZIMIN!T’FALA
    NJË REFUGJAT LUFTË NGA KOSOVA NË USA.VETËM NJËRI NGA DHETA AH,
    MILIONA,GADI MBARË SHQIPTARIA;MU NGA KËSO,PËSO,BANDA,TRANDA,MË
    KOLONIALE,HORRORSHKALË,QE NËN DHUNË,FURTUNË,NA PËRZUNË;PAKTHIM
    PËR AMSHIM;PORSE,RRËNJA O QËNJA DASHURIE,TRASHËFURIE;N’MOMENTË
    DEMOKRATIKE;KONINENTË MËMO-ANTIKE;TË RIKTHEHËMI,RISHPREHËMI,O,
    RIBASHKIM,RITRASHËGIM,PËR RINGRITJE,O,RILINDJE;MBARË KOMBËTARE
    OUUU,MBARË SHQIPATRE!!.

Lini një Përgjigje te Selman Dervishi-Mani,USA. Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.