LIQENI -Poezi nga Ardian Haziri

Adrian Haziri

LIQENI
Buzë liqenit shëtis
Mjellmat m’shoqërojnë
Shoh një varkë të bukur
Dy të rinjë lundrojnë
Ah liqen, pasqyrë gjigante
Aty ku veten shoh
E ndjej aromën, freskinë
Nga afër të njoh
Të lutem, të lutem
Asnjëherë mos shterro.

SHAFRAN
Mëkat, të të shkelin
Ty, qilim përrallor
Sa bukur i rri kësaj rruge
Je madhështor
Shafran, ti lule
Që i thua lamtumirë dëborës
Shafran, ti lajmëtare
E syrit të pranverës
Lule e parë, ti vjollcë e bukur
Bën ta shkelësh, veç ti flutur.

DITËLINDJE E MOSHUAR
Kaluan shumë vite
Shumë qirinjë janë bërë mbi tortë
Shumë sa duhet t’kenë kushtuar
Më shumë se edhe vet torta
E unë rri e mendoj
Cilën ditëlindje festoj sot
U bënë shumë vite
Qirinjtë s’mund t’i fryej dot.

Shperndaje ne
Updated: 20 Janar, 2017 — 07:52

The Author

Adrian Haziri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.